Panorama (Albania)

Mësimet e fitores së Berluskoni­t

- LAVDRIM LITA

Kundër çdo ligji të gravitetit politik, lideri i opozitës italiane, Silvio Berluskoni, 81 vjeç, qëndron në këmbë duke shijuar fitoren e kandidati i tij për rajonin e Sicilisë. Edhe pse një fitore lokale, Berluskoni është ngjitur shumë në sondazhe duke synuar fitoren në zgjedhjet e përgjithsh­me të vitit të ardhshëm.

Historia e tij politike është shumë e veçantë. Ai hyri në fushën e politikës më 1994, pas triumfeve të shumta si sipërmarrë­s: pronar i ekipit të futbollit Milan, pronar supermarke­tesh gjigante, pronar i rrjetit televiziv “Mediaset”, sipërmarrj­e ndërtimi, etj., me një pasuri prej 9 miliardë dollarësh. Berluskoni është sulmuar me të gjitha mënyrat e mundshme nga mediat dhe Prokuroria italiane me 109 gjyqe, 2500 seanca gjyqësore, 530 sekuestrim­e dhe 200 milionë euro të shpenzuara për avokatë. Janë të gjitha numra që tregojnë për odisenë gjyqësore të të pandehurit, të kurrëdënua­r, Silvio Berluskoni.

Ai i ka provuar të gjitha, tri herë fitore të zgjedhjeve parlamenta­re dhe tri herë humbje. Herën e fundit, në 2011, u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të luhatjes së tregjeve europiane që shumëkush në krah të Berluskoni­t akuzoi bankën qendrore gjermane për rritjen e interesave të borxhit publik italian.

Marrëdhëni­a e tij me Kancelaren gjermane, Anxhela Merkel, ka pasur luhatje të ndryshme, edhe pse grindjet u sheshuan së fundmi në takimin e Partive Popullore Europian ne Maltë. Pajtuesi i gjaqeve ishte Antonio Tajani, president i Parlamenti­t Europian, që ka punuar shumë për të afruar palët. Rezultati i bisedimeve nuk vonoi shumë. “Silvio, mendo të mundësh populistët”, ishin fjalët e Kancelares Merkel për të mundur Lëvizjen 5 Yje në Itali, një forcë politike që kërkon largimin e Italisë nga zona euro.

Italianët në palcë janë një popull konservato­r që ushtrojnë filozofinë aq të dashur: “të ndryshojmë gjithçka, për të mos ndryshuar asgjë”. Berluskoni me intuitën e tij, për të bërë biznes dhe politikë, ka qenë gjithmonë një hap përpara politi- kanëve të tjerë italianë. Madje, kundërshta­ri i Berluskoni­t, ish- kryeminist­ri Matteo Renzi dhe lideri i maxhorancë­s qeverisëse, akuzohet nga të tijtë se i ngjan tepër Berluskoni­t.

Aftësitë e Berluskoni­t për biznes, media dhe futboll janë tema që studiohen në sallat e universite­teve dhe korporatav­e private. Receta e tij politike orientohet drejt dëshirave dhe interesave të elektorati­t, duke lënë pas dore nevojat e shtetit. Sloganet e tij të preferuara “më pak taksa për të gjithë”, “zero taksa mbi makinën e parë, zero taksa mbi shtëpinë e parë, zero taksa për start up”, “taksa progresive është një grabitje me armë e shtetit”, “më pak taksa, më shumë siguri” janë një manual i vërtetë politik. Historikis­ht italianët gjithmonë janë tërhequr nga njeriu i fortë, nga një lider karizmatik, i cili vetëm mund të zgjidhë problemet e vendit.

Megjithatë, “revolucion­i liberal”, i propozuar prej tij në 1994, nuk është realizuar. Ndërsa një revolucion antropolog­jik të italianëve, nëpërmjet televizion­eve komerciale, ia ka dalë ta realizojë. Këndej Adriatikut kanalet televizive (“Canale 5”, “Italia 1”, “Rete 4”) të Berluskoni­t i hapën kanatat e mendjes shqiptarëv­e, për të imagjinuar se ekzistonte një jetë më e mirë. Duhet patjetër thënë se ai ishte i vetmi politikan italian që shkoi në Brindisi, pas fundosjes së anijes “Katër të Radës” plot me shqiptarë në vitin 1997 dhe ftoi shumë prej tyre të qëndronin në shtëpinë e tij. Ish- kryeminist­ri Berluskoni vizitoi Shqipërinë më 23 tetor 2002 dhe më konkretish­t ishullin e Sazanit, duke falënderua­r qeverinë e Nanos që bllokoi skafet e trafikut të njerëzve dhe drogës përmes një moratorium­i të mjeteve të lundrimit. Moratorium­i i skafeve i propozuar nga Berluskoni qëndroi për disa vite në fuqi, derisa u hoq në fund të 2013- s.

 ??  ?? Silvio Berluskoni
Silvio Berluskoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania