Panorama (Albania)

Fjalët prekëse të Bjordi Mezinit: Zemër, më fal për çdo gjë

-

Ajo iku shumë e re në moshë, por la kujtime të mëdha. Shumë miq dhe kolegë shprehën sot mesazhe ngushëllim­i, e ndërsa vihej re mungesa e një mesazhi nga ish- i dashuri i saj, Bjordi Mezini. Por sigurisht, nuk kishte si te mungonte. Në një dedikim prekës, Bjordi e ka falënderua­r për çdo gjë Adelën, e njëkohësis­ht i ka kërkuar edhe falje. “Ti e di se sa të vështirë e kam këtë pjesë, sepse jam natyrë cinike, dhe jam e tillë, pikërisht për të mos u përballur me momente si këto. Ti e di që nuk më pëlqen të flas publikisht, sidomos kur bëhet fjalë për çfarë ndiej, por në fund të fundit, kur filluam aventurën tonë së bashku, e kemi bërë përballë të gjithëve, ndaj dhe për këtë arsye, përballë të gjithëve më duhet të them se çfarë ndiej. Dhe pse kundër natyrës sime po i shkruaj këto fjalë për ty, për respekt të të gjithë atyre që të kanë dashur, të gjithë atyre që nuk ngopeshin me ty, sepse ju fute aq thellë në zemër, sa asnjeri më parë nuk e ka bërë. Në këto momente nuk di çfarë të mendoj e nga t’ia nis, koka më mbushet me kujtime dhe sytë me lot. Adel, më vjen shumë inat. Më vjen inat sepse je personi më i fortë që kam njohur. Nuk e kam kuptuar kurrë se ku e gjeje forcën të përballoje çfarë ke përballuar gjatë gjithë jetës tënde. Me vjen inat sepse ke luftuar gjithmonë dhe kjo, jo në mënyrë figurative, ti ke luftuar vërtetë për çdo gjë që arrite në jetë dhe sikur të mos mjaftonte, arrite të frymëzoje një gjeneratë të tërë me forcën tënde. Adel, nuk jam i mirë me fjalët dhe ti e di se sa pak natyrë spirituale jam, do të doja të kisha thënë shumë më shumë, por më beso, kur të them që dhe kaq, paska qenë tmerrësish­t e vështirë. Faleminder­it zemër, për çdo gjë dhe më fal, për çdo gjë”, shkruan Bjordi.

 ??  ?? Bjordi Mezini dhe Adelajda Xhamani
Bjordi Mezini dhe Adelajda Xhamani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania