Panorama (Albania)

Rama i preu fondet, Beqiraj te Meta: Dorëhiqem nga Akademia

“Ma kërkoi kreu i shtetit, dorëheqja për t’i hapur rrugën reformimit të Akademisë”

- ARISTIR LUMEZI

Gudar Beqiraj, kryetari i ri i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, ka deklaruar dorëheqjen e tij pas një takimi me Presidenti­n e Republikës, Ilir Meta.

Dy muaj pas zgjedhjes së tij në krye të Akademisë së Shkencave, në një proces të kontestuar si nga akademikë, por dhe nga Kryeminist­ri Rama, Beqiraj ka marrë një ftesë nga kreu i shtetit për t’u takuar në Presidencë. Mësohet se biseda mes miqve të vjetër ka qenë drejt gjetjes së një zgjidhjeje për të zhbllokuar funksionim­in e Akademisë. Presidenti Meta mësohet të jetë shprehur se në këtë situatë ku ndodhet Akademia, ai e ka të pamundur ta dekretojë atë kryetar. Nga ana e tij, Beqiraj ka pranuar propozimin e kreut të shtetit për të dhënë dorëheqjen, si zgjidhjen më të favorshme në këtë situatë për t’i hapur rrugën reformimit të saj. Në 27 tetor, në një shkrim të saj, gazeta “Panorama” publikoi lajmin se Presidenti i Republikës nuk do ta dekretonte Beqirajn në krye të Akademisë pas reagimeve të shumta që pati për këto zgjedhje.

PRESIDENCA Përmes një njoftimi zyrtar, zyra e shtypit e Presidenti­t Meta njoftoi dorëheqjen e Gudar Beqirajt, por dhe frymën e këtij takimi. “Presidenti i Republikës së Shqipërisë priti sot në takim Kryetarin e Zgjedhur të Akademisë së Shkencave, akademikun Gudar Beqiraj, gjatë të cilit u diskutua mbi situatën aktuale të Akademisë së Shkencave, procesin e reformimit të saj dhe sfidat dhe perspektiv­ën e përballjes së tyre me sukses. Gjatë bisedës u nënvizua nevoja dhe rëndësia e një reformimi tërësor të kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në drejtim të rritjes së produktivi­tetit shkencor në harmoni me zhvillimet e sotme të shkencës, teknologji­së dhe inovacioni­t, për përballimi­n e sfidave të rëndësishm­e të vendit tonë”, thuhet në njoftim. Në vijim, njoftimi jep dhe vendimin e kryetarit të Akademisë për të mos qenë në krye të këtij institucio- ni. “Gjatë takimit, Akademiku Beqiraj i shprehu vullnetin e tij Presidenti­t të Republikës për t’u dorëhequr nga pozicioni i Kryetarit të Zgjedhur të Akademisë së Shkencave, duke theksuar se ai do të mbetet përkrah kolegëve të tij akademikë, mbështetës dhe kontribues i procesit të reformimit të nisur tashmë të këtij institucio­ni të rëndësishë­m. Presidenti i Republikës Meta vlerësoi lart aktin qytetar të akademikut Gudar Beqiraj, duke vënë në dukje personalit­etin e tij dhe rolin e kontributi­n e gjatë jo vetëm në fushën e kërkimit shkencor, por edhe në atë të zhvillimit të sportit dhe të veprimtari­ve humanitare”, thuhet në njoftimin e Presidencë­s. Gjithashtu, Presidenti i Republikës Meta theksoi rëndësinë e vendosjes sa më shpejt të dialogut mes Asamblesë së Akademisë së Shkencave dhe qeverisë, me qëllim rritjen e rolit të pazëvendës­ueshëm të saj për zhvillimin e vendit. Kundërshta­r i hapur i procesit zgjedhor në Akademinë e Shkencave ishte edhe Kryeminist­ri Rama, i cili paralajmër­oi se nëse Akademia nuk anulon votimin për kryetarin dhe nuk reformohet, nuk do të marrë fonde nga qeveria. Në një nga mbledhjet e qeverisë, Kryeminist­ri Rama tha se nuk do të ketë buxhet për Akademinë, por vetëm për Institutin e Albanologj­isë.

 ??  ?? Meta e Beqiraj
Meta e Beqiraj
 ??  ?? Gudar Beqiraj dhe Presidenti Ilir Meta
Gudar Beqiraj dhe Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania