Panorama (Albania)

PD e LSI bashkojnë votat, rrëzohen taksat e reja

Debate në mbledhjen e Këshillit, rrëzohet paketa fiskale

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë bërë bashkë votat në Këshillin Bashkiak në Durrës, duke rrëzuar paketën fiskale.

Kjo paketë kishte ardhur si propozim i këshilltar­ëve të PS- së, por nuk ka gjetur aprovimin e opozitës. Që në fillim të diskutimev­e, këshilltar­ët e PD- së ua bënë të qartë drejtuesve të bashkisë që të marrin në konsiderat­ë propozimet e tyre ose të hedhin në votim ato, çka nënkuptont­e se dy partitë kishin shumicën në 40 këshilltar­ët e pranishëm në mbledhjen e radhës. 19 këshilltar­ë pro, 1 abstenim dhe 20 kundër, nuk mjaftuan që të vihej në zbatim paketa e re fiskale, ndonëse ajo nuk parashikon­te rritje të tarifave. Në këtë zhvillim të ri, duket se edhe PS- ja është dorëzuar përballë realitetit të ri, pasi kreu i Bashkisë, Vangjush Dako, e ka pranuar në heshtje rrëzimin e paktës fiskale. Fjalën i pari e mori Alfred Mullaraj, kryetar i Komisionit të Ekonomisë ( këshilltar i PS), i cili tha se paketa është në të njëjtin nivel, madje në disa pika tarifat janë ulur. “Paketa fiskale për vitin 2018, e përgatitur nga ana e Bashkisë Durrës, është në të njëjtin nivel me vitin e kaluar, madje për zëra të veçantë, Bashkia ka propozuar reduktimin e tyre. Bashkia ka ruajtur të njëjti nivel taksash, madje për tarifën e pastrimit, në zonat e fshatit ku nuk ofrohet ky shërbim, qytetarët nuk do të taksohen. Ulje ka pasur në këtë paketë edhe për pagesën e tarifës për çerdhe dhe kopshte, ku bashkia kishte propozuar që familjet me ndihmë ekonomike të paguajnë vetëm 10 për qind të faturës dhe ato me shumë fëmijë 20- 30 për qind”, tha Mullaraj. Nga ana tjetër, këshilltar­ët e PD dhe LSI kërkuan që disa tarifa, si: pastrimi, ndriçimi, gjelbërimi, taksa e banesës, taksA e parkimit, taksa e tregjeve etj, të ulen, ndërsa një pjesë tjetër të bëhen zero. Këshilltar­ët e opozitës, Shkëlqim Fortuzi dhe Armand Teliti, propozuan që të mos rritet tarifa e plazheve private, në zonën e fshatit të hiqet fare tarifa e parkimeve, jo vetëm në zonat e cilësuar si qendra të këtyre njësive, si dhe rishikim të taksës fikse për banesat private. “Propozojmë që tarifa e plazheve të mos rritet, në zonën e fshatit të hiqet fare tarifa e parkimeve, jo vetëm në zonat e cilësuara si qendra të këtyre njësive dhe kërkojmë rishikim të taksës fikse për banesat”, tha Teliti. Këto propozime nuk u morën parasysh dhe në këtë mënyrë, është hedhur në votim projektven- dimi i bashkisë, i cili u rrëzua me 20 vota të këshilltar­ëve të PD dhe LSI, ndërsa 19 këshilltar­ë të PS votuan pro, ndërsa një këshilltar abstenoi. Tashmë pritet që propozimet të shqyrtohen nga komisionet përkatëse, derisa të zhvillohet mbledhja e radhës së Këshillit Bashkiak. Në rendin e ditës, për këtë mbledhje të Këshillit Bashkiak Durrës ishin parashikua­r 17 pika, të cilat u kaluan në furmë unanime. E vetmja pikë që u rrëzua me fuqinë e kartonit, ishte paketa fiskale për vitin 2018, me ndryshimet e propozuara nga Bashkia Durrës për taksat dhe tarifat vendore.

 ??  ?? Anëtarët e Këshillit Bashkiak në Durrës, duke votuar për paketën fiskale
Anëtarët e Këshillit Bashkiak në Durrës, duke votuar për paketën fiskale

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania