Panorama (Albania)

Sejko: Rritja ekonomike, bankat të japin kredi

“Ekonomia u rrit 4.1%. Kreditë me probleme ranë në 14.8 për qind, bankat të tregohen largpamëse në financime”

- DORINA AZO

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, informoi dje pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës se në 3- mujorin e dytë të vitit ekonomia u rrit me 4,1 për qind.

Guvernator­i Sejko shpjegoi se rritja ekonomike u mbështet nga rritja e kërkesës së privatit dhe investimev­e të huaja. Për shkak të zhvillimit pozitiv të ekonomisë, Sejko i kërkoi sistemit bankar të jetë më largpamës dhe të rrisë kreditimin për ekonominë. “Sipas të dhënave të INSTAT- it, ekonomia shqiptare u rrit me 4.1% gjatë tremujorit të dytë të vitit, një ritëm ky i përafërt me atë të tremujorit të parë. Kjo rritje u mbështet nga zgjerimi i kërkesës së brendshme private, nga përmirësim­i i bilancit të shkëmbimev­e tregtare me jashtë, si dhe nga rritja e shpenzimev­e publike dhe nivelet e larta të investimev­e të huaja direkte gjatë kësaj periudhe. Të dhënat e tërthorta të disponuara sugjerojnë se aktiviteti ekonomik ka vijuar të rritet me ritme të përafërta edhe gjatë tremujorit të tretë. Ecuria pozitive e aktiviteti­t ekonomik në vend vazhdon të përfitojë nga politika jonë monetare stimuluese, e cila ruan një mjedis financiar me norma të ulëta interesi dhe me likuiditet të bollshëm. Ajo është ndihmuar gjithashtu nga politika fiskale konsolidue­se, e cila ul primet e rrezikut dhe rrit hapësirat për financimin e sektorit privat. Banka e Shqipërisë vlerëson se këta faktorë do të vazhdojnë të ndihmojnë rritjen ekonomike, kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacioni­t në objektiv”, tha guvernator­i. Sejko tha edhe arsyet pse sistemi bankar duhet të ndjekë politika më të favorshme për kreditë. “Projeksion­et e mësipërme fak- torizojnë forcimin e kahut stimulues të politikës monetare gjatë gjithë horizontit afatmesëm. Ato mbeten, gjithashtu, të kushtëzuar­a nga materializ­imi i pritjeve për një ambient të jashtëm më të favorshëm dhe për një rikuperim më të shpejtë të aktiviteti­t kreditues në vend. Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë gjykon se rritja e kërkesës për kredi duhet të ndiqet nga politika më të favorshme dhe largpamëse kreditimi nga sektori bankar. Në të kundërt, zhbalancim­i i mëtejshëm i kërkesës dhe ofertës për kredi do të frenonte ritmin e rritjes ekonomike dhe do të ishte një mundësi e humbur për sektorin bankar”, tha Sejko. Për kreditë me probleme, guvernator­i deklaroi se kanë shënuar rënie. “Rënia në nivelin 14.78% e raportit të kredive me probleme në muajin shtator tregon se bilancet e sektorit bankar po përmirësoh­en dhe se rreziku i kreditit po vjen drejt reduktimit”, u shpreh Sejko. Në përfundim të diskutimev­e mbi analizën dhe parashikim­et e paraqitura, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshua­r normën bazë të interesit.

 ??  ?? Gent Sejko dje gjatë konferencë­s
Gent Sejko dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania