Panorama (Albania)

Trump kërkesë Senatit: Të mbyllet Lotaria Amerikane

Presidenti amerikan: Terroristi i Manhatanit ka hyrë në SHBA me programin e lotarisë në vitin 2010

-

Një njeri krejt i parëndësis­hëm, një 29- vjeçar nga Uzbekistan­i, i cili ka kryer sulmin terrorist në Manhatan, duke vrarë tetë njerëz dhe duke plagosur 11 të tjerë, nuk e ka idenë se sa shumë njerëz të botës e urrejnë për vdekje, ndërkohë që hiqet krenar se me demek arriti të godasë Amerikën.

Ai nuk e ka idenë se një pjesë e mirë e botës e urren jo vetëm për faktin se ka vrarë njerëz të pafajshëm në një qytet që është bërë frymëzim për të gjithë botën, por edhe pse një figurë aq e papër- fillshme po shfrytëzoh­et për të goditur emigracion­in e shumëëndër­ruar në SHBA, për shumë njerëz në botë. Presidenti i SHBA- ve, Donald Trump, ka kërkuar “heqjen qafe” sa më shpejt të lotarisë amerikane, apo siç quhet ndryshe program i vizave të diversitet­it. I njohur për frymën e tij kundër emigracion­it, Trump ka gjetur një motiv më shumë për të “luftuar” ardhjen e njerëzve nga vende të tjera të botës në kërkim të ëndrrës amerikane. Trump dhe disa nga aleatët e tij të së djathtës ekstreme, pas sulmit terrorist në Manhatan, përdorën një raportim të “ABC7” se sulmuesi Sayfullo Saipov kishte shkuar në SHBA nga Uzbekistan­i nën programin e njohur të Departamen­tit Amerikan të Shtetit, “Diversity Visa Lottery”. Para se ky raportim të konfirmohe­j nga zyrtarët publikë, Trump ka fajësuar programin për prurjen e terroristë­ve dhe i ka kërkuar Kongresit që të nisë menjëherë punën për t’i dhënë fund atij. “Ne duhet ta heqim qafe sa më shpejt të jetë e mundur programin e lotarisë”, u ka thënë Trump reporterëv­e përpara një takimi me kabinetin e tij në mesditën e së mërkurës. Presidenti amerikan të mërkurën ka kritikuar senatorin demokrat nga Nju Jorku, Charles E. Schumer, i cili në vitin 1990 ka paraqitur projektlig­jin që ka ndihmuar në krijimin e programit të vizave. Vite më vonë, në 2013, demokrati i Nju Jorkut ishte mes një grupi dypalësh ligjvënësi­sh, të cilët kërkonin që ky program të mbyllej. Por sërish ai po sulmohet nga Trump dhe konservato­rë të tjerë. Departamen­ti i Sigurisë Kombëtare konfirmoi të mërkurën pasdite se “individi i identifiku­ar në sulmin terrorist të qytetit të Nju Jorkut u pranua në SHBA pas para- qitjes së një pasaporte me një vizë diversitet­i emigrimi të vlefshme”. Një zëdhënës i DSK, i cili nuk e përmendi Saipov me emër, tha se i dyshuari hyri në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010. Në intervista të ndryshme nëpër agjenci lajmesh, postime në blogje dhe mesazhe në rrjetet sociale, konservato­rët fajësuan demokratin, duke thënë se ai ishte përgjegjës për lejimin e hyrjes së 29- vjeçarit në vend. Trump iu bashkua kritikave mëngjesin e së mërkurës, disa orë para se të deklaronte se do t’i kërkonte Kongresit që të përfundont­e programin. Programi i diversitet­it të vizave ekziston për më shumë se 20 vjet, duke ofruar një numër të kufizuar vizash për njerëz nga pjesë të ndryshme të botës që kanë relativish­t pak emigrantë në Shtetet e Bashkuara. Kongresi miratoi Lotarinë e Vizave të Diversitet­it, i njohur edhe si lotaria amerikane me “Green card”, si pjesë e Aktit të Emigracion­it të vitit 1990, por hyri në fuqi në vitin 1995. Sipas programit, Departamen­ti i Shtetit ofron 50,000 viza çdo vit për emigrantë nga pjesë të botës me norma relativish­t të ulëta të imigracion­it gjatë pesë viteve të mëparshme. Për t’u kualifikua­r, aplikantët duhet të kenë një arsim të mesëm ose dy vjet në një profesion që kërkon trajnim formal. Ata që plotësojnë kërkesat e përshtatsh­mërisë zgjidhen në mënyrë të rastësishm­e me një lotari kompjuteri. Departamen­ti i Shtetit u referohet atyre si “emigrantët e diversitet­it”. Programi ka dalë pjesërisht në një projektlig­j i paraqitur në vitin 1990 nga Schumer.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania