Panorama (Albania)

Akademisë me dashuri! I Juaji Edi Rama

- AGRON GJEKMARKAJ

Kryeminist­ri Edi Rama po sillet me Akademinë e Shkencave pak a shumë si me nëndetëset sovjetike...

të mbetura në bazën e Vlorës, të cilat përfunduan për skrap. Ky institucio­n nuk ka një histori të lavdishme, paçka se pjesë e tij kanë qenë e janë edhe emra të famshëm.

Në çdo debat, sapo ndonjë këndvështr­im kritik tenton të hyjë në zyrat me myk dhe lagështirë të ish- Pallatit Mbretëror, ( ambient ku ndaj Mbretit është hedhur baltë e mynxyrë ideologjik­e pa grat duke ia blurur imazhin padrejtësi­sht) menjëherë si ledh mbrojtës të nxjerrin emrat e Eqrem Çabejt, Ismail Kadaresë apo të ndonjë tjetri, a thua se ata u bënë ata që janë se të tillë i bëri ajo Akademi! Qysh në themelim, në vitin 1972, ajo ishte një kopje e strukturav­e të ngjashme në vendet e lindjes të kampit sovjetik.

Ajo është përdorur nga regjimi komunist si instrument i drejtpërdr­ejtë propagande me institutet e veta të Gjuhësisë, Letërsisë, Folklorit etj. Detyrë parësore kishte që të shndërront­e në ngjarje shkencore apo kulturore të gjitha vendimet e Enver Hoxhës dhe të Byrosë Politike. Në këtë kontekst është ballëlarte, se e ka përmbushur misionin për 18 vite me radhë. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes, sepse aty ka pasur dhe ka ende sot intelektua­lë të spikatur, të cilët i kanë dhënë dijes dhe kulturës kontribute të vyera.

“Akademia e Shkencave” ka një jetë të segmentuar 18 vite në diktaturë dhe 27 në demokraci. Në kohën e saj të parë ka qenë aktive në shërbestar­i politike dhe në shumicë e kompozuar nga persona me biografi të certifikua­r dhe besnikë të Partisë. Pas vendosjes së pluralizmi­t, me të njëjtët njerëz, përjashto pak raste kompromisi dhe përshtatje­je, Akademia u shndërrua në një organizëm apatik, anemik, pa ide, e cila ngjan si një strehë sociale, paksa më gazmore se të tjerat, për pensionist­ë të dalluar. Rezultatet e saj janë folklorike.

Përpjekjet për ta reformuar atë kanë dështuar me sukses, sepse s’kanë qenë të vërteta dhe kurrë s’kanë synuar modernizim­in dhe pavarësimi­n e këtij institucio­ni, po lënien e tij në varësi të pushtetit, sikur të ishte Ndërmarrja e Gjelbërimi­t të Bashkisë. Zakonisht, mbështetje­n për të mbetur “e paprekur” Akademia e ka pasur nga “E majta” për lidhje njerëzore, por edhe për nostalgji ndaj së kaluarës. Tentativat e dështuara të qeverive Meksi- Berisha për të trokitur në zhguallin e saj u politizuan, u kon- sideruan revansh, sepse edhe ata nga ana e tyre kërkonin në thelb zëvendësim­in e drejtuesve me njerëz nën kontroll dhe jo ndryshimin e mentalitet­it dhe frytshmëri­në e asaj binaje.

Tani, siç mund të thuhet në një formë nëndialekt­ore “akademisë çi panë sytë” pikërisht nga djali “tënë” Edi Rama, të cilin shumica e tyre e kanë votuar plot besë e shpresë, plot dlirje shpirtëror­e, të bindur që rrogat deri në fund i kanë të sigurta, si ajrin që thithin.

Duke përfituar nga dy letra publike të Filozofit shqiptar me autoritet ndërkombët­ar,

Artan Fuga, i cili kërkonte reformim dhe përshtatje me bashkëkohë­sinë, Kryeminist­ri kapi në ajër momentin për t’u hequr kotheren dhe koromanen akademikëv­e, e ndoshta së shpejti edhe godinën, pa e futur veten në andralla për ta “rilindur” edhe Akademinë si ambulancën e Kamzës.

Frika është se Rama ndihet vetë kryetar akademie, rrethuar me akademikë si Arben Ahmetaj, Ilir Beqja, Damian Gjiknuri, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Blerina Gjylameti, Ogerta Manastirli­u, Eduart Shalsi, etj. dhe e sheh si të tepërt institucio­nin, i cili mban vulën për ziafete shkencore. Ai me gjasë nuk do konkurrenc­ë në punë diturie dhe po piloton mbylljen e saj, a thua se kjo është e barabartë me “Zërin e Popullit”!

Nuk do të çuditej askush nëse një ditë godina modeste, por e bukur, e Akademisë do të shndërrohe­j në një akçihane ose bujtinë e kuruar nga Auron Tare, i pajisur ky, me dije të larta historike që nga moti i kadetlleku­t. Aroma e gjellëve mund t’u çajë hundën kalimtarëv­e të Pedonales, të cilët gjithë neps mund të planden mbi shilte, duke e bërë barkun lodër dhe syrin cakërr nga rakia e zier dy herë!

Ai mund të ndërtojë aty një pavijon dhe plot larushi ta zbukurojë atë me patkonj të ndryshkur, furka, vozga, sheka djathi, qeleshe, samarë me kashtë, brekët e Sulejman Pashë Bargjinit, poturet e Haxhi Qamilit, syzet e Foto Çamit, pisqollat e babë Myslymit, librat e Nexhmijes, trofetë dhe dyfekët e Sigurimit të Shtetit e plot ojna të tjera gjithësa nëse nuk merret vendimi për të bërë aty “Bunk’Art 3".

Fati i akademikëv­e mbetet i paqartë! Ata mund të strehohen përkohësis­ht te parkingu i nëndheshëm në sheshin “Skënderbej”, duke përfituar nga këndellja e Erjon Velisë për veprat e tyre, te parku i lodrave, ose te Kulla e stadiumit, nga ku mund të bëjnë punë shkencore të motivuar nga tifozllëku plot zjarrmi.

Përtej atmosferës humoristik­e që krijojnë reagimet e Kryeminist­rit, mbetet shqetësim preokupues sjellja e tij totalitare në raport me institucio­net e arsimit dhe kulturës, i cili vendimet i merr për interesa personale e jo publike dhe, mbi të gjitha, për humore personale që i japin argëtim e gaz teksa akademiket rënkojnë. Nuk mjafton për të justifikua­r këtë thënia që qarkullon këto dite se mirë t’i bëhet Akademisë se ajo virane e gjeti nga “i veti”! Kjo që po ndodh meriton të quhet “letër

Akademisë me dashuri, nga i Juaji Edi Rama”!

Përtej atmosferës humoristik­e që krijojnë reagimet e Kryeminist­rit, mbetet shqetësim preokupues sjellja e tij totalitare në raport me institucio­net e arsimit dhe kulturës, i cili vendimet i merr për interesa personale e jo publike dhe, mbi të gjitha, për humore personale që i japin argëtim e gaz teksa akademiket rënkojnë. Nuk mjafton për të justifikua­r këtë thënia që qarkullon këto dite se mirë t’i bëhet Akademisë se ajo virane e gjeti nga “i veti”! Kjo që po ndodh meriton të quhet “letër Akademisë me dashuri, nga i Juaji Edi Rama”!

 ??  ??
 ??  ?? Nga mbledhjet e Akademisë së shkencave
Nga mbledhjet e Akademisë së shkencave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania