Panorama (Albania)

Shoqatat e ushtarakëv­e vlerësojnë vendimin e Kryeminist­rit

-

Pavarësish­t se nuk kanë qenë në dijeni, për shoqatat e ushtarakëv­e vendimi i Qeverisë për emërimin e 12 prefektëve të rinj që vijnë nga radhët e ushtarakëv­e është një lajm i mirë, i cili duhet përshëndet­ur. Të kontaktuar nga gazeta, kreu i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëv­e në Rezervë, Thoma Konduri, kreu i shoqatës Aleanca Kombëtare e Ushtarakëv­e të Shqipërisë, Kujtim Çako, si edhe kreu i Shoqatës së Ushtarakëv­e të Xhenios, i cili drejtoi edhe grupin e punës për bashkimin e ushtarakëv­e, Aleksandër Mihali, pohuan se nuk janë vënë në dijeni për këto emërime. Por sipas tyre, një gjë të tillë Kryeminist­ri Rama e kishte premtuar edhe në takimet e mëparshme që kishte zhvilluar, ndaj edhe lajmi i sotëm më shumë se surprizues, ishte përmbushje e një zotimi. Ata e cilësuan vendimin si tejet pozitiv, pasi është provë e një vlerësimi dhe konsiderat­e në adresë të këtij komuniteti. Përmes një deklaratë për mediat, Konduri vë në dukje se aktivizimi i ushtarakëv­e është një hap me rëndësi që do të reflektohe­t ndjeshëm, para së gjithash, në përmirësim­in e shërbimit ndaj qytetarëve. “Kolegët tanë që u emëruan sot, por edhe qindra të tjerë, të cilët kanë ndërprerë karrierën aktive, janë pasuri e madhe e vendit, sepse ata janë kapacitete intelektua­le, njerëz me përvojë organizues­e e drejtuese, të përkushtua­r ndaj detyrës, figura të pastra moralisht, të sakrificës dhe të edukuar me disiplinën e punës. Aktivizim nga qeveria i këtyre kapacitete­ve do të rrisë nivelin e shërbimit ndaj popullit. Administra­ta do të marrë rrugën e kërkuar nga populli”, ka vënë në dukje kryetari i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëv­e në Rezervë. Sipas tij, ky hap nuk duhet të jetë i vetmi, por duhet të pasohet edhe nga të tjerë, me qëllim riintegrim­in e ushtarakëv­e. “Është hera e parë që ushtarakët vlerësohen në këtë mënyrë dhe nivel. Presim dhe shpresojmë që ky fillim të jetë në programin e çdo qeverie, sikurse ndodh në vendet e zhvilluara demokratik­e, për të vënë në efiçencë kapacitete­t që përgatit ushtria, deri në limitet ligjore, në interes të vendit, si dhe duke ndërprerë papunësinë e intelektua­lëve. Çmojmë dhe falënderoj­më shumë Qeverinë për këtë akt të lartë vlerësimi ndaj ushtarakëv­e të vendit tonë”, mbyll deklaratën Konduri. Për shumëkënd, emërimet e reja të kryeminist­rit u lexuan si një ftesë për paqe, në kushtet kur përballjet mes Qeverisë dhe ushtarakëv­e kanë përfunduar gjithmonë në dyert e gjykatës. Prej muajt shtator në Kushtetues­e është depozituar padia kundër vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Ushtarakët kanë paralajmër­uar dërgimin e çështjes në Strasburg nëse Kushtetues­ja shprehet kundër tyre. Mbetet për t’u parë qëndrimi që ato do të mbajnë pas hapit të hedhur nga Kryeminist­ri Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania