Panorama (Albania)

Basha: Se sa e do Rama drejtësinë, e tregoi skandali i Saimir Tahirit

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, reagoi pas deklaratav­e të Kryeminist­rit Rama, lidhur me fillimin e vetingut dhe efektet që ai do të japë për pastrimin e drejtësisë. Basha i kujtoi Ramës se rasti për të treguar sa Rama e do drejtësinë, ishte skandali "Tahiri". "Se sa e do Rama drejtësinë, e tregoi skandali Tahiri; se me kë bashkëqeve­ris Rama, e treguan përgjimet e Antimafias italiane. Kontributi i Edi Ramës për drejtësinë është sulmi ndaj prokurorëv­e, ndaj dëshmitarë­ve, policëve të ndershëm e madje, edhe ndaj gazetarëve, siç bëri pasi plasi skandali Tahiri. Ndaj, me paturpësi, përpjekjen e opozitës dhe gjithë shoqërisë për të çliruar politikën nga Saimir Tahirët e drogës, nga ministrat që fikin radarët e ushtrisë dhe nga policët që ngarkojnë thasët e drogës, e quajti sot një grindje të vogël. Drejtësia që Saimir Tahiri dhe Edi Rama u ka dhënë shqiptarëv­e? Njerëzit e ndershëm, njerëzit e varfër janë rrëmbyer në kundërshti­m me ligjin për akuza qesharake. Kriminelët janë nxjerrë nga burgu, janë bërë deputetë dhe kryetarë bashkie, drejtorë dhe biznesmenë. Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Shteti mafioz, që burgos dhe dhunon të varfrit dhe mbron e ndihmon kriminelët dhe politikanë­t e lidhur me krimin, duhet shembur nga themelet", tha Basha. Kreu i opozitës i ka kujtuar Kryeminist­rit Rama se, me shtetin mafioz që ai drejton, ka arrestuar dhe ka çuar drejt vetëvrasje­s shumë qytetarë shqiptarë, ndërkohë që për ish- ministrin Tahiri, që është kapur në përgjimet e Antimafias me tonelata hashash, nuk ka arrest, por mbrojtje politike me imunitet.

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha
Kreu i PD, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania