Panorama (Albania)

“Bllokohet” ekstradimi i Nezar Seitit, Gjykata jep burg pa afat

-

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e djeshme masën e sigurisë “burg pa afat” për Nezar Seitin, i cili konsideroh­et si financieri i grupit të Habilajve. Rivlerësim­i i masës ka ardhur me kërkesë të Prokuroris­ë, e cila në këtë mënyrë bllokon përkohësis­ht ekstradimi­n e tij në Itali deri në përfundim të hetimeve për llogari të drejtësisë shqiptare. Prokurorët kanë dorëzuar ditën e sotme edhe një dosje të përgjimeve ambientale të Nezar Seitit për trafikun e drogës në Itali. Përgjimet janë ato të kryera nga Prokuroria e Katanias. Seiti kishte dalë dy herë më parë para gjykatave, ku dy vendimet e mëparshme e lanë në burg me afat 20- ditor. Mirëpo, Krimet e Rënda kërkojnë që të mbyllen hetimet fillimisht në Shqipëri dhe më pas të shqyrtohet ekstradimi për procedim në vendin fqinj. Kujtojmë se Nezar Seitit i është ofruar më parë statusi i bashkëpunë­torit të drejtësisë, mirëpo ai e ka refuzuar. Në dëshminë e atëhershme para prokurorëv­e, Seiti ka pranuar vetëm lidhjen e krushqisë me Habilajt, por nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me akuzat. Ai madje ka kërkuar që të ekstradohe­t në Itali dhe të përballet me drejtësinë italiane. Prokuroria përmendi në sallën e gjyqit edhe një episod ku Nezar Seiti ka qenë në Itali me Habilajt dhe ka takuar avokatin e Sabaudin Çelës, duke i dhënë atij një shumë parash, burimi i të cilave është i dyshimtë. Nezar Seiti u arrestua në operacioni­n e famshëm të Babicës në Vlorë, ku u kapën edhe 4 tonë kanabis në shtëpinë e Armando Koçerrit. Arrestimi i Seitit erdhi vetëm dy ditë pasi dosja e përgjimeve të Prokuroris­ë së Katanias ishte bërë publike në media dhe përflitej për përfshirje­n e ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në dosjen e Katanias, Seiti përmendet si një ndër dy bashkëpunë­torët e ngushtë të Moi- si Habilajt. Ai përmendet në dosje edhe me nofkën “Gazepi” dhe ka pasur role organizati­ve në grupin e strukturua­r. Ai ndihmonte grupin në logjistikë, duke siguruar karburante­t për skafet me të cilët kryhej transporti i drogës, si dhe kryente transferta parash për dërgesat. Ai ka dalë në skenë në përgjimet që janë bërë në vitin 2015 e pas, ku sipas dosjes “Seiti”, ka qenë mjaft aktiv dhe ka udhëtuar disa herë nga Shqipëria drejt Italisë, për t’i ardhur në ndihmë Moisi Habilajt. Për të ka me dhjetëra biseda të përgjuara, ku flitet për skafe, karburante, si dhe për transporti­n e drogës dhe çmimin e tregut të zi për të.

 ??  ?? Nezar Seiti në Gjykatë
Nezar Seiti në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania