Panorama (Albania)

Prapaskena­t e dorëheqjes së kreut të SHISH, Meta i dha garanci para një jave

Rama i propozon Presidenti­t Meta zv. drejtorin aktual të SHISH, Helidon Bendo. Burimet: Ajazi ka fituar post në NATO

- ARISTIR LUMEZI

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, i ka dorëzuar dje Kryeminist­rit Rama dorëheqjen e tij, pas pesë vjetësh në krye të këtij institucio­ni.

Dorëheqja e Ajazit u mor vesh kur Kryeminist­ri Rama mbërriti dje në Presidencë për t’u takuar për rreth 30 minuta me Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta, të cilin e njohu me dorëheqjen e Visho Ajazit dhe i propozoi në vend të tij zv. drejtorin aktual të SHISH, Helidon Bendo. Nuk dihen arsyet që e çuan Ajazin në dorëheqjen e tij, e cila erdhi si një lajm i papritur për këdo për shkak se mes Kryeminist­rit Rama dhe kreut të SHISH nuk ka pasur ndonjë konflikt publik. Një burim pranë Ajazit tha se dorëheqja e tij lidhet me një detyrë në strukturat e NATO- s. Mësohet se pak kohë më parë, kreu i shtetit e kishte garantuar Visho Ajazin për të vijuar detyrën e tij në krye të shërbimit inteligjen­t shqiptar. “Kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi një takim 30- minutësh me Presidenti­n e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emërim në këtë detyrë të zv/ drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo. Propozimi i Kryeminist­rit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij Shërbimi, të cilën kreu i qeverisë e mirëpriti duke e falënderua­r zotin Visho Ajazi për kontributi­n e tij”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Kryeminist­risë. Nuk ka asnjë vendim deri tani të Presidenti­t Meta për propozimin e ardhur nga Kryeminist­ri Rama, por burime nga Presidenca thanë dje për mediat se “emërimi i kreut të ri të SHISH- it do të jetë në proces”. Dorëheqja e Ajazit vjen në një kohë kur debati politik është përqendrua­r te përgjimet e vëllezërve Habilaj në trafikun e drogës dhe pretendimi për përfshirje­n në këtë trafik edhe të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Për këtë grup kriminal, të premten Kryeminist­ri Rama tha se nuk ka pasur asnjë informacio­n nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ndërsa pak ditë më parë, në Babicë të Vlorës, pas një hetimi njëvjeçar të Prokuroris­ë dhe SHISH, u kap një sasi prej 3.7 tonësh kanabis sativa, si pjesë e grupit Habilaj. Dje në zyrat e SHISH është parë një makinë e Ambasadës së SHBA- ve që ka shoqëruar një delegacion amerikan që merret me çështjet e sigurisë. Kreu i SHISH, Visho Lika, ka drejtuar për 5 vjet institucio­nin më të rëndësishë­m të spiunazhit, që kur në vitin 2012 u emërua nga Sali Berisha. Sipas ligjit të Shërbimit Informativ Shtetëror, kreu i SHISH propozohet nga kryeminist­ri dhe dekretohet nga presidenti. Visho Ajazi gjatë pesë viteve të drejtimit të SHISH nuk ka gjetur qetësi nga akuzat e ndry- shme. Pas marrjes së detyrës, ai u akuzua se e mbushi institucio­nin me agjentë të ishSHIK të Bashkim Gazidedes. Gjatë një raportimi në prill të 2014- s në Komisionin e Sigurisë, ai pranoi se shumica e të rekrutuarv­e në Shërbimin Informativ Shtetëror kanë qenë pjesë e SHIK të ’ 97. Në 2013- n, pas fitores së zgjedhjeve nga PS- LSI, Komision i Sigurisë zbuloi se Visho Ajazi ishte urdhëruar nga Sali Berisha që të niste përgjimin. U zbulua se një numër i madh politikanë­sh dhe 25 deputetë të maxhorancë­s ishin përgjuar, mes tyre edhe Edi Rama e Ilir Meta. Po ashtu, edhe Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Vangjel Dule, Tom Doshi, Ben Blushi, Taulant Balla etj. Ndërsa në PD, veç Lulzim Bashës, të përgjuar figuronin edhe Astrit Patozi, Ilir Rusmaili dhe Sokol Olldashi. Pas këtij skandali, Komisioni i Sigurisë ngriti një komision hetimor, i cili nuk arriti në asnjë konkluzion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania