Panorama (Albania)

Putini dhe hija e Stalinit

-

Gjithsesi: presidenti Vladimir Putin përuroi vetëm 40 minuta më këmbë larg Sheshit të Kuq një memorial të ri për viktimat e represioni­t politik - "Murin e Vajtimit". Kjo duhet vlerësuar. Deri tani Putini është shprehur në mënyrë kontradikt­ore lidhur me Stalinin. Ai e quante dikur diktatorin gjeorgjian një "udhëheqës të aftë". Madje, në shtator ai lejoi, që para një muzeu të historisë së ushtrisë të vendosej një bust i Stalinit. Tani shefi i Kremlinit, pa asnjë mëdyshje, i dënoi krimet e kohës së Stalinit: miliona të pafajshëm janë vrarë, janë mbyllur nëpër burgje dhe janë deportuar në Siberi.

Me fjalët e tij presidenti distancohe­t nga Stalini. Kjo duhej bërë sepse koha nuk priste më. Nuk ka asgjë për të zbukuruar dhe as për të shfajësuar prej krimeve të Stalinit dhe Leninit e të pasuesve të tyre. Fjalët e Putinit do të fitonin edhe më shumë peshë, nëse do të pasoheshin nga veprat. Sepse Presidenti nuk mundet të vajtojë viktimat e dhunës politike dhe njëkohësis­ht të përndjekë opozitarët apo të vërë mediat nën kontroll.

Dilema e Putinit është se si ta zbardhë historinë tragjike të vendit të tij, pa rrezikuar me këtë pushtetin e vet - vetëm pak muaj para zgjedhjeve të ardhshme presidenci­aleë Në çdo rast Putini gjithmonë ka vendosur për ruajtjen e pushtetit. Sepse Mantra e tij është: stabilitet­i. Ai është i lidhur më rrënjë të forta me skenën e forcave të sigurimit. Shpërbërje­n e Bashkimit Sovjetik - në sytë e tij një shtet mirëfunksi­onues-, ai e ka perceptuar si katastrofë dhe pështjelli­met e viteve ' 90 si një poshtërim të Rusisë. Ky shef i Kremlinit në radhë të parë synon të pengojë përsëritje­n e historisë së re. Krimet e Stalinit apo të Leninit janë për të shumë të largëta dhe nuk e prekin. Për të kjo është një temë, me të cilën duhet të merren historianë­t dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

Pavarësish­t gjithë kritikave të drejta ndaj Putinit, një gjë është pozitive, fakti që ai ia ka dorëzuar publikut "Murin e Vajtimit". Ndoshta në vigjilje të përvjetori­t të të ashtuquajt­urit Revolucion­i i Tetorit do të rihapet diskutimi, se si duhet komportuar me historinë. Por pasqyrë e së ardhmes mundet, por nuk duhet të jetë e kaluara. * D. W.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania