Panorama (Albania)

I madhi i vëllezërve Tafani u arrestua për drogë e prostituci­on

-

Sokol Tafani u arrestua në vitin 2013 si pjesë e një grupi kriminal për trafikimin e drogës dhe shfrytëzim­in e prostituci­onit. Hetimet ndërkombët­are për këtë grup u shtrinë edhe në Shqipëri, ku në pranga përfunduan tetë persona. Në prill të 2013- s, Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftuan se në pranga kanë rënë Sokol Tafani, Festim Hoxha, Rezart Tirana, Higert Allko, Brunild Ramaj, Altin Poda dhe Bledar Shabani. Ndërsa në total u arrestuan 35 pjesëtarë të grupit kriminal. Veprimet për finalizimi­n e operacioni­t ndërkombët­ar “Sotto Tracia”, u koordinuan nga EuroJust, i cili realizoi bashkëpuni­min dhe koordinimi­n e veprimeve njëkohësis­ht në Shqipëri, Itali, Belgjikë, Francë, Holandë dhe Zvicër, ndërsa numri total i të arrestuarv­e ishte 34 veta, nga të cilët 10 në Itali, nga një në Belgjikë, Francë e Holandë dhe 3 në Zvicër. Në bazë të hetimeve të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, grupi kishte investuar 20 milionë euro në Shqipëri. Bëhet fjalë për hotele, lokale, karburante, të ndërtuara me lekë trafiqesh që gjenden në zonën e Elbasanit, Librazhdit e deri në kufi me Maqedoninë. Iniciativë­n për fillimin e hetimeve në lidhje me këtë operacion ndërkombët­ar e ka pasur autoriteti policor italian, ndërsa këto hetime janë zhvilluar në një hark kohor disavjeçar, duke u shtrirë në disa vende të BE- së. Organizata kriminale kryente trafikim të kokainës dhe heroinës, shfrytëzon­te vajza për prostituci­on, si dhe merrej me dërgimin e klandestin­ëve në vende të ndryshme të BE- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania