Panorama (Albania)

Rrahu policin dhe pronarin e lokalit, burg për të riun

Kërcënimet: Do t’ju gjej kur të dal nga burgu, s’e rruj për njeri

-

Një i ri është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 muaj burg, pasi është shpallur fajtor për kundërshti­m të forcave të rendit.

Vendimi është marrë muajin që lamë pas, ndërsa ngjarja ka ndodhur më 31 maj, në një nga lokalet e Tiranës. Bëhet fjalë për të riun e identifiku­ar me inicialet E. R., i cili, së bashku me disa shokë, kishte tentuar të hynte në një lokal ku po festohej mbrëmja e maturës me klasat e vitit të tretë të një gjimnazi. Ai është ndeshur me administra­torin e lokalit që në hyrje të tij, i cili i ka shpjeguar se nuk mund të hynte brenda, pasi mjedisi ishte i prenotuar. Megjithatë, i riu nuk është bindur dhe ka nisur të fyejë administra­torin e lokalit. Ky i fundit ka lajmëruar Policinë, por shtetasi E. R. e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shqelma dhe grushte. Ai nuk u ndal as para oficerëve të Policisë së Tiranës, ku i kundërshto­i me dhunë. Sipas dosjes së Prokuroris­ë së Tiranës, njërit prej tyre i theu kamerën e trupit, ndërsa dëmtoi edhe mjetin e patrullës. Edhe gjatë shoqërimit në Polici ai ka vazhduar të sulmojë uniformat blu. “Edhe po të futem në burg, do të dal dhe do të takohemi së bashku, se unë nuk e rruj për njeri të gjallë në botë. Do t’jua tregoj unë juve se kush jam!”, me këto fjalë ai ka kërcënuar oficerët e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat. Por megjithatë, në sallën e gjyqit, i riu E. R. u shfaq tjetër njeri. Ai shprehu pendesë të thellë dhe kërkoi mëshirë. Në përfundim, Gjykata e Tiranës vendosi ta dënojë me 7 muaj burg, nga 1 vit që kishte kërkuar Prokuroria.

NGJARJA Sipas dosjes së Prokuroris­ë, gjithçka ka ndodhur rreth orës 11: 00 të datës 31 maj të këtij viti, në një lokal të Tiranës, ku kishin ardhur në mënyrë të organizuar dy klasa me nxënës të vitit të tretë të një shkolle të mesme për festën e maturës. Pasi nxënësit kishin hyrë në lokal, aty janë paraqitur katër djem të tjerë, mes tyre edhe shtetasi E. R. Ata kërkuan të hynin brenda, derisa administra­tori i lokalit ka dalë te dera dhe ka sqaruar se nuk shërbente për klientë të tjerë, pasi ishte prenotuar deri në orën 13: 00. E. R., së bashku me shokët e tij, kanë insistuar që të hynin, por ad- ministrato­ri nuk i ka lejuar. Në ato momente, E. R. ka fyer administra­torin dhe ka tentuar të hyjë në lokal me forcë. I ndodhur në këto kushte, administra­tori ka thirrur për ndihmë Policinë. Në momentin që administra­tori po sqaronte Policinë, E. R. është afruar pranë tyre dhe e ka qëlluar dy herë me shqelma në gjoks, dhe një herë me grusht në fytyrë. Në këtë moment ka ndërhyrë Policia, por ai ka kundërshtu­ar sërish. Ka shtyrë me duar dhe ka qëlluar me shqelma njërin prej policëve, duke i kërcënuar. E. R. ka dëmtuar kamerën e trupit të njërit prej policëve, si edhe ka dëmtuar pasqyrën e mjetit të Policisë. Edhe gjatë shoqërimit ai ka vazhduar duke kërcënuar punonjësit e Policisë me fjalët: “Edhe po të futem në burg, do të dal dhe do të takohemi së bashku, se unë nuk e rruj për njeri të gjallë në botë. Do t’jua tregoj unë juve se kush jam”.

 ??  ?? Faksimile e vendimit të Gjykatës
Faksimile e vendimit të Gjykatës
 ??  ?? Gjykata e Tiranës
Gjykata e Tiranës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania