Panorama (Albania)

Artisti britanik parodi në Tiranë për pasunarët e rinj me 6 tapiceri

Grayson Perry, skaner shoqërisë britanike në 6 tapiceri. Kuratori Rubens Shima: Kuçedra klasore nuk ka vdekur

- ALMA MILE

Grayson Perry do t’i kishte pëlqyer shumë ca thënie shqiptare për zengjinët e rinj.

Me klas lind, nuk bëhesh. Kjo ide e përshkon gjithë veprën e tij, ekspozuar në Tiranë, në Galerinë Kombëtare të Arteve: një seri prej 6 tapicerish, plot ngjyra, ku përshkruhe­t jeta e një njeriu nga lindja në vdekje. Një jetë- luftë për të ndryshuar rangun klasor, por që në fund rezulton të jetë tërësisht e kotë: paratë nuk mund të blejnë gjithçka. Dhe siç do ta quante i urti Solomon “kotësi e kotësive”, Perry e titullon këtë cikël “Kotësia e dallimeve të vogla”. Kështu titullohet edhe ekspozita, që hapet sot në mbrëmje në GKA, mundësuar nga The British Council Albania, nën kurimin e Rubens Shimës, i cili rikthehet pas një mungese 4- vjeçare në institucio­nin që ka drejtuar për shumë vite me radhë. Për drejtorin e GKA, Artan Shabani, i cili po bëhet gati t’ia lëshojë karrigen pasardhësi­t, që pritet të shpallet shumë shpejt, është pa dyshim një mbyllje me “nder” e mandatit. Drejtori i ardhshëm do të gjejë të ngritura të paktën dy ekspozita të një niveli shumë të lartë: atë të Rosemarie Trockel e të Grayson Perry, por sidomos këtë të fundit, ardhja e të cilit përbën ngjarje në jetën kulturore shqiptare. “Jam shumë i nderuar që finalizuam këtë projekt dhe falënderoj British Council që zgjodhi Galerinë Kombëtare për këtë bashkëpuni­m, duke bërë të mundur të sjellim së bashku artistin Grayson Perry në Shqipëri. Ekspozita është risi jo vetëm për Galerinë Kombëtare, por për të gjithë skenën e artit shqiptar. Siç e dini, vjen në Tiranë pasi është hapur në Londër, Turqi, Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Shabani. Ndërsa drejtoresh­a e British Council Albania, Aida Bërxholi, e vlerësoi karakterin human të kësaj ekspozite. Një vepër që eksploron natyrën njerëzore dhe si e tillë i vjen shumë pranë publikut. “Puna e Grayson Perry është rreth njerëzve, qenies njerëzore. Nuk ka gjë më interesant­e sesa të studiohet, të debatohet mbi natyrën njerëzore. Ky është parimi që e bën interesant­e ekspozitën për publikun”. Sigurisht që shpjegimi i veprës së Perryt i takoi kuratorit të ekspozitës për Shqipërinë, Rubens Shimës, i cili, pas një prezantimi të thukët mbi konceptin e ekspozitës, domethënie­s, mënyrës së realizimit, ironinë dhe sarkazmin deri në tronditje që autori përdor, ofroi edhe një “shëtitje” mes tapicerive të Perryt, skicave, videove dhe materialev­e të tjera që e bëjnë më të plotë procesin krijues.

Skaneri i shoqërisë britanike

Kur hyn në sallën ku janë ekspozuar veprat e Grayson Perryt, gjëja e parë që të bie në sy janë ngjyrat e forta, si kontrastet e jetës, që autori përdor në tapiceritë e tij të përmasave të mëdha dhe pastaj hyn në brendinë e tyre. Çdonjëra ofron një tregim. Është rrugëtimi i jetës së Tim Rakewell, i lindur në një familje “klasë punëtore” e që synon të kapë majat e shoqërisë. Siç shpjegon Shima, Perry është nxitur në punën e tij nga vepra e një tjetër artisti të shek XVIII, William Hogarth dhe më konkretish­t nga seria “A Rake’s Progress”. Një histori të ngjashme si ajo e djalit plëngprish­ës Perry e vendos në kohërat moderne, me një personazh që ai e quan Tim ( ose Çim, po të qe në Shqipërinë e zengjinëve të rinj). Nga tablotë e vogla të Hogarthit, Perry kalon në një teknikë, që simbolizon prestigjin e shtresës së lartë aristokrat­ike. Një teknikë që shekuj më parë kërkonte 20 vjet kohë deri në përfundimi­n e një punimi të atyre përmasave, ndërsa sot, përmes teknologji­së, vetëm 5 orë. Por gjithsesi, e rëndë dhe prestigjio­ze. “Ai donte që veprat e tij t’i bënte të pavdekshme, meqenëse tapiceria në origjinën e saj të hershme është mbajtur si një lloj media që regjistron­te ngjarje historike”, tha kuratori.

Skenat e jetës së Timit nisin me lindjen, për të vijuar me një martesë “oportunist­e” me një vajzë nga “derë e mirë”, pasurimi, dilemat e të qenurit i pasur, deri te vdekja në një garë shpejtësie me një “Ferrari”, ndërsa pranë i gjendet gruaja e re bionde, sepse helbete, të bëhesh i pasur, e do edhe një grua të re bionde se ajo e para, tanimë është plakur. Sigurisht askujt nuk do t’i interesont­e jeta e Tim Rakewell, nëse nuk do të simbolizon­te shoqërinë britanike. “Kotësia e dallimeve të vogla” është një parodi, që rrëfen për dallimet klasore, përpjekjet për t’i shuar ato, por pa mundur. Ai ngre pyetjen se cilat janë ato “dallime të vogla” klasore, ndaj edhe i mbush “tablotë” e veta me një mori detajesh e simbolikas­h. Ai është një vëzhgues i hollë i jetës së përditshme të shtresave të ulëta, ato të mesme dhe të larta e çdo kënd i tablove të Perryt duhet parë me kujdes. Aty asgjë nuk është e rastësishm­e; aty fshihet përkatësia. Për ta bërë më të plotë parodinë e tij, autori huazon motive nga piktura e periudhës së Rilindjes, si dëbimi nga Edeni, apo vdekja e Krishtit, por tanimë nuk kemi më as personazhe biblikë e asaj engjëj, por ca vdekatarë me buzëqeshje djallëzore e veshje “trendy”. “Kuçedra klasore është akoma gjallë”, thotë Shima. Dhe jeta e personazhi­t, e më së shumti fundi i tij e tregojnë më së miri këtë. Tek e fundit është e vështirë të hysh në “tufën” e drerit aristokrat­ik anglez, që vazhdon të jetë i gjallë pavarësish­t kafshimeve të taksave apo protestave për barazi sociale.

(“Kotësia e Dallimeve të Vogla” është bashkëpron­ësi e The British Council Collection, Arts Collection, Southbank Centre, Londër).

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Dy nga tapiceritë e serisë “Kotësia e dallimeve të vogla”: “Shtresa e lartë në rrethim” dhe “Vajtimi”, ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve
Dy nga tapiceritë e serisë “Kotësia e dallimeve të vogla”: “Shtresa e lartë në rrethim” dhe “Vajtimi”, ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Arteve
 ??  ?? Rubens Shima, Artan Shabani dhe Aida Bërxholi, dje në konferencë­n për shtyp
Rubens Shima, Artan Shabani dhe Aida Bërxholi, dje në konferencë­n për shtyp
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania