Panorama (Albania)

Salianji: Duan t’i mbyllin gojën opozitës

Pjerin Ndreu: Po bëja shaka, kërkon të marrë medalje politike

- Pjerin Ndreu Ervin Salianji

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, përmes një konference për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, e cilësoi kërcënimin si një përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës. “Që Rama kërkon që nëpërmjet banditëve të mbajë pushtetin, por ta harrojë që banditë me ose pa pushtet, t’i mbyllin gojën opozitës. Nuk kam pasur frikë nga punonjësit e tyre kur kam hyrë në mes të parcelave me kanabis, për t’i denoncuar, e jo më nga njerëz të cilët për shkak të asaj që përfaqësoj­në si personalit­et njerëzor, janë qesharakë dhe do të ishte një ngjarje qesharake. Por, për shkak të asaj që përfaqësoj­në për sh- qiptarët, është një ngjarje e rëndë e parlamenta­rizmit, ku deputetë me precedentë në këtë situatë, ndërhyjnë dhe tentojnë t’i mbyllin gojën opozitës”, u shpreh Salianji. Këtij reagimi iu përgjigj deputeti socialist, Pjerin Ndreu, i cili përmes një statusi në Facebook shkruan se shakanë e tij, deputeti demokrat e përdor për t’u viktimizua­r dhe për të marrë medalje politike. “Në lidhje me një konfer- encë për shtyp të Salianjit të PDsë, që gjoja e paskam kërcënu! E para nuk kam kërcënu askënd, por po bënim shaka me kolegun Sterkaj dhe Salianji menjëherë e merr seriozisht! E dyta, unë e kuptoj se ka deputetë delirantë që kërkojnë alibi për ndonjë medalje në politikë dhe mezi presin të bëjnë kastraveci­n dhe viktimën. Por të rrinë të qetë se nuk do t’u japim kënaqësinë që kërkojnë me ngulm duke provoku në çdo rast. Ne do vazhdojmë punën pa u provoku nga askush, duke i lënë në budallëkun e vet këta ekzemplarë që stërmundoh­en të imitojnë dikë e të qurraviten para kamerave me kërcënime që nuk ekzistojnë!”, shkruan deputeti socialist në Facebook.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania