Panorama (Albania)

Moisi Habilaj, sot sërish para Gjykatës së Katanias

-

Moisi Habilaj, i konsiderua­r si kreu i grupit që trafikonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë, do të dalë ditën e sotme për herë të dytë brenda kësaj jave para Gjykatës së Katanias, për të mësuar në lidhje me kërkesën që ka depozituar në Gjykatë për rivlerësim të masës së sigurisë. Ai është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Katanias, së bashku me 6 bashkëpunë­torë të tij. Mirëpo, Moisi Habilaj pretendon të lirohet ose të marrë një masë më të butë. Deri më tani, ai nuk ka pranuar asnjë prej akuzave, si trafik ndërkombët­ar droge, krijim i organizata­ve kriminale dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionev­e. Vetë avokati i tij ka thënë dy ditë më parë se pretendon që të marrë një masë më të lehtë sigurie për klientin e tij, duke shtuar se për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nuk ka lexuar asnjë rresht në dosjen voluminoze ndaj grupit të Habilajve. Moisi Habilaj ka lidhje të largëta familjeje me ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit ka pranuar se të vetmin kontakt me të e ka pasur në shitjen e mjetit të tij tip “Audi”, transaksio­n ky i kryer jo në mënyrë ligjore. Që nga zbulimi i këtij veprimi, ka pasur shumë akuza ndaj ish- ministrit, se mjeti i tij është përdorur për trafik droge, qoftë me dijeninë apo pa dijeninë e tij. Vetë ish- ministri nuk e ka pranuar për asnjë moment përfshirje­n në trafik. Ndërkohë, sipas një dokumenti të publikuar nga Prokuroria e Katanias, grupi i Habilajve dyshohet se ka përfituar një shumë prej 20 milionë eurosh nga trafiku i drogës. Kjo e fundit kultivohej në Shqipëri dhe transporto­hej drejt vendit fqinj me gomone. Habilajt, sipas Prokuroris­ë së Katanias, kontrollon­in të gjithë rrjetin e trafikut të drogës në Jug të Italisë.

 ??  ?? Moisi Habilaj në Gjykatën e Katanias
Moisi Habilaj në Gjykatën e Katanias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania