Panorama (Albania)

Ulja e pragut të TVSH, opozita: Vendimi do të dërgohet në Kushtetues­e

Ahmetaj hedh poshtë akuzat e PD: Ekonomia qëllimisht bëhet pis, rritja nga investimet e taksat

-

DEBATI NË KOMISIONIN E EKONOMISË Arben Ahmetaj: Me buxhetin e vitit 2018 kemi planifikua­r një rritje me 4,2 për qind. Burimet e rritjes janë konsumi me 2,7 për qind, investimet 4,1 për qind, kërkesa e brendshme me një rritje 3 për qind dhe kontributi­n pozitive me 3,6 për qind të eksporteve. Ku është hashashi? Në cilët sektorë reflekton hashashi rritje? Ku? Në shërbime, në sektorin e ndërtimit, në turizëm, në vendet e punës? Duan të bëjnë pis ekonominë kombëtare. Nuk mund ta bëjnë pis, se aty janë 649 mijë qytetarë që punojnë, paguajnë kontribute dhe taksa, kontribuoj­në në buxhetin e shtetit, jetojnë me punë të ndershme. Borxhi ka tri vite që ka hyrë në një trajektore rënëse, nga 73 për qind në 2015- n, 72.4 për qind në 2016- n dhe ambicia jonë është 68,6 për qind në vitin 2018. Pse rriten të ardhurat, ku është hashashi në burimet e rritjes? Paratë e hashashit nuk ekzistojnë këtu. Investimet kanë regjistrua­r ritme relativish­t të larta. 28 për qind rritja e të ardhurave ka ardhur nga pagimi i taksave, nuk ka rritje të taksave. Taksa për biznesin e vogël do të jetë zero. Buxheti i 2018- s rrit buxhetin vendor. Ku është hashashi këtu?!

Jorida Tabaku: Ministri e nisi fjalimin e tij të gjatë, duke na provokuar ku është hashashi në 2017- n. Hashashin nuk e sjellin qytetarët e thjeshtë, e ka sjellë qeveria, e ka përfshirë në ekonomi dhe e ka bërë biznes të ditës. Ndërtimi nuk merr asnjë kredi nga sektori bankar. Ku vijnë paratë që investohen në ndërtim, ku vetëm 143 leje ndërtimi janë dhënë për Tiranën? Ky buxhet është buxhet i zero reformave, nuk sjell asgjë të re.

Arben Ahmetaj: Hashashi te ndërtimi është qëllimshmë­ri. Kredia për individët është rritur në total 10 për qind, ndërsa kredia për blerje banese është rritur 10 për qind. Zonja Tabaku iu referua sektorit të ndërtimit se paratë kanë ardhur nga hashashi, bën pis një sektor, ku shifrat e kredisë për banesa janë rritur 10 për qind.

Jorida Tabaku: Pse qeveria i heq të drejtën Parlamenti­t për të vendosur pragun e TVSH- së dhe kjo e drejtë i jepet qeverisë? Si mundet qeveria që një të drejtë që Parlamenti­t ia jep me ligj Kushtetuta, ta marrë dhe t’ia japë vetes? Ju paralajmër­oj që Partia Demokratik­e do ta çojë në Gjykatë Kushtetues­e ligjin e pragut të TVSH- së, në qoftë se ky Parlament do t’i japë qeverisë atribute që nuk i takojnë. Nuk do të lejojë që me akte arbitrare qeveria të miratojë pragun e TVSH- së, sa të dojë ajo. Kufiri i TVSH- së është caktuar me ligj dhe do të vazhdojë të caktohet me ligj. Opozita do të vazhdojë betejën në Gjykatën Kushtetues­e.

Arben Ahmetaj: Pragu i TVSH- së nuk ka qenë ndonjëherë me ligj, ka 25 vjet. Që kur është shkruar ligji, iu la qeverisë si e drejtë dhe e ka përdorur me të drejtë zoti Bode në 2011- n, që uli pragun nga 8 në 5, dhe aty kam gjetur edhe një projektven­dim, po të zotit Bode, që e çonte në 2. Ka qenë tagër i qeverisë, mos të bëjmë konfuzion kot.

Erjon Braçe ( i drejtohet opozitës): Në këtë komision nuk ka vlerë propaganda, por faktet. Të përndjekur­it u shlyen përfundimi­sht brenda vitit 2017, për ata që janë gjallë. Për financimin e Reformës në Drejtësi nga buxheti 2018 do të bëjmë verifikimi­n tonë në komision për çdo qindarkë të Reformës në Drejtësi.

Edmond Spaho: Të kesh turp që zë në gojë Reformën në Drejtësi! E kishe rastin kur duhej të votoje imunitetin, por s’jeni nga ata burra, se jeni të zhytur kokë e këmbë të gjithë. Atë drunë e shtrembër, që thatë ditën e parë, e gëlltitët ditën tjetër se e kërcënuan se po dola unë, del edhe ti.

Erjon Braçe: Qetësohu zoti Spaho, se akciza e rakisë nuk u rrit!

Edmond Spaho: Thuaju shqiptarëv­e që nga 1 prilli do të paguajnë 2 deri 3 herë më shumë me taksën e pronës. Thuaju shqiptarëv­e se çfarë ka thënë FMN- ja, që TVSH shkatërron 40 mijë biznese. Thuaju për “Doing Business”, që ka rënë pozicionim­i, është në vend të 65- të Shqipëria. kurse Maqedonia në vend të 45- të. Këto janë shifrat.

Arben Ahmetaj: Zoti Spaho u mërzit shumë me “Doing Business”, nuk e duron dot renditjen, u mërzit shumë. Kur u përmirësua me 35 vende nuk u gëzua dot dhe rrinte atje. Tani që u përmirësua me 0,95 pikë e ka ndryshuar metodologj­ia për 7 vende, nuk e duron dot këtë gjë dhe nuk rri këtu.

 ??  ?? Deputetët e opozitës dje në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë
Deputetët e opozitës dje në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania