Panorama (Albania)

Tri operacione antidrogë në Tiranë e Përmet, 5 në pranga

Kosovari me drogë në autobus, 2 të tjerë e shoqëronin me makinë

- ETLEVA DELIA

Tri operacione antidrogë janë zhvilluar në Tiranë e Përmet gjatë ditës së djeshme, duke vënë në pranga 5 persona e sekuestrua­r 34 kg kanabis.

Rezultatet e këtyre operacione­ve u bënë publike dje nga drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari, gjatë një konference për shtyp. “Gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar 3 operacione antidrogë, ku janë sekuestrua­r 34.1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 2.8 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe një armë zjarri pistoletë, e tipit ‘ Zastava’”, tha drejtori Shtëmbari. Sipas tij, operacioni i parë ishte zhvilluar në dalje të Tiranës, në afërsi të Tapizës, i dyti në Përmet, në vendin e quajtur “Përroi i Gropëzit”, dhe i treti po në kryeqytet, ku një 30- vjeçar u arrestua me kokainë dhe pistoletë. Paralelish­t me operacione­t e Antidrogës së dy qyteteve, Shtëmbari tha se është zhvilluar edhe një tjetër operacion, gjatë të cilët është goditur një grup që realizonte vjedhje makinash. OPERACIONI NE TAPIZE

Tentativa e tre të rinjve kosovarë për të trafikuar hashash nga Tirana në drejtim të Kosovës ka dështuar dje, pasi Policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre dhe sekuestrim­in e sasisë së lëndës narkotike. Burime nga Policia thanë se një sasi droge, prej 4.1 kg hashash, ishte fshehur në një çantë rrobash, të cilën e mbante një 19- vjeçar. Ky i fundit kishte hipur në një autobus në Tiranë dhe po udhëtonte drejt Kosovës, me qëllim trafikimin e drogës. Ndërsa dy shokët e tij udhëtonin me një makinë të marrë me qira, duke ndjekur pas autobusin, në mënyrë që të lajmëronin mikun e tyre për ndonjë situatë të dyshimtë. Policia tha se në Tapizë, në bazë të informacio­neve të marra në rrugë op- erative, është bërë kontrolli e më pas arrestimi i shtetasit Astrit Voca, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë. Nga kontrolli i ushtruar iu sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 4.1 kg kanabis sativa. Droga ishte e presuar në katër pako. Astrit Vocës iu gjet edhe një kartë identiteti e falsifikua­r. Nga hetimet e kryera u identifiku­an dhe arrestuan bashkëpunë­torët e tij në këtë veprimtari të kundërligj­shme, Burim B., 34 vjeç dhe Shukri S., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë. Këta dy shtetas kishin marrë me qira një automjet të markës “Volkswagen”, me targa të Kosovës dhe po ndiqnin shtetasin Astrit Voca për t’i krijuar siguri gjatë kohës që do të udhëtonte me autobus për në Kosovë. OPERACIONI NE PERMET

Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari, tha dje se një tjetër operacion antidrogë ishte zhvilluar në Përmet. Ai deklaroi se mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë policore, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Veis Pipa, në fshatin Panarit, u gjet një qese me lëndë të dyshuar kanabis sativa. Në afërsi të banesës, në vendin e quajtur “Përroi i Gropëzit”, u gjetën të hedhura në një ambient të hapur 4 thasë plastmasi, me ngjyrë të zezë, brenda të cilëve kishte kanabis sativa. Pesha totale e lëndës rezultoi 30 kg. Specialist­ët e Hetimit të Narkotikëv­e të Policisë së Përmetit arrestuan në flagrancë shtetasin Veis Pipa, 33 vjeç, me akuzën “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

 ??  ?? Droga që iu kap kosovarëve në Tiranë
Droga që iu kap kosovarëve në Tiranë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania