Panorama (Albania)

Quo vadis buxheti?

- ENIO CIVICI

Ekziston një “gëzim” i madh në fund të vitit. Nuk janë festat dhe as dhuratat. Nuk është as fundi kalendarik i një viti megalomani­sht të vështirë...

Në fakt, ngjarja e mirë që ndodh në fund të vitit është hartimi i dokumentit më të rëndësishë­m financiar të shtetit, buxheti. Nuk duhet të jetë një moment i rëndësishë­m vetëm për ekonomistë­t, gazetarë apo ekspertë qofshin, por një agora publike mbi shpërndarj­en e taksave që do të heqim nga portofoli e do t’i presim nga qeveria. Jemi ende në grahmat e para të kohës së prezantimi­t dhe diskutimit të tij, por nga eksperienc­a e kaluar shumë pak ndryshime ndodhin në 30 ditët ligjërisht të certifikua­ra si periudhë konsultimi. Në këto kushte mbetet moralisht dhe profesiona­lisht legjitime tentativa për të zbardhur, kuptuar dhe këshilluar këto projektlig­je dhe relacione që përmblidhe­n në konceptet buxhet dhe paketë fiskale. Presidenti amerikan Calvin Coolidge, shprehej në fillimet e shekullit të kaluar se “... ekonomia është idealizmi në formën më praktike të saj”. Në këtë prizëm lypet të shpjegohet se me cilën frymë do të lëvizin paratë publike në vitin e ardhshëm. Për këtë duhet të analizohet se cilat janë prioritete­t, mbi cilat taksa do të bazohen dhe ku shfaqen rreziqet. Koncepti udhëheqës i këtij buxheti është e qartë se mbart peshën e prioritete­ve ekzistuese të kësaj qeverie. Cilat janë 5 shtyllat ku do të bazohet? Reforma në drejtësi, reforma e derregulli­mit, reforma e ujit, reforma territoria­le dhe reforma e menaxhimit të financave publike. Edhe pse kanë emra të mëdhenj këto reforma mund të zbërthehen shumë shpejt. Amplifikim­i institucio­nal i drejtësisë kërkon në çdo hap mbështetje monetare; eksperienc­a ekonomike ka treguar se derregulli­mi në fazën e parë është procesi më i kushtueshë­m përderisa bazohet në implementi­min e teknologji­së; më pak se 30% e popullsisë paguan ujin dhe këtu ka pak vend për debat; reforma u arrit territoria­lisht, por ka mbetur në vend në aspektin administra­tiv; ndërsa mirëmenaxh­imi i financave publike është një shtyllë 20- vjeçare e buxheteve vjetore dhe duket se do të jetë aty dhe më gjatë.

Cilat janë taksat që peshojnë më shumë në paketë fiskale?

Në lidhje me parimin e dytë të analizës, taksat, mund të përmend 4 drejtime kryesore. Për herë të parë, nën një amulli të madhe burokratik­e, do të tentohet të aplikohet taksa e pronës në bazë të vlerës dhe jo të kuotës fikse për metër katror. Kjo është një nismë e mirëpritur fiskalisht, por në kushtet e mungesës së kadastrës fiskale dhe varfërisë së ndjeshme pritet të kthehet në një dhimbje koke për dikasterin e financës. Përjashtim­i i biznesit të vogël në regjimin e taksës së vlerës së shtuar është hapi i radhës, i nisur nga qeveria Berisha 2 dhe tashmë e vazhduar nga Rama 2 për të mbyllur zinxhirin e zhvendosje­s së vlerës. Nisi nga tavani 8 milionë lekë xhiro, u ul në 5 milionë dhe në 2018 do të bëhet 2 milionë. Përjashtim­i nga tatimfitim­i i hoteleve me 4 dhe 5 yje në rastet kur përfitojnë statusin special, në kushtet e një mungese vlerësimi zyrtar të hoteleve në Shqipëri, edhe pse një nismë pozitive për të afruar kapital, mbetet një vendim personal i kësaj qeverie. Dhe në fund, aspak për nga rëndësia, është ulja e dividendit për bizneset IT, këto parë në aspektin prodhues, edhe pse në Shqipëri ende nuk është shpikur ndonjë software që të mbahet mend. Këtu mbaron shkrirja e informacio­nit me komentin dhe shfaqet parashikim­i. Por cilat janë rreziqet që dallohen pa syze? Ekzistojnë dy rreziqe që shfaqen në këto orë të para të njohjes me buxhetin dhe paketën fiskale. Respektivi­sht tendenca e theksuar e fuqizimit të termit VKM edhe në shtrirje financiare, si dhe harresa e zbutjes fiskale për shtresën e profesioni­stëve. Për sa i përket të parës, është konstatuar mbi 13 herë mbështetja te diskrecion­i qeveritar në projektbux­hetin e paraqitur në Kuvend. Është vënë re varësia nga vendimet e Këshillit të Ministrave për përjashtim­in nga regjimi TVSH, fondet e regjimit spitalor, përdorimi i të ardhurave nga privatizim­et, numrat rezervë të organikave të administra­tës apo dhe modelet e financimit të institucio­neve të arsimit të lartë. Në këtë prizëm, eksperienc­a ndërkombët­are sugjeron varësi të ulët nga “humori” qeveritar dhe mbështetje në institucio­ne struktural­isht legjislati­ve. Së dyti, rrezik është dhe harresa e uljes së tavanit të tatimit të të ardhurave personale, i cili në program zbriste nga 23% në 18%, ndërsa në buxhet nuk lëviz asnjë pikë përqindje. Pavarësish­t se vendimi i takon Ministrisë së Financave, duhet thënë se ata që tatohen në këtë fashë janë parimisht dhe njerëzit më të zotë të Shqipërisë. Mirë është të lehtësohen, keq është të emigrojnë.

Ky pritet të jetë një buxhet me rritje të justifikua­r prej 4- 5% dhe me një nivel ndjeshmëri­e te qytetarët më të lartë se më parë, por këtu mbarojnë lajmet perceptues­e. Në rastin e buxhetit, opozita duhet të marrë pjesë fuqimisht në debat, ndërsa grupet e interesit duhet të ofrojnë alternativ­a të realizuesh­me dhe jo kundërshti apriori. Në 30 ditët e ardhshme, qytetarët do të dëshmojnë nëse buxheti 2018 është një dokument si të tjerët me abuzimet e zakonshme klientelis­te apo do të provojë të jetë shpërndarj­a më e suksesshme e parave nga taksat që kemi parë deri tani.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania