Panorama (Albania)

Daja: Duam tri pikët, na lini të luajmë futboll

"Shpresoj të mos kemi probleme, e njohim kundërshta­rin"

- NGA I DËRGUARI YNË NË BEOGRAD, JORGIS MEMO

Trajneri Daja do të ketë shansin që të ketë në dispozicio­n të gjithë futbollist­ët para kësaj ndeshjeje.

Mirëpo, në fjalën e tij gjatë konferencë­s për shtyp në Beograd para ndeshjes, tekniku i korçarëve ka bërë me dije se futbollist­ët që vijnë nga dëmtimet nuk kanë formën e tyre optimale. Në deklaratën e tij, Daja ka theksuar se pret nga serbët të njëjtën mundësi për të luajtur futboll dhe për të shmangur çfarëdo aspekti tjetër që e shoqëron këtë përballje.

Si e shihni përballjen me kundërshta­rin?

Duke iu referuar tri ndeshjeve të para, kemi njësoj pikë sa kundërshta­ri dhe thuajse të njëjtin golavarazh. Nisur nga ndeshja e fundit në Elbasan, pavarësish­t vlerave që ka ekipi kundërshta­r, vumë re që nuk ishim inferiorë. E dimë që është shumë e vështirë, por do të futemi në fushë për rezultat pozitiv.

Si mendoni se do të ndikojë prania e tifozërisë serbe?

Duke pasur mbështetje­n e tifozëve të tyre, ata do të kërkojnë që patjetër ta fitojnë këtë përballje. Kjo bën që nga njëra anë t'u shtohet doza e motivimit, por ana tjetër e medaljes është që ngarkesa kalon tek ekipi kundërshta­r. Ekipi që kërkon patjetër fitoren, ka ngarkesë emocionale. Kemi njohje për ekipin kundërshta­r. Është e vështirë, por nuk mendoj se është e pamundur që t'i menaxhojmë drejt emocionet.

Si do të luajë Skënderbeu në raport me ndeshjen e fundit?

Ata do të kërkojnë që të jenë më agresivë, nëse mund ta them si fjalë, në aspektin sportiv. Uroj që të përballojm­ë presionin, të cilin kundërshta­ri do ta shfrytëzoj­ë në këtë ndeshje.

Si është gjendja e skuadrës, a keni lojtarë në dyshim?

Kemi lojtarë që vijnë nga dëmtimi dhe që nuk kanë gjendje optimale. Kjo është diçka që i trembemi. Për secilin prej këtyre lojtarëve që vijnë nga dëmtimi, kondicioni i tyre fizik nuk është në parametrat optimalë.

Ngjarjet e të shkuarës, a mendoni se do të ndikojnë?

Do të fokusohemi tek as- pekti sportiv sepse kemi ardhur në Beograd për të fituar ndeshje futbolli dhe jo diçka tjetër. Shpresoj që të na kthejnë atë lloj qetësie që i kemi dhënë secilit kundërshta­r në Elbasan, edhe vetë Partizanit të Beogradit. Uroj që të flasë vetëm futbolli.

I keni të gjithë të gatshëm, a keni vështirësi në zgjedhje?

Pothuajse i gjithë kontingjen­ti është në dispozicio­n, për herë të parë që nga fillimi. Është anë pozitive sepse kemi mundësi që të zgjedhim edhe në raport me cilësitë e kundërshta­rit.

Do guxoni që të arrini fitoren, ashtu si 30 vite më parë bëri një ekip shqiptar, duke u kualifikua­r në Beograd?

Po përgjigjem unë, meqë për të bërë krahasimin duhen disa faktorë edhe për faktin se Mici ka qenë… në projekt në atë kohë ( qesh…). Ka qenë përballje e vështirë edhe në atë kohë. Nuk ka ngjashmëri, pasi dinamika prej 30 vitesh i bën të ndryshme të dyja ekipet. Shpresoj që të na ndjekë ajo pjesë e fatit. Pse jo, ta përsëritim. Ne jemi të ndërgjegjs­hëm që ndeshja është shumë e vështirë, edhe prej meritave të kundërshta­rit që është me gjithë mend shumë i fortë, sidomos në fushën e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania