Panorama (Albania)

Flasin miqtë dhe mjekët: Si e gjetëm Adelën të pajetë në apartament­in me derë hapur

Si e gjetën mjekët e miqtë trupin e pajetë të gazetares 31- vjeçare në korridorin e apartament­it e me derë të hapur

-

Vdekja e papritur e gazetares Adelajda Xhamani është klasifikua­r nga Policia si vdekje për shkaqe natyrore.

Mjekët ligjorë, që bënë au- topsinë mëngjesin e së dielës, paraprakis­ht dyshojnë për një arrest kardiak. Ndonëse raporti përfundimt­ar i mjekëve ligjorë pritet të dalë brenda dy javësh, nga analizat paraprake, nuk rezulton të jenë gjetur elementë të huaj në organizëm, që mund të kenë shkaktuar vdekjen e saj. Megjithatë, nisur nga fakti se ajo ishte shumë e re, vetëm 31 vjeç, rasti është diskutuar gjerësisht në mediat online, ku janë ngritur edhe hipoteza e dyshime rreth vdekjes së Adelës. Dyshimet u shtuan edhe më shumë dje, nga komentimi i një komunikate paraprake të Policisë, ku thuhej se, "dyshohet se vuante nga epilepsia". Megjithatë, në të njëjtën komunikatë, Policia e Tiranës thekson se po punohet për përcaktimi­n e shkakut të vdekjes, shkak që përcaktohe­t vetëm nga mjekët ligjorë. Nga një keqinterpr­etim i njoftimit të Policisë, që është diçka formale dhe procedurë standarde në raste të tilla, shumë e quajtën të nxituar komunikatë­n, duke këmbëngulu­r se epilepsia nuk është vdekjeprur­ëse. Në fakt, as Policia nuk tha këtë, por nga deklarimi që i ishte marrë shoqes së Adelës, e cila kishte shprehur dyshime për një sëmundje të tillë, paçka se nuk ishte diagnostik­uar, është përmendur proceduria­lisht si një sëmundje e mundshme që ajo mund të kishte. Përmendja e kësaj sëmundjeje, solli edhe reagimin e mjekëve. Një prej mjekeve të QSUT, duke përjashtua­r kategoriki­sht epilepsinë, hodhi edhe dyshime se dikush tjetër mund të ishte shkaktar. Burime nga grupi hetimor thanë se nga këqyrja e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune. Po ashtu, nga këqyrja e banesës nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë, që mund të ngrinte ndonjë pistë tjetër, veç asaj të vdekjes

për shkaqe natyrore. TELEFONATA E FUNDIT

Adela kishte punuar deri në orën 23: 00 të së shtunës, para se të ndërronte jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Kolegëve nuk u kishte shprehur të kishte ndonjë shqetësim, madje askush nuk kishte vënë re diçka të tillë. Pasi ka përfunduar punën, është nisur drejt shtëpisë dhe nuk ka dalë më nga aty. Rreth 30 minuta para se të gjendej e pajetë në apartament­in e saj, në zonën e Freskut, në Tiranë, Adelajda Xhamani i kishte telefonuar shoqes së saj të ngushtë. "Nuk po mbushem dot me frymë", mësohet t'i ketë thënë shoqes së saj, duke i kërkuar të njoftonte ambulancën. Mjekët kardiologë, që pyetëm dje në lidhje me këtë rast, u shprehën se një nga paralajmër­imet e problemeve kardiake është pikërisht ky shqetësim që i ka shprehur Adela në telefon mikeshës së saj. Veç simptomave të tjera, sipas mjekëve, pamundësia për t'u mbushur me frymë është paralajmër­imi më i shpeshtë në raste të tilla. Pas kësaj telefonate, shoqja e Adelës ka lajmëruar menjëherë ambulancën, familjarët e saj, por edhe disa miq të përbashkët. Ambulanca ka mbërritur shumë shpejt në adresën e dhënë, por duke qenë se nuk dihej me saktësi apartament­i i Adelës, mjekët kanë pritur derisa miqtë e saj kanë mbërritur aty me një taksi. Të gjithë janë ngjitur bashkë në katin e katërt. Dera është gjetur gjysmë e hapur, pasi në momentin që po fliste në telefon me shoqen e saj, Adela, nga frika se gjendja e saj mund të përkeqësoh­ej, i ka thënë se do t’i hapte derën. Ndërsa në momentin që janë futur brenda, ajo është gjetur e shtrirë në korridor. Mjekët nuk kanë konstatuar shenja jete, megjithatë e kanë marrë me ambulancë e janë nisur drejt QSUT. Si orë e vdekjes është shënuar 05: 10, kohë që përkon me momentin kur mjekët janë futur në apartament­in e saj dhe e kanë konstatuar pa shenja jete. Por vonesa rreth 30 minutëshe, nga momenti i telefonatë­s së fundit, ka qenë për shkak se nuk dihej adresa e saktë.

HOMAZHET

Dje, në orën 12: 00, në kinemanë e qytetit të Kavajës, kanë nisur homazhet për Adelajda Xhamanin. Në nderim të saj, qytetarët e Kavajës i ka dhënë lamtumirën, deri në momentin e përcjellje­s për në banesën e fundit, në orën 14: 00. Të pranishëm kanë qenë miq dhe kolegë të gazetares, si edhe shumë qytetarë. Ish- i dashuri i saj, Bjordi Mezini, ishte i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës, ku u pa vazhdimish­t i përlotur dhe i trishtuar. Por motra e vëllai i Adelës, nuk arritën dot ta shihnin e ta puthnin për herë të fundit. Ata ndodhen në Gjermani dhe e kishin të pamundur mbërritjen në kohë, për ta përcjellë motrën e tyre në banesën e fundit. Ky do jetë pengu i madh i tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Dje gjatë homazheve në Kavajë
Dje gjatë homazheve në Kavajë
 ??  ?? Adelajda Xhamani
Adelajda Xhamani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania