Panorama (Albania)

Goditet grupi, vidhnin automjete në Tiranë dhe i shisnin në Dibër

-

Policia e Tiranës finalizoi dje operacioni­n e koduar “Kamionçina”, gjatë të cilit u godit një grup me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së automjetev­e. Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari, tha dje se specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in nr. 4 të Tiranës, si rezultat i një pune policore disamujore, zbuluan dhe dokumentua­n me prova ligjore veprimtari­në e grupit kriminal që vidhnin automjete dhe më pas i çmontonin për pjesë këmbimi. Mjetet vidheshin në Tiranë dhe më pas dërgoheshi­n në një servis në fshatin Blliçe të Peshkopisë. Në bashkëpuni­m me Policinë e Dibrës u arrestuan 4 persona dhe u shpall në kërkim 1 tjetër. Të arrestuari­t janë Ferit Dauti, 44 vjeç, banues në Blliçe, Dibër, i dënuar më parë; Mehmet Dauti, 20 vjeç, banues në Blliçe; Ervis Dauti, 19 vjeç, banues në Blliçe dhe Hasan Elezaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Në servisin e shtetasit Ferit Dauti, në Peshkopi, u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 3 mjete dhe pjesë të disa makinave të tjera. Në sajë të punës hetimore u dokumentua me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të 5 ngjarjeve të ndodhura në Tiranë. Dyshohet se më 3 mars, gjatë natës, në rrugën “Sitki Çiço” kanë vjedhur mjetin tip “Benz”; më 13 gusht, në rrugën “Arkitekt Sinani”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”; më 7 shtator, në rrugën “Selman Riza”, kanë vjedhur mjeti furgon tip “Benz”; më 23 tetor, në rrugën “Myslym Keta”, kanë vjedhur mjetin furgon tip “Benz”; Më 23 tetor kanë vjedhur automjetin tip kamionçinë “MercedesBe­nz”. “Policia e Shtetit vijon punën për kontrollin e territorit, parandalim­in e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjsh- mërisë, e në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojn­ë falas në numrat 112 dhe 129, kur konstatojn­ë paligjshmë­ri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, u shpreh dje gjatë konferencë­s për shtyp drejtori Shtëmbari.

 ??  ?? Një nga kamionët e vjedhur
Një nga kamionët e vjedhur
 ??  ?? Pjesët e makinave të vjedhura, që u gjetën në servis
Pjesët e makinave të vjedhura, që u gjetën në servis

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania