Panorama (Albania)

Kanosësi i kryebashki­akut, i dënuar në Torino për drogë

Rajan Tafani kreu 5 vite dënim, doli nga burgu 1 vit më parë

- ELBASAN/ MIRANDA SADIKU

Rajan Tafani, i cili dy ditë më parë kanosi me jetë kryetarin e Bashkisë së Belshit pas shembjes së lokalit, rezulton person me precedentë penalë.

Sipas të dhënave, 31vjeçari ka vetëm një vit që është liruar nga burgu. Shkak për kërcënimin me armë ndaj kryebashki­akut Arif Tafani, u bë shembja e lokalit në qendër të Belshit, për të cilin i ka kërkuar një “dëmshpërbl­im” prej 300 mijë eurosh, duke e kërcënuar se përndryshe do ta vriste. Vëllezërit Tafani, të cilëve iu prish një lokal vitin e kaluar në bregun e liqenit të Belshit, janë të njohur në qytezë për shkak të së shkuarës së tyre kriminale, por edhe për angazhimin politik vitet e fundit të njërit prej vëllezërve. Besjon Tafani, 45 vjeç, ka kandiduar për kryetar të Bashkisë së Belshit në zgjedhjet e 2015- s si i pavarur. Rajan Tafani, që është edhe autor i kanosjes dy ditë më parë, rezulton se ka vuajtur një dënim me 5 vjet heqje lirie të dhënë nga Gjykata e Torinos për trafik narkotikës­h. Ai është kthyer në Shqipëri pas përfundimi­t të dënimit, kohë në të cilën ka ndodhur edhe shembja e lokalit në pronësi të vëllezërve Tafani në qendër të qytezës së Belshit, buzë liqenit. Me precedentë rezulton edhe vëllai i tretë i tij, Sokol Tafani, 43 vjeç. Ky i fundit u arrestua në prill të vitit 2013 si pjesë e një rrjeti prej 35 personash të dyshuar për trafik droge dhe prostituci­oni. Mes 8 personave të arrestuar në vendin tonë ishte dhe Sokol Tafani. Ky grup akuzohej nga drejtësia italiane për trafikun e drogave të forta, si heroinë dhe kokainë, ndërsa kishin arritur të ngrinin biznese e të blinin pasuri të shumta në zonën e Elbasanit dhe Librazhdit. Lokali në pronësi të familjes Tafani, me sipërfaqe 152 metra katrorë, në pronësi në emër të Sokol Tafanit, 43 vjeç, është shembur në zbatim të projektit për ndryshimin e qendrës së Belshit. Në bazë të dokumentev­e, rezulton se familja Tafani ka marrë një dëmshpërbl­im për shpronësim publik në vlerë 20 milionë lekë të vjetër, shumë e cila është bllokuar nga një bankë e nivelit të dytë, pasi ishte lënë si garanci për marrjen e një kredie. Kjo u bë shkak që Rajan Tafani të kanoste kreun e Bashkisë Belsh paraditen e së martës. Sipas dëshmisë së këtij të fundit në polici, Rajan Tafani i është afruar me një pistoletë në dorë dhe ia ka vendosur atë në ije. “Po nuk më dhe 300 mijë euro brenda një muaji, nuk ke më jetë. Ti më prishe lokalin buzë liqenit dhe ti do ta paguash me kokën tënde. Po e deshe jetën, do të më japësh 300 mijë eurot, si edhe një leje sheshi ndërtimi te bashkia e re”, ka qenë kërkesa e Rajan Tafanit. Një orë pas kësaj, kryebashki­aku ka lajmëruar Policinë për atë që kishte ndodhur, çka solli dhe ndalimin e 31- vjeçarit. Lidhur me këtë ngjarje, reagimi i kryebashki­akut ka qenë se, për rastin e lokalit të tij, ai ka zbatuar vetëm ligjin. “Nuk ia kam prishur unë lokalin, por jam munduar të zbatoj ligjin për të gjithë. Shembja e lokalit buzë liqenit është kryer për shkak të rrjetëzimi­t të sheshit kryesor të qytetit”, u shpreh kryebashki­aku. Zyrtarisht, nga ana e Policisë thuhet se 31- vjeçari Rajan Tafani ka kanosur me armë kreun e bashkisë për shkak të detyrës, duke i kërkuar 300.000 euro dhe një pjesë toke ku është planifikua­r të bëhet godina e re e Bashkisë Belsh. Sa i takon akuzës ndaj tij, çështja i ka kaluar Prokuroris­ë së Elbasanit për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

 ??  ?? Kreu i Bashkisë Belsh, Arif Tafani
Kreu i Bashkisë Belsh, Arif Tafani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania