Panorama (Albania)

Champions, Hysaj me një këmbë jashtë, Totenhemi turpëron Realin

-

Ndeshjet e raundit të katërt në Ligën e Kampionëve kanë shtuar dy skuadra të tjera në listën e atyre që do të kalojnë fazën e grupeve. Në përfundim të sfidave, ka pasur jo pak surpriza. Supersfida e mbrëmjes, e luajtur në "Uembli", ka nxjerrë fitimtarë skuadrën e Totenhemit që ka mposhtur 3- 1 Realin e Madridit. Dele Ali në minutën e 27- të ka zhbllokuar sfidën dhe ka dyfishuar shifrat në minutën e 56- të të takimit. Për të mbyllur ndeshjen ka menduar Eriksen, që ka trefishuar rezultatin në minutën e 65- të. Kristiano Ronaldo ka shënuar golin e nderit për madrilenët. Ky tripikësh i jep biletën për fazën tjetër skuadrës londineze, pasi kryeson Grupin H me dhjetë pikë dhe ndiqet me tri më pak nga Real. Dortmund dhe Apoel, të dyja në kuotën e dy pikëve, do të luftojnë mes tyre për biletën e Ligës së Europës. Një pikavarazh i tillë i barabartë mbeti në fuqi, pasi përballja e luajtur në Gjermani përfundoi në barazim 1- 1. Ishte Guerrero që kaloi vendasit në avantazh në minutën e 29- të të pjesës së parë. Në të dytën, për APOEL barazoi Pote, në minutën e 51të, rezultat i cili mbeti në fuqi deri në fund të sfidës.

HYSAJ

Napoli i Elseid Hysajt e sheh veten thuajse jashtë Ligës së Kampionëve. Disfata në shtëpi 2- 4 ndaj Mançester Sitit bën që situata në Grupin F të mos jetë aspak në favor të napolitanë­ve. Siti siguroi biletën për më tej, ndërkohë që Shahtjor Donjeck e ndjek me nëntë pikë, vetëm 3 më pak se Siti. Napoli është në kuotën e tri pikëve, ndërsa grupin e mbyll Fejnord, pa asnjë pikë. Holandezët u mundën në transfertë nga Shahtjor me rezultatin 3- 1.

Me fitoren 3- 0 ndaj Mariborit të Valon Ahmedit, Liverpuli merr kryesimin e Grupit E me tetë pikë. Sevija ndjek me shtatë pikë, pas fi- tores 2- 1 ndaj Spartak Moskës. Beshiktash­i mbetet në krye të Grupit G, edhe pas barazimit 1- 1 me Monakon. Në takimin tjetër, Porto mposhti Lajpcigun me rezultatin 3- 1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania