Panorama (Albania)

Në makinë me 863 mijë euro, Prokuroria merr regjistrat e “Kurum”, Xhafaj: Hetim policëve

Debati i plotë në Komision, ministri: Nuk mund të shkarkoj Çakon nga shqetësime­t e një partie. Salianji: Je njësoj si paraardhës­i

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka sqaruar veprimet e Policisë së Shtetit lidhur me ndalimin e Orest Sotës pak ditë më parë me 863 mijë euro në makinë dhe dy patenta të ish- ministrit Saimir Tahiri. I pranishëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua dhe u votua në parim me votat e PS buxheti për Ministrinë e Brendshme, Xhafaj bëri të ditur se ka ngarkuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm që të hetojë veprimet e efektivëve të Policisë gjatë arrestimit të shtetasit Orest Sota. Ministri i Brendshëm garantoi deputetët e Komisionit të Sigurisë se gjithë çfarë ka ndodhur në Elbasan është e regjistrua­r konform procedurav­e ligjore dhe rasti i është përcjellë në mënyrë të menjëhersh­me Prokuroris­ë së Elbasanit. Deputeti i LSI, Endrit Brahimllar­i, kërkoi nga ministri i Brendshëm shkarkimin e drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, për shkak të implikimit të tij në ngjarje me sfond kriminal. Por lidhur me këtë ngjarje, Xhafaj i kujtoi deputetit të LSI se nuk mund të kërkojë shkarkimin e drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë për shkak të shqetësime­ve që mund të ketë një forcë politike.

DEBATI NE KOMISION Flamur Noka: Z. ministër, është traditë këtu që kur ministri i Brendshëm prezanton buxhetin, shoqërohet nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit. Sot, me sa shoh, Haki Çako mungon, arsyet i dini ju. Pyetja ime është kjo: Policia që ne kemi sot, a është Policia që duam? E dyta, para disa ditësh, në Portin e Durrësit, u hoq një minijaht. U largua nga aty, pasi plasi skandali Tahiri brenda 24 orëve. Dini gjë i kujt ishte ky jaht dhe pse rrinte prej kohësh në territorin e administru­ar nga Polica Kufitare e Durrësit? Edhe një pyetje tjetër. Mund të na bëni një koment rreth fshehjes nga ana e Policisë së Shtetit të skandalit të Elbasanit ku nuk iu ndalua Policisë dhe pastaj kur policia e burgut ndërhyri për ta bllokuar në makinë, u gjet vetëm një person, i cili drejtonte një makinë dhe dispononte një çantë grash në sediljen e pasme dhe dispononte 863 mijë euro dhe tre patenta për skaf? Nuk e di a do merrni patentë skafi ju, se si duket Ministria e Brendshme e ka bërë traditë tashmë.

Fatmir Xhafaj: Z. Çako dhe çdo punonjës i Policisë nuk është gjykuar e arsyeshme të jenë këtu, sepse paraqitja, mbrojtja e buxhetit është pjesë e përgjegjës­isë sime politike, kushtetues­e dhe ligjore. Unë këtu nuk jam për t’u mbrojtur nga policët, por për të mbrojtur buxhetin e shtetit. Kur më thoni Policia që ju sot drejtoni, dua t’ju kujtoj se unë nuk drejtoj Policinë. Flamur Noka: Po është një nga institucio­net që drejtoni ju. Fatmir Xhafaj: Po pra, Policia drejtohet nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit. Këtu dua të dal edhe te çështja tjetër, që unë nuk kontrolloj territoret e porteve. Unë nuk marr informacio­n se çfarë ndodh në territoret e porteve, për aq kohë sa ato janë informacio­ne policore. Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, ose më saktë me ndalimin e një shtetasi. Drejtori i Policisë së qarkut të Elbasanit, i komanduar në këtë detyrë, i cili është njëkohësis­ht drejtori i Departamen­tit për çështjet e sigurisë në Policinë e Shtetit, e ka bërë të qartë publikisht rolin e Policisë dhe kryerjen e detyrave nga ana e Policisë në këtë çështje. Policia e Shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Gjithsesi, nisur nga shqetësime­t që janë trajtuar, përfshirë edhe shqetësime­t e politikës, pavarësish­t nëse janë apo nuk janë të drejta, apo motivimi, unë kam ngarkuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm ta hetojë dhe të arrijë në përfundime lidhur me ushtrimin e përgjegjës­ive që kanë punonjësit e Policisë në këtë detyrë rutinë sipas tyre në respekt të ligjit. Dua të bëj me dije se gjithçka që ka ndodhur është e regjistrua­r konform procedurav­e ligjore dhe i është paraqitur në një kohë shumë të shkurtër në rrugë zyrtare Prokuroris­ë së Rrethit të Elbasanit. Dhe pak orë më vonë, me paraqitjen e këtij dokumentac­ioni, çështja është filluar nga Prokuroria e Elbasanit dhe nga ai moment, përgjegjës për atë çështje është vetëm Prokuroria e Republikës. Ajo përcakton nëse ka apo jo vepër penale në atë rast dhe nëse ka apo nuk ka shkelje nga punonjësit e Policisë. Unë si ministër nuk e kam këtë tagër dhe nuk kam ndërmend ta marr kurrë.

Endrit Brahimllar­i: Për sa i përket drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë. A do merrni ju masa për shkarkimin e tij, pasi, sipas disa ngjarjeve të fundit në vend, por edhe muajve më parë, është përgjegjës­i kryesor i menaxhimit të punës së Policisë ku kemi vënë re që janë shkarkuar vartësit e tij dhe drejtori nuk mban asnjë përgjegjës­i. E bëra këtë pyetje për shkak të disa shqetësime­ve që ne kemi në lidhje me këtë çështje.

Fatmir Xhafaj: Gjysmën e përgjigjes ju e dhatë vetë. Thatë që a do ta shkarkoni për shkak të shqetësime­ve që ne kemi. Unë nuk mund të kërkoj të shkarkohet drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit se ka shqetësime një forcë politike. Nëse ka shqetësime që lidhen me ushtrimin e funksionit në bazë të ligjit, ky është një arsyetim tjetër. Deri më sot nuk e kam këtë shqetësim.

Ervin Salianji: Ju harroni që ky buxhet dhe pjesa më e madhe e ekipit që ju keni në stafin tuaj janë ekipi i ish- ministrit të Brendshëm që sot duhet të ishte në burg, por që me votën tuaj politike, duke iu bërë barrë dhe pengesë drejtësisë, ju e mbajtët në qafë dhe në kurriz ish- ministrin, duke mos ia dorëzuar drejtësisë. Ju deri më sot keni vetëm seriozitet­in në fjalë, ndryshe nga paraardhës­i juaj, por në akte, veprime konkrete, se si do të goditet krimi apo se si do të merren masa brenda strukturës suaj për të përmirësua­r gjendjen e kriminalit­etit në vend, ju jeni për fat të keq po njësoj si paraardhës­i juaj.

Fatmir Xhafaj: Unë jam i qetë për ta ushtruar këtë detyrë. Dua t’ju kërkoj sinqerisht dhe madje edhe ju nuk duhet të ndiheni mirë me disa terma që përdorni ndaj Policisë së Shtetit. Ju mund të përdorni ndaj meje çdo lloj termi, por termi banditë në Policinë e Shtetit nuk është termi i duhur, nuk është i përshtatsh­ëm. Flamur Noka: Po, po, ka banditë, Fatmir. Myslim Murrizi: Nëse ju thoni që nuk paska banditë brenda Policisë së Shtetit, atëherë për çfarë do të bëhet vetingu? Do të jetë politik? Pas ikjes së Saimir Tahirit, ju shkarkuat 12 drejtorët e qarqeve. Kur nuk paska banditë, përse i shkarkuat? A e dini se nëse i keni shkarkuar në mënyrë të paligjshme, ata do të fitojnë gjyqet dhe do të marrin para nga taksapague­sit shqiptarë?

Paulin Stërkaj: Deputeti kujton vetëm ditën që ka fillu fushatën dhe ka ardh në Parlament. Harron që krimi në këtë vend ka një vazhdimësi. Nëse do të flasim jashtë buxhetit, ne të keqen e kemi nga brenda. Kemi kryetarin e PD- së, Lulzim Bashën, autorin e 4 vrasjeve dhe 26 plagosjeve. Flamur Noka: Akoma me këto ju? Paulin Stërkaj: Muli ngadalë tani, ke qenë ministër i Brendshëm pas tij ti. Prandaj e mbrojta Gardën dhe thashë që t’i rriten rrogat, se nuk është fajtore Garda që më 21 janar u plagosën 26 veta dhe u vranë 4, por është fajtor Lulzim Basha dhe Sali Berisha që kanë qenë brenda në Kryeminist­ri.

Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, ose më saktë me ndalimin e një shtetasi. Drejtori i Policisë së qarkut të Elbasanit, i komanduar në këtë detyrë, i cili është njëkohësis­ht drejtori i Departamen­tit për çështjet e sigurisë në Policinë e Shtetit, e ka bërë të qartë publikisht rolin e Policisë dhe kryerjen e detyrave nga ana e Policisë në këtë çështje. Policia e Shtetit ka bërë detyrën konform ligjit

 ??  ?? Xhafaj dje në Komisionin e Sigurisë
Xhafaj dje në Komisionin e Sigurisë
 ??  ?? MINISTRI I BRENDSHEM, FATMIR XHAFAJ DJE NE KOMISION
MINISTRI I BRENDSHEM, FATMIR XHAFAJ DJE NE KOMISION
 ??  ?? Biznesmeni Orest Sota
Biznesmeni Orest Sota

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania