Panorama (Albania)

Nipi tjetër i Arben Ndokës, plagosi nënkryetar­in e qarkut

Dy nipërit e ish- deputetit kanosën në zgjedhje aktivistin e LSI

-

Bëhet fjalë për Samuel Ndokën, që është nip i ish- deputetit të PS- së, Arben Ndoka. 18- vjeçari u arrestua ditën e djeshme nga Policia e Tiranës, gjatë një operacioni, së bashku me dy miqtë e tij. Por ai nuk është i përfshirë vetëm në ngjarjen e 25 qershorit, pasi më herët, më 20 shkurt të këtij viti, Samuel Ndoka dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënkryetar­in e qarkut të Lezhës, Agustin Markun, teksa ky i fundit dilte nga një lokal. Sulmin ai e ka bërë në bashkëpuni­m me një shtetas tjetër, me inicialet K. N. Policia dha dje detaje për arrestimin e Samuel Ndokës, vetëm pak ditë pas arrestimit të bashkëpunë­torit të tij në kanosjen e aktivistit të LSIsë, Danjan Ndoka. Kështu, sipas Policisë, Samuel Ndoka u kap në Tiranë dhe iu gjet me vete një pistoletë me 7 fishekë. Së bashku me të u arrestua edhe Paolo Marinaj, i cili akuzohet për "armëmbajtj­e pa leje dhe Altin Mikaj, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit tip "Audi", me të cilin po udhëtonin tre të arrestuari­t. Ky i fundit akuzohet për "përkrahje të autorit të krimit". Sipas Policisë, Samuel Ndoka ka qenë në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për veprat penale "plagosje e lehtë me dashje", e cila është kryer në shkurt të këtij viti ndaj nënkryetar­it të qarkut Lezhë, Agustin Markut, "kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrë­sve në zgjedhje", e cila është kryer më 25 qershor të vitit 2017 ndaj aktivistit të LSI- së F. D. dhe "prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit". Po kështu, nga verifikime­t rezultoi se edhe miku i tij, Paolo Marinaj, nuk është i panjohur për drejtësinë. Ai është dënuar me 6 vjet burg për "vrasje me dashje të mbetur në tentativë" nga Gjykata e Shkodrës. Ndërkohë, disa ditë më parë, u arrestua nga Policia Danjan Ndoka, 20 vjeç, si i dyshuar për tri atentate me armë zjarri dhe për një plagosje në Shëngjin.

RRAHJA E NËNKRYETAR­IT TË

QARKUT Më 20 shkurt të këtij viti, nënkryetar­i i qarkut të Lezhës dhe ish- deputeti i PSsë, Agustin Marku, u sulmua nga tre persona teksa dilte nga një lokal i qytetit. Në atë kohë, Policia shpalli në kërkim edhe Samuel Ndokën, i cili ishte njëri prej pjesëmarrë­sve në sulm. Ai, së basku me K. Ndokën dhe një person të tretë, sulmuan Markun për motive që nuk u bënë të ditura. Për këtë ngjarje, Samuel Ndoka akuzohet për plagosje të lehtë me dashje. Edhe vetë Agustin Marku, në atë kohë e konfirmoi sulmin, por nuk dha detaje për arsyen e sulmit fizik që iu bë. KANOSJA E AKTIVISTIT

TË LSI Më 25 qershor të këtij viti, kur mbaheshin zgjedhjet parlamenta­re, një aktivist i LSIsë, i identifiku­ar si F. D., u kërcënua me armë për motive politike. Për këtë, u shpall në kërkim Samuel Ndoka, nipi i ish- deputetit të PS- së, Arben Ndoka. Ai dyshohet se së bashku me Danjan Ndokën kanë kërcënuar me armë aktivistin ditën e zgjedhjeve. F. D. u sulmua në rrugë nga dy personat e sipërpërme­ndur dhe është goditur edhe me qytën e një arme në fytyrë. Pas kësaj, Policia shpalli menjëherë në kërkim agresorët, të cilët u kapën vetëm këtë javë.

 ??  ?? Samuel Ndoka, i arrestuar dje
Samuel Ndoka, i arrestuar dje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania