Panorama (Albania)

I dënuari për vrasje kapet me dy celularë në burg

Gjykata i shton edhe 1 vit burg për futjen e sendeve të palejuara në institucio­net e vuajtjes së dënimit

-

Gjykata e Tiranës ka shtuar edhe 1 vit burg për të dënuarin për “vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpuni­m”, Emiljano Tasho.

Ky i fundit po vuan dënimin për vrasjen e Enton Nikës në burgun e sigurisë së zakonshme në Vaqarr. Mirëpo, gjatë një kontrolli në qelinë e tij u gjetën dy aparate celularë, njëri prej të cilëve “Iphone”. Vendimi për dënimin e Tashos është dhënë më 17 tetor të këtij viti, ndërsa ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Vetë Emiljano Tasho e ka pranuar akuzën për futjen e celularëve në burgun e Vaqarrit, por ka refuzuar të tregojë se si kanë hyrë këto sende, apo se si i ka siguruar. Ai ka kërkuar madje edhe gjykim të shkurtuar. Ky është rasti i parë, kur një i dënuar gjykohet për “futjen e sendeve të paligjshme në institucio­net e vuajtjes së dënimit” në një çështje të ndarë sipas ndryshimev­e në Kodin e Procedurës Penale. Tashmë Tasho do të vuajë 15 vjet burgim në total, krahas atij të vrasjes në bashkëpuni­m të Enton Nikës.

NGJARJA Sipas dosjes së Prokuroris­ë së Tiranës, Drejtoria e Policisë së Burgjeve, më datë 25 nëntor 2016, pati miratuar një plan kontrolli në dhomat e të dënuarve të Burgut të Vaqarrit, pasi kishte siguruar informacio­ne se në këtë institucio­n të vuajtjes së dënimit kishin hyrë sende të paligjshme. Në kuadër të këtij plani, Policia e Burgjeve ka ushtruar më datë 15 dhjetor 2016, në orën 23: 30, një kontroll blic në qelitë e të burgosurve. Gjatë këtij kontrolli, i dënuari Emiljano Tasho u kap në flagrancë në qelinë e tij duke përdorur një aparat celular të markës “Iphone 5”. Gjithashtu, Policia e Burgjeve gjeti poshtë shtratit të tij një tjetër aparat celular. Pas kësaj, materialet kanë kaluar në Gjykatë, ku i pandehuri Emiljano Tasho ka shfaqur pendesë për veprimin, duke pranuar edhe akuzën e dytë. Mirëpo, ai nuk ka dhënë detaje se si kanë hyrë këto sende në Burgun e Vaqarrit. Edhe avokati i tij pranoi që gjyqi të vazhdonte me provat që kishte siguruar Prokuroria e Tiranës, duke mos shfaqur asnjë pretendim.

VENDIMI Në vendimin e saj, i cili është marrë më datë 17 tetor 2017, Gjykata e Tiranës thotë se merr parasysh dënimin e mëparshëm të Emiljano Tashos, akuzën e provuar për “vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpuni­m”, po ashtu edhe shfaqjen e pendesës së tij. Në këto kushte, referuar edhe provave të sjella nga prokurori, Gjykata vendosi të deklarojë fajtor të pandehurin Emiljano Tasho për veprën penale të “futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucio­nin e ekzekutimi­t të vendimeve me burg” dhe e dënon atë me 1 vit e 6 muaj burgim. Por Gjykata shton se në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Emiljano Tasho i ulet 1/ 3- a e dënimit, duke e dënuar përfundimi­sht me 1 vit burgim. Gjithashtu, bazuar në ndryshimet e Kodit Penal, dënimi me 1 vit burg i shtohet atij me 14 vjet burgim për “vrasje me paramendim, të kryer në bashkëpuni­m”.

 ??  ?? Pamje nga kamerat e sigurisë, kur ndodhi vrasja e Enton Nikajt
Pamje nga kamerat e sigurisë, kur ndodhi vrasja e Enton Nikajt
 ??  ??
 ??  ?? Gjykata e Krimeve të Rënda
Gjykata e Krimeve të Rënda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania