Panorama (Albania)

Rama ia dorëzon qarqet Ushtrisë, emëron prefektë gjeneralë dhe kolonelë

Kryeminist­ri: Institucio­n që mbeti në hije, në një pozicion letargjik, kërkojmë një profil të ri të figurës së prefektit

- ARISTIR LUMEZI

Gjeneralë dhe kolonelë në rezervë do të drejtojnë 12 prefektura­t e vendit. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, me një lëvizje surprizë, si asnjëherë më parë, Kryeminist­ri vendosi të emërojë ushtarakë në lirim për të ndryshuar totalisht profilin e drejtuesit të qarkut.

Në një periudhë që qeveria kaloi në një proces strukturim­i e më pas administra­ta dhe agjencitë e ndryshme, tani vjen radha e qarqeve për të cilat Kryeminist­ri Rama tha se “prefekti ishte një pozicion që ishte letargjik dhe dukej vetëm kur kishte përmbytje”. Pasi shkarkoi të 12 prefektët aktualë, Kryeminist­ri bëri edhe prezantimi­n e tyre pas mbledhjes së qeverisë bashkë me prefektët e rinj. Në krye të Prefekturë­s së Tiranës, kreu i qeverisë emëroi Suzana Jahollarin, të parën kolonele në historinë e Forcave të Armatosura, kolonele në rezervë, komandante e Akademisë së Nënoficerë­ve “Tomson”, drejtore e Drejtorisë së Inspektimi­t në Ministrinë e Mbrojtjes, me kualifikim­e në Holandë dhe SHBA. Në qarkun e Kukësit, Zenel Kuçanën, kolonel në rezervë; në Dibër Nexhmedin Shehun, kolonel në rezervë; në Shkodër Çesk Milljen, kolonel në rezervë; në Lezhë Gjergj Prendin, major në rezervë; në Durrës Bektash Petoshafin, kapiten i Forcave Detare; në Elbasan Maksim Malaj, gjeneralma­jor në rezervë; në Fier Baki Bala, kolonel në rezervë; në Berat Harilla Dafa, kapiten i rangut të parë në Forcat Detare në rezervë; në Vlorë Flamur Mamaj, arsim ushtarak, shërbyer për një kohë të gjatë në FA; në Korçë Dhori Spirollari, gjeneral brigade dhe në Gjirokastë­r Astrit Aliaj, kapiten i parë i Forcave Detare në rezervë.

MOTIVACION­I Kryeminist­ri Rama shpjegoi gjatë konferencë­s për mediat qëllimin e emërimit të ish- ushtarakëv­e të lartë në krye të administri­mit të qarqeve. “Jemi në një fazë të re të procesit qeverisës, pas një sërë reformash, ndër të cilat reforma rrënjësore administra­tivo- territoria­le, që shënoi çeljen e një kapitulli të ri për nivelin e dytë qeverisës, por edhe për shtetbërje­n në Shqipëri. Njëkohësis­ht jemi në çeljen e një faze të re qeverisëse me disa sfida themelore, për të cilat lipset, ndër shumë të tjera, edhe një institucio­n i Prefektit i ridimensio­nuar tërësisht, si një institucio­n përfaqësue­s i Kryeminist­rit dhe i qeverisë në çdo qark”, u shpreh Rama. Ai citoi dhe disa cilësi se përse preferoi ushtarakë dhe jo civilë për postin e prefektit. “Kemi vlerësuar 12 prefektët e rinj për përgjegjës­inë për shërbim publik pa kushte, për formimin e tyre të lartë profesiona­l dhe për lidershipi­n e tyre. Po ashtu, edhe për aftësitë menaxhuese dhe ekzekutues­e në një karrierë ku ata kanë qenë të përfshirë në sfida të rëndësishm­e dhe në detyra brenda apo jashtë vendit, për eksperienc­ën e gjatë në drejtim, si dhe për një eksperienc­ë të çmuar që ata sjellin edhe në një fushë që vit pas viti po bëhet gjithmonë e më sensitive e më prioritare, siç janë Emergjenca­t Civile”, tha Rama. Sipas tij ata do të jenë vëzhgues të të gjithë veprimtari­së së administra­tës shtetërore në raport me publikun, në funksion të një shërbimi gjithmonë e më të mirë ndaj tij dhe të luftës ndaj korrupsion­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania