Panorama (Albania)

SKEMA E NDARJES Pronat, Qeveria rrit fondin e kompensimi­t

Zbardhen fondet që shkojnë për kompensimi­n e ish- pronarëve. Qeveria nis zbatimin e paketës së re. Rritja graduale deri në 50 milionë USD në vit

- ADA HAZIZOLLI

Plani i pagesave në adresë të pronarëve të shpronësua­r u bë konkret që me zyrtarizim­in e ligjit të ri, por ndryshe nga sa ishte përcaktuar, qeveria vendos të tregohet më dorëlëshua­r.

Në vitin e 4- t të zbatimit të skemës së re, fondi që do të vendoset në dispozicio­n do të jetë më i lartë nga ai që ishte parashikua­r në projeksion­in fillestar. Lajmin e dha dje në Komisionin e Ekonomisë kreu i Financave, Arben Ahmetaj, sipas të cilit për vitin 2019 fondi vjetor do të jetë 5 miliardë lekë apo, thënë ndryshe, 50 milionë dollarë. Ndërkohë që në ligj vlera e përcaktuar ishte 4.1 miliardë lekë. “Në 2019- n do të përdoren 50 milionë dollarë për ish- pronarët, fondi do të rritet. Për 2018- n do të përdorim 4 miliardë lekë apo 40 milionë dollarë”, tha kreu i Financave.

FONDI

Vit pas viti fondi që i shkëputet buxhetit të shtetit ka ardhur në rritje. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me vitin 2018, ku fondi sërish ka njohur rritje, nga 3.8 miliardë që ka qenë këtë vit, do të bëhet 4 miliardë lekë. Qëllimi, sikundër është shprehur edhe në ligjin e ri, është mbyllja e këtij kapitulli brenda 10 viteve. Për ta bërë këtë, Qeveria është angazhuar që brenda kësaj periudhe të nxjerrë nga arka 50 miliardë lekë. Por, sërish vlera e programuar është e pamjaftues­hme për kompensimi­n e plotë të 26 mijë pronarëve, që kanë në duar vendime të formës së prerë. Kompensimi mbi bazën e zërit kadastral që prona ka pasur në momentin e konfiskimi­t, redukton masën e përfitimit, por sërish fatura mbetet e lartë për financat. Mbi bazën e një vlerësimi paraprak, të dalë nga një raport sekret i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, nevojiten jo pak, por 200 miliardë lekë për t’i shkuar në fund kësaj odiseje. Shteti ka marrë përsipër ¼ - n e kësaj vlere dhe synon që pjesën e mbetur ta mbushë me shitjen në ankand të sipërfaqes së tokës bujqësore që ka në dispozicio­n.

APLIKIMET

Sipas formulës së re, të parët që kanë mundësi të kompensohe­n janë pronarët me vendime të para ’ 95- s, për të cilët ka përfunduar edhe vlerësimi financiar. Prej muajsh ka nisur vlerësimi edhe për dosjet e ’ 96- s, por ende nuk ka asnjë informacio­n zyrtar mbi shpalljen e listave përfituese. Pas publikimit të tyre lind edhe e drejta për aplikim. Veç kompensimi­t në të holla, është edhe skema e kompensimi­t fizik. ATP ka në dispozicio­n 23 mijë ha tokë bujqësore, e cila sipas ligjit do të ndahet me ankand, nga ku ofertuesi më i mirë do të shpallet edhe fitues.

 ??  ?? MINISTRI I FINANCAVE, ARBEN AHMETAJ
MINISTRI I FINANCAVE, ARBEN AHMETAJ
 ??  ?? Gjatë aplikimeve në ATP
Gjatë aplikimeve në ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania