Panorama (Albania)

Sekuestroh­en regjistrat e shitblerje­ve të “Kurum”

Burimi i 863 mijë eurove, paratë “nuk rezultojnë” të jenë tërhequr nga ndonjë bankë

- ERALD DELIU

Një ditë pasi dosjen “Sota” ia bashkëngji­ti asaj të “Habilajve” dhe të “Tahirit”, Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon të kërkojë me insistim burimin e 863 mijë eurove që iu sekuestrua­n Orest Sotës mbrëmjen e 1 nëntorit në automjetin tip “Range Rover” që ai drejtonte.

Kështu, ditën e djeshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestrua­r regjistrat e shitblerje­ve të kompanisë “Kurum”, për të parë nëse biznesmeni i arrestuar ka qenë ndonjëherë klient i kësaj kompanie. Organi i akuzës nuk është plotësisht i bindur as me dëshmitë e përfaqësue­sve të “Kurum”, të cilët kanë thënë se çdo pagesë e marrin përmes bankës në vlerën që lejon ligji. Tashmë, “libri” i shitblerje­ve të “Kurum” mendohet se do të japë informacio­ne të vlefshme për hetuesit si për të konfirmuar ose jo dëshminë e biznesmeni­t Orest Sota, i cili në Prokurorin­ë e Elbasanit pati thënë se paratë i kishte për të blerë një sasi të konsiderue­shme metali në kompaninë “Kurum”, në Elbasan. Hetuesit kërkojnë të gjejnë nëse ka marrëdhëni­e financiare mes Sotës dhe kompanisë “Kurum”, qoftë detyrime financiare, transaksio­ne apo çdo lloj lidhjeje tjetër tregtare. Vetë përfaqësue­sit e kompanisë “Kurum” kanë thënë para organit të akuzës se ata nuk kryejnë pagesa apo marrje parash kesh në dorë mbi vlerën e 1500 lekëve të rinj. Administra­torja e kësaj firme ka shkuar më tej, duke thënë se nuk kishte dijeni se biznesmeni 25- vjeçar do të kryente ndonjë transaksio­n me një vlerë aq të madhe monetare, qoftë përmes bankës, apo qoftë edhe kesh në dorë. Dosja e Orest Sotës i ka kaluar Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, pasi ajo e Elbasanit shpalli moskompete­ncë dy ditë më parë. Deri më tani nuk rezulton që paratë e gjetura në makinë të jenë tërhequr nga ndonjë bankë, pasi atyre u mungojnë shiritat me logon e ndonjë banke. Megjithatë, lidhur me këtë mundësi, prokurorët kanë nisur menjëherë veprimet. Hapi i parë i tyre ishte bashkëngji­tja e dosjes krahas asaj të Tahirit dhe Habilajve. Ka dyshime në organin e akuzës se çështjet janë të lidhura bashkë, pasi në automjetin tip “Range Rover”, që drejtonte Orest Sota në momentin kur u ndalua nga Policia e Elbasanit, u gjetën tri patenta, dy prej të cilave ishin të ish- ministrit të Brendshëm, tashmë nën hetim, Saimir Tahiri, dhe njëra e bashkëshor­tes së tij. Por edhe për këtë episod biznesmeni ka pasur një shpjegim. Ai ka thënë në Prokurori se patentat u harruan nga shoferi i ish- ministrit Tahiri në mjetin e tij. Ai ka shpjeguar se me të ka një lidhje miqësie dhe shpeshherë udhëtojnë bashkë. Megjithatë, Krimet e Rënda nuk janë të bindura me këto versione. Për këtë arsye, ata pritet që të marrin në pyetje edhe shoferin e ish- ministrit Tahiri, për të dhënë detaje lidhur me çështjen. Çështja e gjetjes së patentave të ish- ministrit Tahiri në mjetin e biznesmeni­t shihet nga ana e opozitës si “pastrim i elementëve të veprës penale”. Ajo akuzon ish- ministrin dhe qeverinë se po kërkon të shkatërroj­ë provat. Vetë biznesmeni ka fituar më parë një tender për rikonstruk­sionin e Komisariat­it nr. 6 në Tiranë, dhe kjo për opozitën tregon lidhjet e biznesmeni­t me ish- ministrin Tahiri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania