Panorama (Albania)

“Me mìh n’ujë”

- FRANO KULLI

Një takim me njerëzit e ujit ka qenë puna më e fundit që ka bërë i pari i qeverisë. Në ligjërimin me to, si gjithnjë i përgatitur me të gjitha mjetet e përhershme që ai përdor këso rastesh; tonaliteti i ashpër i ligjërimit, shpërfillë­s për të gjithë bashkëbise­duesit, por i prerë në fund të fjalëve të spërdredhu­ra; autoritar ( është Kryeminist­ër apo jo), po më pak ironik kësaj here, u ka thënë atyre, se tani e tutje, s’mund të jetë më lojë puna e ujit. U ka thënë atyre, por për të dëgjuar ne të tjerët, të ndërvaruri­t e tij në qeverisje. Jo vetëm ujin që rrjedh nëpër tubat e nëndheshëm, shumica prej hekuri të ndryshkur e të rrënuar, por edhe për ujin e puseve nëpër oborre, qofshin ato të hapura prej vetë banorëve, në tokën e tyrepronë private apo prej gjyshërve a katragjysh­ërve. S’ka më. Tani, si për gjithçka, edhe për ujin, të gjithë do të jenë nën hyqmin e qeverisë.

Në mjeshtërin­ë e tij për të bërë show, për të propagandu­ar si të mira e si të drejta a si të bukura e të pëlqyeshme, gjëra dhe ndodhi që në realitetin përreth janë të këqija e të padrejta sa s’ka, të papëlqyesh­me e të dhunshme dhe jo të lira, Kryeminist­ri, z. Edi Rama, ia ka dalë ta realizojë të veten. Edhe kësaj here si në mjeshtërin­ë e gjuetisë, në tjetër anë i ka lëshuar zagarët e në tjetër anë është gjahu...

Tani kur qeveria e tij po i shkoklohet e shprishet përditë e më shumë, kur gjithë punët e saj janë rrokopujë e në teposhtë, tani, kur edhe ithtarët e tij qëndrestar­ë, mëditës të paguar, zyrtarë e të tjerë mbrojtës publikë janë stepur disi prej ekraneve e prej portaleve e s’e përballojn­ë më kollaj mbrojtjen si më parë... ai u hodh tek uji.

Uji, në të vërtetë është një prej halleve të mëdha të shqiptarëv­e. Edhe sot, pas 26 vjetësh, asnjëra prej qeverisjev­e nuk ka mundur t’i furnizojë me ujë qytetet e bujtinat shqiptare, kudo qofshin. Ani pse uji, jo rrallëherë i ka përmbytur e është kthyer në rrezik për ta. Shqipëria, njëra prej vendeve të para në Europë për rezervat ujore, ende nuk ka ujë të pijshëm të bollshëm për banorët e vet të mbetur këtu. Mirëpo, zoti Kryeminist­ër nuk i ka mbledhur ata njerëz në atë sallën që t’u flasë për këtë, nuk ka ndonjë plan e projekt për ta shpalosur para tyre e nëpërmjet tyre për ne të tjerët të qeverisur prej tij. Jo, jo. Kjo, sipas tij, nuk është punë e tij(!) Punë e tij është të na bëjë me dije të gjithëve se, tani e mbrapa nuk do të ketë njeri që s’do të paguajë ujin. Sepse ujin e ka në pronësi ajo, d. m. th. qeveria. Me para apo me burg. Është apo nuk është ky “shteti që do të bëjmë”. Ashtu si edhe me dritat u betua se do ta bëjë zap edhe ujin.

Mirëpo, përpjekja e tij tashti nuk ka vezullimet e mëparshme. Krahu i tij i djathtë, ish- ministri i Brendshëm, ai me të cilin e kish nisur kryesisht zulmën e vet për të bërë shtetin “që duam”, nuk mund ta ketë më në krah. Sepse, këtij të fundit i janë ngatërruar keq fort krahët. Ai tani, sipas akuzave që shtohen përditë, ka rrëshqitur në krahun e keqbërësve. Ndaj ligjërimi i mjeshtrit Kryeminist­ër vjen disi i vakët. Sepse burgimi i fukarasë për drita të papaguara kërcet fort, fort përpara mbrojtjes “me thonj” prej burgimit të veqilit të tij në krahun e keqbërësve, që i shtohen akuzat përditë, për trafik droge e keqbërje të tjera.

Fundja fjalët shkojnë sa shkojnë, po duhet bërë edhe ndonjë punë për t’u mbështetur fjalët mbi to. Ndoshta ish dashur të mbilleshin edhe ca rrënjë pemë frutore a bimë të tjera të dobishme më shumë se rrënjë kanabisi, ndoshta ish dashur të hapej edhe ndonjë kilometër rrugë në vend të pistës së avionëve të vegjël, ndoshta do të duhej bërë e mundur të eksportohe­j ndonjë tjetër prodhim shqiptar, sado modest, në vende fqinje të Europës dhe jo vetëm kanabis e nënprodukt­e të tij.

E atëherë, ligjërimi i mjeshtrit nuk do të ishte kaq i thatë... Se kësaj pastaj i thonë: “me mih n’ujë”( bëj një vërë në ujë, punoj kot, flas kot- Fjalori i Gjuhës shqipe-” Çabej, 20052010")

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania