Panorama (Albania)

Artan Imami me një “Mashtrim” në Teatrin Kombëtar si aktor e regjisor

Një thriller plot tension që ngjit në skenë në dy role kryesore vetë Imamin dhe aktorin Indrit Çobani

- TIRANE

Kur mes interpretu­esve të një shfaqjeje teatrore, mëson të jetë edhe aktori artan Imami, pa dyshim që është një arsye më shumë për të shkuar në teatër.

Vitet larg teatrit, për t’u marrë me punët e veta, nuk ia zbehën sharmin aktorit që zbuste kryeneçet. Madje, dukej se skena kishte mall për të. Tanimë që është rikthyer, ai është një nga aktorët e preferuar të regjisorëv­e, edhe pse duket se mendohet shumë dhe mirë përpara se të pranojë rolet. Por kësaj here, duket se i ka marrë vetë në dorë gjërat. Artan Imami ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar, si regjisor dhe si aktor. Në datat 17,18,19 nëntor, në skenën e TK do të ngjitet “Mashtrimi” (“Sleuth”), një nga veprat më të njohura të dramaturgu­t Anthony Shaffer, ngjitur në skenën e Broadway, fitues çmimesh, adaptuar tri herë si film dhe kandidat për çmimin “Oscar”. Një vepër e ndërtuar mbi një zinxhir intrigash, ku imagjinata dhe realiteti shkrihen në një. Tradhti, pasion, gënjeshtra, pushtet, bindje, lojë... në rolin kryesor, atë të Wyke, luan vetë Artan Imami, në atë të Milo Tindle, të dashurit të gruas, interpreto­n aktori In- drit Çobani. I shtohet kastit të aktorëve Carolyn Murphy dhe Endrin Pastore.

Ngjarja zhvillohet në shtëpinë e dinastisë Wiltshire të shkrimtari­t të suksesshëm Andrew Wyke. Shtëpia e tij duket si një reflektim i veprave që shkruan. Në dijeni të tradhtisë të së shoqes, fton në shtëpi të dashurin e saj, Milo Tindle, dhe e bind që të grabisë bizhuterit­ë e gruas. Që prej këtij propozimi, zë fill një zinxhir ngjarjesh që e mban lidhur publikun edhe në dilemën nëse ajo që po shohin është e vërtetë apo fryt i fantazisë së Wyke dhe fillon realiteti. Shaffer është shpre- hur se vepra ishte pjesërisht e frymëzuar nga një prej miqve të tij, kompozitor­i Stephen Sondheim, i cili mishërohet në rolin e Wyke.

“Sleuth” konsideroh­et si një triller i klasit të parë, mbushur me intriga, kthesa të befta dhe një suspansë të vazhdueshm­e. Gjithashtu, është një lloj parodizimi i literaturë­s policeske dhe investigat­ive, por nga ana tjetër përdor të gjithë elementet e zhanrit në fjalë për të arritur qëllimin e tij artistik. Praktikish­t, vepra është një studim dramatik i betejës për seksualite­t dhe xhelozi, midis një të riu dhe një burri në moshë.

AUTORI Anthony Shaffer ka lindur në Liverpul, më 15 maj 1926, dhe i përket një familjeje dramaturgë­sh të suksesshëm. Ndonëse është diplomuar për drejtësi, ndoqi një rrugë tërësisht tjetër, por me gjasë, profesioni i hershëm e ka ndihmuar në veprën e tij si shkrimtar, skenarist, novelist, dramaturg etj. Ai është vëllai binjak identik i shkrimtari­t dhe dramaturgu­t Peter Shaffer. Vepra e tij më e njohur është “Sleuth” ( 1970), e vendosur në skenë më 12 shkurt 1970, në teatrin “St. Martin” dhe pasi mori çmimin si vepra më e mirë e vitit, u shfaq vazhdimish­t në skenat britanike për tetë vjet. Këtë vepër ai e përshtati për versionin filmik me aktorët Laurence Oliver dhe Michael Cane në vitin 1972, i nominuar për çmimin “Oskar”. Në vitin 2007, “Sleuth” u përshtat për një tjetër version filmik me regjisor Kenneth Branagh dhe me aktorë Michael Cane dhe Jude Law. Po ashtu, vepra është shfrytëzua­r si bazë për filmin “Tamanna” ( 2014), një prodhim britaniko- pakistanez, me regji të Steven Moore.

Firmën e tij mban edhe skenari i trillerit të Alfred Hitchcock “Frenzy” ( 1972) si dhe “The Wicker Man”.

 ??  ?? Artan Imami
Artan Imami
 ??  ??
 ??  ?? Aktori Artan Imami
Aktori Artan Imami

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania