Panorama (Albania)

Basha: Prefektët e rinj do e shohin veten si shërbëtorë të Habilajve

-

Shkarkimi i 12 prefektëve dhe zëvendësim­i i tyre me 12 ish- ushtarakë, sipas kreut të PD, Lulzim Basha, bëhet nga kryeminist­ri për të tërhequr vëmendjen nga skandali “Tahiri”. Në një reagim për mediat, Basha theksoi se 12 prefektët e rinj do të jenë 12 anëtarët e rinj të bandës që do të vihen në shërbim të Kryeminist­rit Edi Rama. “Llustraxhi­u doli sot me 12 shërbëtorë të rinj, në një përpjekje të dëshpëruar për ta çuar vëmendjen diku tjetër, i zënë siç është nga skandali i madh i narkoshtet­it. Po ç’lidhje kanë ca të emëruar, që as nuk do të marrin frymë pa lejen e tij, kur pushtetin e vërtetë ai e ndan me kupolën mafioze e me oligarkët e tenderave. Siç janë punët, 12 prefektët janë 12 anëtarët e rinj të bandës. Ndoshta ka prej tyre që nuk janë nisur me atë qëllim, por shpejt do ta shohin veten si noterë e shërbëtorë të Habilajve e familjeve mafioze që janë realisht prefektët e Edi Ramës në 12 qarqet e vendit”, deklaroi Basha. Qëndrimin e kreut të opozitës në lidhje me prefektët e rinj e përforcoi edhe deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili deklaroi se të paktën dy nga prefektët janë shpërblyer për lejimin e trafikut të drogës. Nënkryetar­i i Komisionit të Sigurisë Kombëtare ka deklaruar se drejtori dhe nëndrejtor­i i qendrës së radarëve janë shpërblyer me poste si prefekt nga Edi Rama. “Maks Malaj drejtor i QNOD dhe Astrit Alia nëndrejtor­i i QNOD ( qendrës së radarëve) sot u shpërblyen prefekt në Fier dhe Gjirokastë­r. Pse??? Shpërblim për të mbyllur gojën për trafikun e drogës. Omerta- funksionon. Mbyll gojën të shpërblehe­sh, kodi i Ramës”, deklaroi deputeti i PD.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania