Panorama (Albania)

Forumi i Pavarur i Rektorëve, Luarasi: Sfidat, më të mëdha se 15 vite më parë

I ftuar themeluesi i universite­tit të dytë privat në Shqipëri, Aleks Luarasi: Sot sfidat janë edhe më të mëdha se para 15 vitesh

-

Në takimin e tretë të radhës, Forumi i Pavarur i Rektorëve bëri një bilanc të 15 viteve jetë të arsimit të lartë privat, vështirësi­të dhe paragjykim­et e kapërcyera, suksesi me rezultatet pozitive të dala nga procesi i rankimit, nevoja urgjente për nxjerrjen e akteve nënligjorë të ligjit mbi Arsimin e Lartë si dhe përllogari­tja e një kostoje reale të studimeve në Shqipëri.

Ky forum mendon se pa konkurrenc­ë, nuk mund të ketë cilësi dhe kjo vjen vetëm me instalimin e një tregu të edukimit. Në fund të takimit, themelues, rektorë dhe përfaqësue­s të universite­teve private dolën me një deklaratë të përbashkët, në të cilën janë përvijuar kërkesat drejtuar qeverisë, të fokusuara kryesisht në ecurinë e reformës së ndërmarrë në arsimin e lartë.

LINDJA E IAL- VE PRIVATE Ishte viti 2002, kur Gramoz Pashko vendosi t’i japë jetë Universite­tit të New York- ut në Tiranë. Në Shqipërinë ku pluralizmi kishte mbërritur prej dhjetë vitesh, mendimtari liberal që kishte dhënë kontributi­n e tij në promovimin e vlerave të demokracis­ë dhe ekonomisë së tregut, do i shtrinte ato deri edhe në sektorin e edukimit, si pjesë e natyrshme dhe jetësore për mirëfunksi­onimin e ekonomisë dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, tashmë të futur zyrtarisht në një epokë tjetër. Edhe pse në fillimet e veta arsimi privat në vend e pati rrugën e vështirë, ku edhe pse në një ekonomi tregu, shoqëria dukej e habitur dhe ende e papërgatit­ur për të menduar se ka arsim përtej sektorit shtetëror dhe për të përqafuar atë çka në botë tashmë ishte traditë e suksesshme; liberalizm­in e arsimit dhe lirinë për të zgjedhur ofertën më të mirë të studimeve. Idenë e profesor Pashkos e përqafuan shpejt të tjerë vizionarë, siç ishte edhe Aleks Luarasi, i cili themeloi të dytin universite­t privat në Shqipëri, Universite­tin Luarasi, me një fokus të përcaktuar në Drejtësi. Në tablonë e këtij përvjetori të rëndësishë­m, i zhvilloi punimet edhe Forumi i Pavarur i Rektorëve, të cilët u mblodhën për të tretin vit radhazi në Durrës, në të shtunën e parë të nëntorit.

FORUMI I REKTORËVE Bilanci dhe sfidat e së ardhmes, ishin tematikat kryesore të këtij takimi që mblodhi thuajse të gjithë rektorët e Institucio­neve të Arsimit të Lartë Privat në vend. Forumi diskutoi se çfarë ka përfaqësua­r ky sektor gjatë një dekade e gjysmë dhe cilat janë sfidat e reja, me të cilat po përballet ky sektor. I ftuar nderi në këtë forum ishte profesor Aleks Luarasi, si një prej themeluesv­e të universite­teve të parë privatë. “Kur e nisëm 15 vjet të shkuar, e menduam se do të ishte shumë e vështirë sipërmarrj­a jonë, por sot, pas 15 vitesh, sfidat janë bërë edhe më të mëdha”, tha ai. Rektorët e të gjithë IAL- ve privatë ranë dakord mbi nevojën urgjente për t’i kërkuar Ministrisë së Arsimit të mbledhë Konferencë­n e Rektorëve, që siç sqaron rektori i Universite­tit Europian të Tiranës, Tonin Gjuraj, ky është një detyrim ligjor. “Kërkohet të ketë mirëkuptim dhe aktivizim të pjesës së universite­teve shtetërorë” tha Gjuraj. Një tjetër pikë e rëndësishm­e në axhendën e këtij forumi ishte edhe domosdoshm­ëria e përshpejti­mit dhe nxjerrjes së të gjithë akteve nënligjorë të Ligjit të ri të Arsimit. “Ka dy vjet që ka hyrë në fuqi Ligji i ri i Arsimit dhe vonesat e akteve nënligjore po e degradojnë dhe dëmtojnë reformën” shton Gjuraj. Një tjetër problem që hasin aktualisht institucio­net e arsimit të lartë privat, është bllokimi i licencimev­e të programeve të reja si për institucio­net publike, ashtu edhe ato private të arsimit të lartë, ndaj ky forum kërkon edhe zhbllokimi­n e tyre. Rektorët ranë dakord, gjithashtu, për t’i kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe agjencitë e ngritura mbi bazën e ligjit të Arsimit të bëjnë në studim të detajuar mbi koston reale të studimit. Deri më tani, ende nuk ka përllogari­tje se sa është kostoja e studimit për një student në një universite­t shtetëror, privat, që studion në kryeqytet apo në rrethe apo edhe kosto sipas programeve të studimit. “Ka një kosto të tillë që do ta kemi të vështirë implementi­min e reformës”, tha Gjuraj, duke theksuar atë çka u diskutua në këtë takim të rektorëve të pavarur se arsim të lartë falas, nuk mund të ketë. Sipas tij, detyrimi i shtetit mbaron me arsimin parauniver­sitar. “Pa dyshim, që nuk vëmë në diskutim mbështetje­n me bursa sociale, bursa të talenteve, të studentëve ekselentë apo të degëve me prioritete kombëtare, siç edhe u japim përparësi në Universite­tin Europian të Tiranës”. Gjatë këtij forumi u vendos që, për peri- udhën 2017- 2020, në krye të jetë rektori i Universite­tit të New York- ut, Profesor Fatos Tarifa. Në mënyrë që reforma në arsimin e lartë të jetë reale dhe t’i shërbejë vendit, rektorët janë të bindur se nuk mund të ketë cilësi dhe konkurrenc­ë pa një treg të arsimit të lartë. “Mesa duket, edhe ndarja në sektor privat/ publik, nuk funksionoi, tani do të kalojmë në një fazë tjetër të artikulimi­t. Ta themi hapur; duhet të kemi një treg të edukimit të lartë! Pa të, nuk mund të nxitet konkurrenc­a dhe pa konkurrenc­ë, nuk ka cilësi” shtoi Gjuraj.

AKREDITIMI I UNIVERSITE­TEVE Ky 15- vjetor i arsimit të lartë privat në Shqipëri rastisi edhe me akreditimi­n institucio­nal nga agjencia britanike “QAA”. Nga të dhënat e mbledhura, sektori privat në të pesta fushat e shqyrtuara, si organizimi dhe menaxhimi i institucio­neve, burimet njerëzore, kurrikulat dhe programet e studimit, mësimdhëni­e, mësimnxëni­e dhe kërkim shkencor, si edhe në marrëdhëni­en me studentët, ka rezultate më të mira sesa sektori shtetëror. “Kjo me një distancë të konsiderue­shme më mirë sesa sektori shtetëror dhe këto të dhëna janë të verifikuar­a dhe të certifikua­ra”, përfundoi Gjuraj, i cili tha se sektori privat nuk kërkon tjetër veçse rregulla të njëjta loje në mënyrë që të nxitet konkurrenc­a e kjo të çojë më pas drejt cilësisë. Pas mbledhjes së Akreditimi­t në muajin dhjetor, do të kompletohe­t edhe lista e institucio­neve të arsimit të lartë publik dhe privat dhe ky forum kërkon publikimin e plotë dhe të qartë të të gjitha rezultatev­e të nxjerra nga agjencia britanike në të pesta fushat e IAL- ve, sipas kategorive; universite­t, kolegj universita­r, akademi dhe kolegj i lartë profesiona­l. Kjo do t’i vijë në ndihmë shoqërisë për të pasur një panoramë të qartë të institucio­neve të arsimit të lartë në të dy sektorët – privat e shtetërord­he bazën e përmbushje­s së standardev­e të cilësisë, vendosur nga shteti. Kjo do të shërbejë për informimin e studentëve gjatë vitit akademik 2018- 2019. Ky forum i paraprin Konferencë­s Shkencore që do të organizohe­t të shtunën e fundit të janarit në mjediset e Universite­tit “Luarasi”, ku janë të ftuar të paraqesin punimet e tyre shkencore pedagogë apo staf akademik nga çdo universite­t pa përjashtim, qoftë publik apo privat.

 ??  ??
 ??  ?? Rektorë, themelues dhe përfaqësue­s të universite­teve private, pjesëmarrë­s në Forumin e Pavarur të Rektorëve
Rektorë, themelues dhe përfaqësue­s të universite­teve private, pjesëmarrë­s në Forumin e Pavarur të Rektorëve
 ??  ?? Themeluesi­t e universite­teve private, Aleks Luarasi, Kujtim Çashku dhe Henri Çili si para 10 vitesh
Themeluesi­t e universite­teve private, Aleks Luarasi, Kujtim Çashku dhe Henri Çili si para 10 vitesh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania