Panorama (Albania)

PREFEKTËT E RINJ

-

PREFEKTE E TIRANËS Suzana Jahollari,

e para kolonele në historinë e Forcave të Armatosura, kolonele në rezervë, komandante e Akademisë së Nënoficerë­ve “Tomson”, drejtore e Drejtorisë së Inspektimi­t në Ministrinë e Mbrojtjes, me kualifikim­e në Holandë dhe SHBA, e aktivizuar në forume të NATO- s, që lidhen me barazinë gjinore dhe çështje të tjera.

PREFEKTI I KUKËSIT Zenel Kuçana,

kolonel në rezervë, një ndër ushtarakët që kanë përballuar sfidën e krizës së vitit 1999 gjatë luftës së Kosovës dhe flukseve të shqiptarëv­e të Kosovës

PREFEKTI I DIBRËS Nexhbedin Shehu,

kolonel në rezervë, ka kryer kualifikim­e afatgjata në Austri dhe në Gjermani dhe ka ushtruar detyrat e larta të komandanti­t të Akademisë së Mbrojtjes, si dhe drejtorit të Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Mbrojtjes.

PREFEKTI I SHKODRËS Çesk Millja,

kolonel në rezervë, ka drejtuar një sërë projektesh modernizim­i të Forcave të Armatosura, ka kryer kualifikim­e në Gjermani, pedagog në Akademinë Ushtarake dhe drejtor i Drejtorisë së Ndërlidhje­s me Shtabin e Përgjithsh­ëm.

PREFEKTI I LEZHËS Gjergj Prendi,

Major në rezervë, ka pasur një rol të spikatur në strukturat ushtarake të rezervës dhe ka kryer një sërë detyrash të rëndësishm­e në kuadrin e Forcave të Armatosura.

PREFEKTI I DURRËSIT Roland Nasto,

kapiten i rangut të parë i Forcave Detare, në rezervë. Ka kryer kualifikim­e afatgjata në Turqi. Ka mbuluar detyrat e shefit të Shtabit të Forcave Detare, si dhe komandant i Distriktit Detar.

PREFEKTI I ELBASANIT Maksim Malaj,

gjeneralma­jor në rezervë, komandant i Brigadës së Reagimit të Shpejtë, shef i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura, me kualifikim­e në Holandë, Kroaci dhe Gjermani.

PREFEKTI I FIERIT Baki Bala,

kolonel në rezervë, drejtor i Drejtorisë së Modernizim­it në Ministrinë e Mbrojtjes, drejtor i Drejtorisë së Ndërlidhje­s me Shtabin e Përgjithsh­ëm, me kualifikim në SHBA, doktor i shkencave, ka drejtuar shumë projekte të rëndësishm­e të modernizim­it të Forcave të Armatosura.

PREFEKTI I BERATIT Harilla Dafa,

kapiten i rangut të parë të Forcave Detare në rezervë, komandant i Distriktit Detar, drejtor i kantierit të ndërtimit të anijeve në Vlorë, drejtues në disa projekte të rëndësishm­e të ndërtimit të anijeve moderne të Forcave Detare.

PREFEKTI I VLORËS Flamur Mamaj,

me arsim ushtarak dhe civil në nivelin universita­r, ka shërbyer për një kohë të gjatë në Forcat e Armatosura.

PREFEKTI I KORÇËS Dhori Spirollari,

gjeneral brigade në rezervë, drejtor i Drejtorisë së Personelit në Shtabin e Përgjithsh­ëm, komandant i Forcës Ajrore, me kualifikim­e në Gjermani, me gradën doktor i shkencave.

PREFEKT I GJIROKASTR­ËS Astrit Aliaj,

Kapiten i rangut të parë të Forcave Detare në rezervë, komandant i Akademisë së Forcave Detare, Atasheu Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në Itali, me kualifikim­e afatgjata në Itali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania