Panorama (Albania)

PD gjysmëbojk­ot në Kuvend, Strazimiri: Po fshihni Tahirin

Ironia e Finos: Halimi ishte më lart dje, ra niveli sot!

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e vijon të përdorë strategjin­ë e saj parlamenta­re për t’i shfrytëzua­r komisionet parlamenta­re për rikujtimin e çështjes “Tahiri”.

Edhe në Komisionin e Ligjeve, deputetët demokratë refuzuan të diskutojnë për marrëveshj­en për projektin e linjës së transmetim­it 400 kv ShqipëriMa­qedoni, por i rikujtuan PS- së se si mbrojti nga akuzat e Prokuroris­ë deputetin Saimir Tahiri. Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD, Gent Strazimiri, i kujtoi kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, se në korridoret e Kuvendit kalon një njeri i kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas provave të sjella në vendin tonë nga Antimafia italiane. “Ju harroni vazhdimish­t që në korridoret e këtij Kuvendit sillet me imunitet një njeri që është i kërkuar nga Prokuroria e shtetit me pro- va të Antimafias italiane për pjesëmarrj­e në organizatë kriminale. Kënaqësia që shoh në fytyrën tuaj kryetar është që nuk është një aksident, nuk është një gjë që ju ka ndodhur papritmas. Keni qenë të përgatitur që kjo do të ndodhte, keni përfituar prej kësaj dhe sot e mbroni. Është detyra ime si ligjvënës, në emër të opozitës dhe në emrin tim personal, t’ju kujtoi që ky është tempulli ku përfaqësoh­et populli dhe njerëzit e ndershëm, jo orga- nizatat e trafikut të drogës. Nuk është një vend për të fshehur këtu persona që i kërkon Prokuroria me prova të Antimafias italiane. Ky është një vend që të respektohe­t ligji, së pari nga ne. Ju po e mbroni mafien në kurriz të shtetit dhe ky është gabimi më i madh i mundshëm”, deklaroi Strazimiri. Por deklaratës së deputetit demokrat iu përgjigj me ironi deputeti i PS- së, Bashkim Fino, i cili i kujtoi se kolegu i tij, Eduard Halimi, ka bërë deklarata më cilësore. “Halimi ishte më lart dje, ra niveli sot. Fol ti Halim të paktën”, tha me ironi Fino. Por vetë deputeti demokrat Halimi i kërkoi ish- kryeminist­rit Fino të mos mbronte lidhjet e ishministr­it Tahiri me vëllezërit Habilaj, ndërkohë që ky i fundit i kujtoi se nuk i ka miq Habilajt.

 ??  ??
 ??  ?? Dje në Komisionin e Ligjeve
Dje në Komisionin e Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania