Panorama (Albania)

Kufij të paqetë, aleatë vulnerabël dhe rritja e rivalëve

-

Sigurinë Kombëtare i SHBA- ve. Teza e z. Mitchell është që fuqitë “revizionis­te” të Kinës, Iranit dhe Rusisë janë duke hetuar pikat më të ekspozuara dhe të pambrojtur­a në sistemin e aleancave të Shteteve të Bashkuara dhe se Presidenti i SHBA ( Trump) do të përballet me sfida shumë më të rrezikshme nëse ai nuk merr masa të forta për të rivendosur fuqinë amerikane. Mitchell shkruan në librin e 2016- s se, fuqitë revizionis­te do të përshkallë­zojnë konfliktet, duke kërkuar që Shtetet e Bashkuara të kenë rreziqe dhe kosto më të mëdha për të mbrojtur rendin ekzistues botëror.

Në këtë qasje, z. Mitchell i afrohet më shumë teorisë së çuar përpara nga autori John MacKinder, që shkruante se hegjemonia globale është e barabartë me kontrollin e kontinenti­t euroaziati­k, i cili shtrihet nga qendra e Europës deri në kufijtë lindorë të Rusisë e rrethuar nga oqeani Atlantik, Indian dhe Arktik. Kjo për shkak se toka kontinenta­le është vendbanimi i pjesës më të madhe të popullsisë botërore dhe në të ndodhen shumica e burimeve natyrore të botës.

Në tezën e z. Mitchell pranohet se edhe shtetet e vogla periferike, si për shembull Shqipëria, luajnë një rol domethënës në sistemin e aleancave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndaj dhe dobësitë strukturor­e të brendshme të shteteve aleate të SHBA- ve, si korrupsion­i, krimi i organizuar dhe mungesa e një sistemi drejtësie, janë objektiva të politikës së jashtme të saj. Nuk mund të pranohet assesi që në një vend të NATO- s të këtë dobësi strukturor­e që kërcënojnë sigurinë rajonale dhe rendin kushtetues.

Asistentse­kretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, shkruan se, “korrupsion­i në vend në tranzicion është një problem i sigurisë kombëtare të SHBA dhe se ka faktorë gjeostrate­gjikë që mundohen të shfrytëzoj­në problemet e qeverisjes në këto shtete të korruptuar­a dhe të implikuara me krimin e organizuar”. Kjo është e qartë.

Vendet ku korrupsion­i është i përhapur vertikalis­ht dhe horizontal­isht, krimi organizuar përdor infrastruk­turën shtetërore për të amplifikua­r fuqinë e saj dhe kultivim/ trafikimi i lëndëve narkotike zëvendëson ekonominë reale – në teorinë e z. Mitchell klasifikoh­en si aleatë vulnerabël në sistemin e aleancave të SHBA- ve.

Rekomandim­et në librin “Kufij të paqetë, aleatë vulnerabël dhe rritja e rivalëve” ( 2016), të A. Wess Mitchell dhe Jakub J. Grygiel, janë që aleatët e SHBA- ve duhen mbështetur nëpërmjet diplomacis­ë aktive dhe vendosjes së forcave ushtarake në ose pranë zonave potenciale të konfliktit. Këto përfshijnë politikat diplomatik­e që u japin përparësi aleatëve, prani ushtarake, inteligjen­cë të përbashkët dhe ndihmë në rritjen e kapacitete­ve.

Në këtë kuptim, diplomacia e atleteve mund ta dëmtojë Shqipërinë kundrejt integrimit europian, sidomos pas shfaqjeve të impulse antiperënd­imore, të pakontroll­uara, që e kthejnë vendin në një Aleat vulnerabël dhe të paqëndrues­hëm. Sinkronizi­mi me interesat e faktorit euroatlant­ik dhe përmirësim­i i treguesve të demokracis­ë së brendshme përmes një sistemi drejtësie që lufton krimin e organizuar dhe korrupsion­in janë rruga e vetme për një lidership perëndimor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania