Panorama (Albania)

Dekriminal­izimi, PS kërkon mandatin e PD

Dy anëtarët e KQZ: Kryebashki­akun e Mallakastr­ës e prek ligji

-

Dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe Bledar Skënderi, kanë depozituar dje në KQZ kërkesën për të hequr mandatin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastr­ës, Agron Kapllanaj, bashki e fituar nga Partia Demokratik­e. Kërkesa e dy anëtarëve të mbështetur nga Partia Socialiste vjen në kuadër të ligjit të dekriminal­izimit dhe dy anëtarët e KQZ pretendojn­ë se Agron Kapllanaj është dënuar në Itali, në vitin 1995, për veprën penale “vjedhje”. Këtë fakt kryebashki­aku i Mallakastr­ës e ka deklaruar në formularin e dekriminal­izimit kur fitoi mandatin në vitin 2015. Sipas Kodit Penal Italian, neni 624, thuhet se “kushdo që i merr tjetrit sendet me forcë dhe në fund merr përfitimin për vete apo për të tjerët, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 3 vjet dhe me gjobë nga 150 euro deri në 516 euro”. Në formularin e tij, Agron Kapllanaj thekson se kjo ngjarje është gjykuar në vitin 2003 nga Gjykata e Firences, e cila ka vendosur pezullimin e masës së dënimit. Çështja e Agron Kapllanajt është shqyrtuar një herë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe është vendosur se nuk përbën shkelje, pasi vepra e tij është shuar. Por për dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithsh­me ka bërë gabim llogaritë për vitet rehabiliti­mit të kryebashki­akut të Mallakastr­ës, për rrjedhojë kërkon që çështja të rishqyrtoh­et. Kryetari i Komision- it Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, konfirmoi për “Panorama” kërkesën e dy anëtarëve të propozuar nga Partia Socialiste. Por sipas Zgurit, për rastin e Agron Kapllanajt Prokuroria ka dërguar një informacio­n, sipas së cilës, theksohet se vepra për të cilën akuzohet kryebashki­aku i PD është rehabilitu­ar dhe për rrjedhojë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania