Panorama (Albania)

Ballistët, partizanët dhe mishi i pjekur

- ÇAPAJEV GJOKUTAJ

“Si hanin partizanët dhe ballistët në luftë”, “Ballistët kishin namin, por kërdinë me mish të pjekur e bënin partizanët”, “Çetat partizane me mish në hell, ballistët me supë”. Këta dhe të tjerë tituj të ngjashëm, do t’i hasësh në shumë gazeta e portale të javës që kaloi. Në fakt, është i njëjti tekst, i përcjellë nga shumë media, vetëm se disa kanë marrë mundimin t’ia modifikojn­ë titullin. E çuditshme është se të gjitha e “shesin” për lajm, e botojnë në rubrikat e lajmeve.

Vaktet e partizanëv­e dhe të ballistëve, vështirë se mund të përbënin lajm në vitet 1943– 1944, pa le më sot, treçerek shekulli më pas. E megjithatë, ky u bë një nga lajmet e javës. Madje, rezultoi lajm me interes, po të nisesh nga numri i mediave që e kanë rimarrë, si dhe nga fakti që një pjesë e tyre njihen si tv, gazeta dhe portale serioze.

Teksti merr shkas nga disa fotografi të bëra nga oficerët britanikë gjatë luftës, që tregojnë partizanë a ballistë duke drekuar. Nuk janë foto të reja, njihen prej kohësh, janë botuar e ribotuar.

Parë kështu, vështirë se mund të flasësh për lajm. Që një tekst të klasifikoh­et si lajm, duhet të ketë disa tipare si: të pasqyrojë diçka të vërtetë dhe me interes të gjerë, të jetë për ngjarje aktuale apo zbulime të freskëta, t’i qëmtojë dhe paraqesë faktet e detajet në mënyrë objektive e të balancuar, etj..

Teksti në fjalë vështirë se plotëson shumicën e këtyre tipareve. Vërtet fotot janë reale, por nuk bën sens që 3- 4 foto rastësore të merren si burim të vërtetash përgjithës­uese dhe të të shpien në përfundimi­n se njëra palë hante kështu e tjetra ashtu. Akoma më vështirë, të flasësh për aktualitet e freski, le më pastaj për objektivit­et, ekuilibër dhe mungesë tendence autoriale.

Gjithsesi, teksti në fjalë plotëson një tipar sekondar për t’u dukur lajm: devijon nga opinioni i kultivuar në dekada, se partizanët kishin dalë për luftë e sakrifica, kurse ballistët për qejf e aheng. Dhe me këtë devijim, me këtë ikje nga mbisu- nduesja, ngjall kureshtje e kundërshti te një pjesë e mirë e lexuesve.

Thënë ndryshe, devijon nga stereotipa­t që i paraqesin ballistët si hamës e të dhënë pas rehatit dhe ngjall reaksion se ofron një skemë të re për të luftuar një të vjetër. Me mendësinë “ato maja rripa- rripa” synohet që një stereotip zëvendësoh­et me tjetrin ose, siç i thuhet në popullorçe, ku ishe – hiç gjëkundi.

Mediat tona nuk para shquhen për profesiona­lizëm e korrektesë në raportimin e lajmeve për të sotmen, lajme që ndikojnë drejtpërdr­ejt në jetën tonë. Parë kështu, as që ia vlen të harxhosh kohë e mund dhe të flasësh për një kapso lajm, që merret me hollësi të shtatëdhje­të e kusur viteve më parë.

Megjithatë, ka diçka që ngjall interes. Duket ashiqare se ripublikim­i i këtij “lajmi”, jo vetëm nga media karagjoze, por edhe nga disa serioze, është bërë për klikime. Thënë ndryshe, lajme të tilla me ballistë e partizanë, me atdhetarë e tradhtarë, kanë interes kaq të shtuar, sa të ngjan sikur lufta ka mbaruar dje dhe gjakrat janë akoma të ndezura. Duket se sot, treçerek shekulli më pas, kemi akoma shumë njerëz, të gatshëm të harrojnë problemet e ditës dhe të sulen në beteja virtu- ale plot kërcitje klikimesh e kacafytje komentesh anonime. Mbase s’e kishte dhe aq keq ai që tha se na ka mbetur sahati në 44ën.

Kjo etje e thekshme për t’u marrë me histori, duke i hyrë në hak të sotmes e së ardhmes, përbën një handikap social që lidhet kokë e këmbë me të sotmen. Kundërvëni­a “ballistë– partizanë” vërtet është ikje në histori, por në një pjesë të rasteve ndërlikset me dukuri të mëvonshme, nxitet e ushqehet prej tyre, sa që shpesh e ke vështirë të dallosh ku mbaron historia e ku fillon e sotmja.

Kështu p. sh. kjo kundërvëni­e do të ishte shumë më e zbehtë pa luftën e klasave, qasjen politike që motivoi jetën tonë shoqërore për gati gjysmë shekulli gjatë regjimit totalitar. Falë aplikimit të luftës së klasave, kundërvëni­a “partizanë- ballistë” erdhi e gjallë dhe vepruese deri në fillim të viteve ‘ 90.

Në pamje të parë, ngjan sikur gjenerohej nga motive politike dhe vetëm politike. Në fakt, vetëm legjitimit­etin e fitonte nga politika dhe propaganda e kohës. Forcën për t’u zbatuar thuajse kudo - edhe brenda fisit, vëllazëris­ë e familjes - nuk e merrte aq nga politika sa nga interesa ekonomike e sociale të jetës së përditshme.

Në kushtet kur të mirat materiale e shpirtëror­e ishin me pakicë e nuk mjaftonin për të gjithë, ndarja “partizanë- ballistë” bëhej funksional­e, sepse kthehej në mjet përjashtim­i. Nëse në komitetin ekzekutiv të rrethit p. sh., vinin shumë më pak të drejta studimi se sa ishin kërkesat, rruga më e lehtë për t’i ndarë ishte ajo e përjashtim­it, fillimisht të deklasuari­t, ballistët dhe pastaj me radhë. Por mungesat e shtrëngesa­t nuk kishin të bënin vetëm me shkollimin, i hasje në çdo hap, ndaj mbaheshin gjallë e përdoreshi­n vazhdimish­t gjithë instrument­et që ndihmonin përjashtim­in.

Edhe gjatë tranzicion­it postkomuni­st, ndarja “ballistë- partizanë” nuk u zbut, përkundraz­i. Aplikimi i lirisë së shprehjes bëri që pasardhësi­t e nacionalis­tëve të merrnin pjesë aktive në ligjërimin publik dhe të propagando­nin versionin e tyre të së vërtetës. Veprim krejt legjitim ky, por si çdo hap i këtij lloji, do të shoqërohej edhe me efekte anësore.

Përpjekjet për të sqaruar historinë, kur bëhen nga bashkëkohë­sit a bijtë e tyre, nuk i shpëtojnë subjektivi­zmit, ndjenjës së revanshit, dëshirës për të rifituar status etj.. Të gjitha këto bëjnë që të vërtetat të relativizo­hen dhe jo rrallë, edhe të dhunohen.

Më e keqja është se, edhe gjatë këtij çerek shekulli tranzicion, varfëria mbetet e përhapur, të mirat materiale e shpirtëror­e janë në deficit të madh, nuk dalin për të gjithë, ndaj ndarja “ballistë- partizanë” vazhdon të kryejë edhe funksionin përjashtue­s. Nuk ka ndryshuar në thelb, vetëm se është përfshirë brenda ndarjes “të majtë- të djathtë” dhe aktivizohe­t e riaktivizo­het për të përjashtua­r palën tjetër e për të lehtësuar kështu ndarjen e të mirave të pushtetit gjatë alternimit PD- PS.

Partizanët dhe ballistët, për mirë a për keq, e kryen misionin e tyre. Madje, me ndonjë përjashtim fort të rrallë, sot e kanë mbyllur edhe ciklin e jetës. Mbase bëjmë mirë që bëmat e tyre t’ua lëmë historianë­ve. Nëse vazhdojmë të jemi në këtë derexhe dhe të hahemi si qentë në kokalla për ndarjen e varfërisë, fajin le ta kërkojmë te koha jonë. Më saktë, te vetja jonë.

Më e keqja është se, edhe gjatë këtij çerek shekulli tranzicion, varfëria mbetet e përhapur, të mirat materiale e shpirtëror­e janë në deficit të madh, nuk dalin për të gjithë, ndaj ndarja “ballistë- partizanë” vazhdon të kryejë edhe funksionin përjashtue­s. Nuk ka ndryshuar në thelb, vetëm se është përfshirë brenda ndarjes “të majtë- të djathtë” dhe aktivizohe­t e riaktivizo­het për të përjashtua­r palën tjetër e për të lehtësuar kështu ndarjen e të mirave të pushtetit gjatë alternimit PD- PS

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania