Panorama (Albania)

“Do takoj shefin e madh”, Prokuroria kërkon tabulatet e Habilajt

Sipas përgjimeve të dosjes së Katanias, “Lolo” flet për një takim në Tiranë me “shefin e madh”

- ERALD DELIU

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë kërkesë drejtuar disa kompanive të telefonisë celulare që operojnë në vend, që t’i mundësojnë marrjen e tabulateve telefonike për numrat e përdorur në Shqipëri nga Florian Habilaj, i njohur ndryshe si “Lolo”.

Shkak për këtë është bërë një përgjim ambiental nga Prokuroria e Katanias, ku Florian Habilaj i thotë bashkëbise­duesit se “duhet të kthehej në Tiranë pasi do të takonte shefin e madh”. Pikërisht, Krimet e Rënda duan të zbulojnë se cili është “shefi i madh” që përmend i kërkuari në bisedën e përgjuar në Sicili dhe nëse ky takim është kryer ose jo. Për këtë arsye Prokuroria kërkon tabulatet për të mësuar se me cilët persona ka biseduar Florian Habilaj gjatë kohës që ka ardhur në Shqipëri dhe nëse njëri prej tyre është pikërisht ky person që përmendet në përgjime. Dyshimet mbi identiteti­n e “shefit të madh” bien mbi ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Për këtë arsye, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestrua­r edhe bllokun ku shënohen hyrje- daljet në Ministrinë e Brendshme. Bëhet fjalë vetëm për hyrje- daljet nga viti 2013 dhe në vazhdim, në kohën kur Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm. Prokurorët kërkojnë të verifikojn­ë nëse Florian Habilaj, apo çdonjëri i akuzuar si pjesëtar i grupit kriminal të trafikut të drogës, ka shkuar në Ministrinë e Brendshme për të takuar ministrin e atëhershëm, Saimir Tahirin. Florian Habilaj konsideroh­et si një prej organizato­rëve të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai është shpallur në kërkim ndërkombët­ar dhe ende nuk është lokalizuar, si nga ana e Policisë së Shtetit shqiptar, edhe asaj italiane. Deri më tani janë kapur vetëm 9 nga 11 pjesëtarët e dyshuar të grupit të Habilajve. 7 prej tyre ndodhen në shtetin fqinj, përfshirë edhe Moisi Habilajn, ndërsa dy prej tyre janë në Shqipëri. Nga hetimet në Shqipëri ka dyshime se grupi i Habilajve bashkëpuno­nte ngushtë me atë të Taulant Haxhirajt, i cili po gjykohet gjithashtu nga Krimet e Rënda për trafik droge. Bëhet fjalë për grupin e Treblovës, ku dyshohet se transporti i drogës bëhej me avion nga Shqipëria drejt Italisë. Grupi i Haxhirajt kishte pjesë të tij edhe një efektiv të policisë, që është ende në kërkim. Janë hetimet e antimafies së Leçes ato që kanë ngritur dyshime për bashkëpuni­m mes Habilajve dhe Haxhirajt. Në këtë mënyrë, hetimet janë shtrirë në disa grupe, qoftë trafiku e qoftë kultivuesi­sh. Duke filluar nga java e ardhshme, ishministr­i Tahiri do të thërritet sërish në Prokurorin­ë e Kri- meve të Rënda për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëv­e për dosjen “Habilaj”. Herën e parë ai shkoi me kërkesë të tij për të dhënë sqarime, ndërsa tani do të pyetët më imtësisht lidhur me rastin. Për hetimin e kësaj çështjeje delikate janë ngritur disa task- forca dhe grupe pune të përbashkët­a mes organeve të akuzës shqiptare dhe italiane.

 ??  ??
 ??  ?? Florian Habilaj
Florian Habilaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania