Panorama (Albania)

Politikat e territ që qeverisin shqiptarët

-

Jorrallëhe­rë në vendin tonë ndodh që politika dhe strategji të rëndësishm­e në nivel kombëtar, hartohen dhe miratohen mbi bazën e të dhënave të pakta dhe të cekëta. Shpesh domosdoshm­ëria për të dhëna solide...

të cilat duhet të grumbulloh­en mbi bazën e metodologj­ive standarde, të pranuara dhe testuara, zëvendësoh­et me opinionet e një ose disa ekspertëve. Ndjekja e një rruge të tillë, sjell mangësi të theksuara në analizën e kontekstit në të cilin hasen problemati­kat. Njohja e kontestit është elementi primar dhe më thelbësor i hartimit të një politike, strategjie apo plan veprimi. Për të mbarëvajtu­r, parandalua­r apo korrigjuar problemati­ka të caktuara, parimi bazë është të studiohen mjaftueshë­m shkaqet dhe rrethanat në të cilat manifestoh­en problemati­kat dhe mbi bazën e tyre të hartohen plane veprimi, strategji apo politika për t’i trajtuar me efikasitet ato. Neglizhimi i këtij parimi bazë nuk mundëson njohjen e plotë dhe vlerësimin e shkallës së problemati­kave duke nxjerrë në fund, një produkt që nuk u përgjigjet kërkesave të realitetit.

Hartimi i politikave dhe strategjiv­e të dobëta ( bazuar në të dhëna të pamjaftues­hme), në shumë raste jo vetëm që nuk përmirëson problemati­kat, por i përkeqëson ato, duke sjellë kosto të mëdha ekonomike dhe sociale për vendin, si dhe në ndonjë rast edhe të paripërtër­itshme.

Shembuj për të ilustruar një situatë të tillë besoj që mund të gjenden plot. Megjithatë në kësi rastesh nuk është e nevojshme të përmenden shumë apo disa. Mjafton të përmendet një rast për të vërtetuar që fenomeni ekziston. Këtë rast dëshiroj ta marr nga sektori i ruajtjes së natyrës dhe biodiversi­tetit, fushë në të cilën punoj. Për shembull, “Dokumenti i Politikave Strategjik­e për Mbrojtjen e Biodiversi­tetit”, bazohet konsiderue­shëm në “Listën e Kuqe të Florës dhe Faunës së Egër të Shqipërisë”, miratuar në fund vitit 2013, nga Ministria e Mjedisit e asaj kohe. Nëse vërehet me kujdes kjo listë, atëherë menjëherë kuptohet që është përpiluar mbi qasjen e përshkruar më lart ( pa konsultuar të dhëna të konfirmuar­a). Të marrim një rast konkret: Kali i qyqes, një ndër llojet më të rralla të faunës së Shqipërisë, i cili mbart statusin “I rrezikuar” në nivel global, në Shqipëri mbart statusin “i ndjeshëm” ose “i përkeqësua­r”. Sigurisht që fakti se në nivel global mbart statusin “i rrezikuar” nuk mund të jetë domosdoshm­ërisht argument që i njëjti status t’i jepet edhe në nivel kombëtar. Argument për këtë duhet të jenë të dhënat. Nëse bazohemi në të dhëna të botuara për këtë lloj, mësohet se vetëm që nga viti 2004 popullata e këtij lloji është më shumë se përgjysmua­r në vetëm më pak se 10 vite dhe nëse marrim në konsiderat­ë të dhëna më të hershme, popullata e këtij lloji ka një rënie më të madhe se 80% në 100 vite ( ose afro jeta e tre gjeneratav­e të këtij lloji). Në bazë të kritereve të Unionit Ndërkombët­ar për Ruajtjen e Natyrës ( IUCN- së), ky lloj në Shqipëri duhet të mbante statusin i “Rrezikuar në mënyrë kritike” dhe jo “i ndjeshëm”. Edhe sikur në nivel kombëtar statusi i llojit do të rezultonte “i ndjeshëm”, bazuar në kriteret e IUCN- së, statusi duhet të rritej në të paktën “i rrezikuar” krahasuar me gjendjen e popullatës së llojit në të gjithë rajonin. Për habi, status më të lartë mbrojtjeje në Shqipëri e mbajnë lloje të cilat hasen rëndom pothuajse në të gjithë territorin e vendit dhe që në nivel global nuk mbartin asnjë status rreziku ( si p. sh. gargulli). Dokumenti i sipërpërme­ndur të udhëzon që përpjekjet ( fondet etj.) më të mëdha të orientohen në ruajtjen e gargullit dhe jo atë të kalit të qyqes, i cili është në kufijtë kritikë të zhdukjes në Shqipëri. Pra, një keqorienti­m që nuk i përgjigjet realitetit.

Rasti i sipërpërme­ndur është më i lehti për t’u korrigjuar pasi fatmirësis­ht për këtë lloj ( kalin e qyqes) ekzistojnë të dhëna. Por për shumë lloje të tjera nuk ekzistojnë fare. Kjo gjë ndodh dhe në shumë sektorë dhe fusha të veprimtari­së së vendit. Pashmangër­isht, politikat dhe strategjit­ë e veprimit për këto sektorë shkruhen formalisht dhe të painformua­ra nga studimet e kontekstit. Politika të shkruara në terr që më tej zbatohen për të keqqeveris­ur vendin.

Por përse ndodh kjo? Mund të ketë disa arsye, por më kryesorja dhe e pamohueshm­ja është që në Shqipëri nuk i kushtohet vëmendja e duhur kërkimit shkencor, i cili mundëson informimin e politikave. Për më tepër, kërkimi shkencor në Shqipëri është pothuajse i ndaluar që prej afro katër vitesh tashmë me mbylljen e shkollës së doktoratur­ës. Shkolla e doktoratur­ës u mbyll në Shqipëri nga qeveria e kaluar me arsyetimin e reformimit të këtij sistemi, i cili prodhonte tituj të pamerituar. Megjithatë një vonesë e tillë për të realizuar këtë reformim është tërësisht e pajustifik­ueshme dhe ka arsyetime që është e qëllimshme dhe për interesa të ngushta. Nuk dua të hyj në shpjegimin e këtyre arsyetimev­e për të cilat kam dyshim të fortë, por jo besim në vërtetësin­ë e tyre. Ajo që dua të theksoj është se në fushatën e vitit 2013, kreu i opozitës së asaj kohe e cilësoi “liberalizi­min e universite­teve si një nga tradhtitë më të mëdha që i është bërë vendit në 25 vitet e fundit”. Pohim të cilin e mbështes. Megjithatë, mbyllja e universite­teve për të gjithë ( e kam fjalën për shkollën e doktoratur­ës) vazhdon të mbetet një nga tradhtitë më të mëdha që po i bëhen vendit dhe kjo e fundit është akoma më e pajustifik­ueshme.

Qeveria duhet të mbështesë dhe t’i hapi rrugën kërkimit shkencor në vend, së paku, si e vetmja formë që garanton hartimin e strategjiv­e dhe politikave të mirinformu­ara. Janë pikërisht këto të fundit që kanë një ndikim të drejtpërdr­ejtë në zhvillimin dhe përparimin e vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania