Panorama (Albania)

Ndërtimet që kanë shkelur lejen, Veliaj: Do taksohen

Qeveria aprovon propozimin e Bashkisë, taksat nga 1 janari

-

Duke nisur nga viti i ardhshëm, të gjitha ndërtimet që nuk janë përfunduar brenda afateve kohore që përcakton leja e ndërtimit, do të tatohen me taksën e pronës. Qeveria i ka dhënë OK propozimit të Bashkisë Tiranë, duke “ndëshkuar” të gjithë ata ndërtues që kanë zvarritur punimet. Kështu, duke filluar nga janari i vitit 2018, ndërtuesit që nuk respektojn­ë afatet e lejes së ndërtimit do të paguajnë 30 % taksë ndërtese për objektin e pa përfunduar. Kryebashki­aku Erion Veliaj tha se ky propozim vjen si një zgjidhje që i jepet një problemi shqetësues, me kosto ekonomike, por edhe sociale, pasi nuk prek vetëm bashkinë, por edhe shumë qytetarë që ankohen për zvarritje pa fund të punimeve nga ndërtuesit. “Dua të falënderoj qeverinë që ka marrë përsipër të zgjidhë me këtë paketë një propozim të Bashkisë Tiranë, por besoj që vlen për të gjithë. Qytetet tona janë të mbushura me ndërtesa, edhe këtu në qendër të Tiranës, që kanë ngelur karkasë, pra kanë ngelur vetëm një zhguall dhe nuk kanë mbaruar kurrë. Ligji deri dje u kërkonte bashkive që të vinin një gjobë modeste për shtyrje të lejes, ndërkohë që mund të vazhdojnë me 20- 30 vjet të ngelen një zhguall bosh në mes të qyteteve. Qeveria ka marrë parasysh propozimin tonë për t’i vënë ekuivalent­en e 30% të taksës së pronës këtyre ndërtesave, në momentin që u ka kaluar afati i lejes së ndërtimit. Pra, fillon paguhet taksa e pronës dhe të paktën e dimë që mund të vazhdojë edhe 100 vjet zhgualli bosh në mes të qytetit, por për sa kohë që bashkia po e takson si një pronë efektive, të paktën do të shtyhet dikush që ta mbarojë në kohë”, tha Veliaj. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë takimit konsultati­v të qeverisjes qendrore me vetëqeveri­sjen vendore për diskutimin e projek- tbuxhetit 2018, ku propozoi po ashtu taksimin progresiv të pronës, nga e cila nuk preken subjektet familjare, por vetëm bizneset. “Te familjarët kjo nuk ndryshon, s’ka asnjë efekt, por te bizneset, pra ai që ka më shumë do të paguajë më shumë; milioneri që bën pallate do të paguajë më shumë se sa ai që ka një furrë buke”, u shpreh Veliaj. Ndërsa e konsideroi pozitiv parashikim­in tjetër që ka të bëjë me tatimin e të ardhurave që gjenerohen në një bashki të caktuar në favor të pushtetit vendor, Veliaj shtoi se kjo do të ndikojë edhe në rritjen e punësimit. “Fakti që për herë të parë bashkitë do të marrin 2% të tatimit të të PER QIND do të rritet taksa e pronës për ndërtuesit, nëse nuk kanë respektuar afatet kohore, sikundër parashikoh­et për përfundimi­n e objektit. Ndryshimet janë parashikua­r në paketën e re fiskale ardhurave që gjenerohen në atë bashki është një lajm shumë i mirë. Deri dje ka qenë vetëm në varësi të dëshirës apo pasionit të kryetarëve të bashkive çështja e punësimit, sepse nuk ka pasur asnjë lidhje punësimi i qytetarëve të bashkisë tënde me të ardhurat e bashkisë. Sot që bashkitë do të marrin qoftë edhe këtë përqindje modeste nga tatimi i të ardhurave, do të thotë që çdo kryetar bashkie automatiki­sht do të incentivoh­et për çdo vend pune që do të krijohet në atë bashki, sepse do të marrë 2% të tatimit të të ardhurave. Pra, tatimi i të ardhurave nuk ndryshon, por vetëm mënyra se si shpërndahe­t”.

 ??  ?? Kryebashki­aku Veliaj gjatë takimit konsultati­v të qeverisjes qendrore me vetëqeveri­sjen vendore
Kryebashki­aku Veliaj gjatë takimit konsultati­v të qeverisjes qendrore me vetëqeveri­sjen vendore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania