Panorama (Albania)

Historia e 150 misionarëv­e britanikë, porosia e Çurçillit për Shqipërinë

Ndihma e Londrës me 30 milionë sterlina dhe mbështetja me armatime e logjistikë u përfitua vetëm nga komunistët

-

Në valën e debateve të shpeshta për Luftën Antifashis­te, studiuesi Erald Kapri, ish- gazetar i "Panoramës", ka botuar së fundi librin "Sekretet e luftës- Shqipëria tjetër në dokumentet britanike", botim i Istitutit të Studimeve Historike "Lumo Skëndo". Në ceremoninë promovuese që u organizua mbrëmë në Tiranë, përveç studiuesve, historianë­ve, akademikëv­e e veteranëve të luftës, ishte i pranishëm ish- presidenti Bujar Nishani, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, deputetë e përfaqësue­s të partive politike etj. Për vlerat e librit foli profesor Uran Butka, profesor Romeo Gurakuqi, studiuesi Ardi Bido, deputeti Agron Shehaj, etj. Libri "Sekretet e luftës" është rezultat i një pune 4- vjeçare të studiuesit Erald Kapri nëpërmjet shqyrtimit dhe leximit të dokumentac­ionit voluminoz në Arkivin britanik, që u përket viteve 1943 dhe 1944, si dhe dokumente për fillimet e regjimit të Enver Hoxhës. Mbi 20 mijë faqe dokumente autentike janë lexuar dhe, mes tyre janë përzgjedhu­r dokumente që hedhin dritë për disa nga çështjet më të nxehta të luftës, që nga bashkëpuni­mi me forcat pushtuese të një pjese të elitës shqiptare, e deri te lufta civile. Janë rreth 150 dokumente dhe raporte autentike të përkthyera të plota dhe të vendosura në kontekst, së bashku me fotografi të misionarëv­e ushtarakë britanikë të SOE. I mbështetur tërësisht në dokumente autentike britanike, autori i librit hedh sadopak dritë në shumë aspekte të panjohura të viteve të zhurmshme të luftës shqiptare dhe mes shqiptarës­h.

 ??  ?? Kapri dje gjatë promovimit
Kapri dje gjatë promovimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania