Panorama (Albania)

Teatri i Metropolit, festival me vepra të ndaluara në diktaturë

Martin Camaj, Shpëtim Gina e Milo Duçi ngjiten në skenën e teatrit. Regjisorët fitues me audicione

-

Vepra të ndaluara, të censuruara gjatë diktaturës komuniste ngjiten në skenën e teatrit.

Qendra Kulturore Tirana ( Teatri Metropol) organizon për herë të parë Festivalin e dramës shqipe “MetroFest”. Në këtë edicion të parë të festivalit, i cili do të mbahet në datat 1- 4 nëntor, janë përzgjedhu­r vepra të panjohura të arkivit, si “Loja e mbasdrekës” e Martin Camajt, “Armiqtë” e Shpëtim Ginës dhe “I biri i Begut” e Milo Duçit. Sipas organizato­rëve, bëhet fjalë për një festival të përvitshëm të Teatrit Metropol, i cili do të ofrojë në çdo edicion të tij eksplorimi­n e një aspekti të ndryshëm të teatrit. “Vendosëm që të hulumtonim disa nga veprat shqiptare të arkivave, të cilat për një arsye ose një tjetër nuk e kanë prekur kurrë skenën. Fokusi ynë është te krijimi i një marrëdhëni­eje të shëndetshm­e me veprën shqiptare”, shpjegon drejtoresh­a e QKTsë, Jonida Beqo. Veprat vihen për herë të parë në skenë nga regjisorët, platformat e të cilëve janë përzgjedhu­r gjatë audicionev­e në Teatrin Metropol. Përkatësis­ht: “Loja e mbasdrekës” nga Martin Ca- maj, e cila do të vihet në skenë nga Shkëlzen Berisha; vepra e dytë është “I biri i Begut”, vepër e shkruar nga Milo Duçi dhe me regji nga Joana Omeraj, si dhe vepra e ndaluar e Shpëtim Ginës, me titull “Armiqtë”, që do të vihet në skenë nga Xhuljano Brisku. Gjithashtu, në “MetroFest” do të marrë pjesë shfaqja “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumit, me regji nga Milto Kutali, interpretu­ar nga Arben Derhemi, si dhe disa pjesë inskenim të “Njollat e murrme” e shkruar nga Minush Jero dhe regji nga Sonila Kapidani. Gjatë ditëve të festivalit do të ketë edhe dy lexime veprash, “Foleja Kombëtare” nga Lumo Skëndo, si dhe “Prangat” nga Halil Laze dhe pas çdo shfaqjeje do të organizo- hen panele diskutimes­h për çdo vepër përkatëse.

“Në fillim të pranverës ne shpërndamë këto tekste në klasat e regjisë master në Universite­tin e Arteve, për të na paraqitur më pas secili platformën e tij regjisoria­le. Si pjesë integrale e punës me veprën shqiptare dhe teatrin shqiptar, pyetja e vazh- dueshme është: kush do ta trashëgojë dramë shqipe, kush po vjen tani e kush do të vijë më pas; kush do ta vazhdojë këtë punë e kush do ta çojë më tej? Tre regjisorët e veprave shqiptare u përzgjodhë­n si rezultat i këndvështr­imit që kishin mbi këto vepra”, thotë Beqo.

 ??  ?? Nga konferenca e djeshme për shtyp në Teatrin e Metropolit
Nga konferenca e djeshme për shtyp në Teatrin e Metropolit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania