Panorama (Albania)

Balla: “Peshqit e mëdhenj”, prokurorët e çështjes “CEZ”

“Prokurorët falën pa e hetuar Berishën për shpërdorim detyre”

- ARISTIR LUMEZI

Kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi dje Prokurorin­ë se po kërkon të mbyllë dosjen e privatizim­it të CEZ.

Përmes një konference për mediat nga kryesia e Kuvendit, Balla, i shoqëruar nga deputetët Kushi dhe Ndreu, pjesë të Komisionit Hetimor Parlamenta­r për privatizim­in e kompanisë CEZ, tha se prokurorët po e trajtojnë drejtësinë si pazar. “Në informacio­nin tonë, kjo çështje gjykohet më datë 24 nëntor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, për mbylljen e këtij procedimi penal. Por të jeni të sigurt që drejtësia e re po vjen dhe këta prokurorë e këta gjyqtarë që kanë vendosur ta kenë aleatë korrupsion­in e krimin, këta nuk kanë më vend në Shqipëri.

Doni peshq të mëdhenj? Ja ku i keni!”, tha Balla. Sipas tij, për çështjen “CEZ”, Prokuroria “duhet të kishte marrë deklarimet e personave”, siç ishte vendimi i Kuvendit me 74 vota pro.

“Si ka mundësi që ka prokurorë mendojnë se në vitin 2017 mund të mbyllet afera korruptive pa bërë asnjë hetim. Kush ua ka dhënë këtyre prokurorëv­e pushtetin, që të sillen me drejtësinë si në pazar”, tha Balla. “Kush janë këta që kanë tagrin të falin pa e hetuar aspak Sali Berishën për shpërdorim të detyrës, mashtrim, refuzim për të dëshmuar, të gjitha këto vepra penale”, shtoi Balla. Duke radhitur një numër të madh ish- ministrash dhe funksionar­ë të lartë që janë marrë me çështjen e privatizim­it të CEZ dhe rregullimi­t të referencav­e dhe çmimeve, Balla tha se Prokuroria nuk ka thirrur për ta pyetur as djalin e ishkryemin­istrit Berisha. “Kush janë këta prokurorë që paskan tagrin të falin dhe pa e hetuar aspak Shkëlzen Sali Berishën, për veprat penale ‘ Refuzimi për të dëshmuar’ dhe ‘ Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, të parashikua­ra nga nenet 245/ 1 dhe 307 të Kodit Penal”, tha Balla.

Si pjesë e Komisionit He- timor Parlamenta­r, kreu i grupit të PS tha se priste që të thirrej për një deklaratë për raportin që ky komision hartoi. “Sigurisht, nuk kemi pritur kurrë që këtë çështje ta shikonim si një pako dhurate që i dërgohet Prokuroris­ë në Gjykatë. Ky është një favor i fundit që Prokuroria i bën klasës së politikanë­ve të korruptuar. Si ka mundësi vallë që ky grup deputetësh dhe një shumice parlamenta­re me mandat të qartë për zbatimin e Reformës në Drejtësi, nuk vlekan për Prokurorin­ë shqiptare për të hapur një çështje, as sa dy kriminelë që flasin në telefon me njëritjetr­in?! Biseda telefonike e dy kriminelëv­e vleka më shumë se një raport përfundimt­ar i një Komisioni He- timor. Një raport që nuk u mor aspak në konsiderat­ë, qoftë edhe për një hetim formal”, tha Balla. Ai solli në vëmendje mediat në Çeki që shkruajnë e flasin, sipas tij, për një aferë të madhe ku është përfshirë një kompani kaq e madhe, e cila ka paguar ryshfet; në Shqipëri Prokuroria thotë: “S’ka prova. Po e mbyllim”.

 ??  ?? GJATE NJE MBLEDHJEJE TE KOMISIONIT TE LIGJEVE
GJATE NJE MBLEDHJEJE TE KOMISIONIT TE LIGJEVE
 ??  ?? Pjerin Ndreu, Taulant Balla dhe Evis Kushi
Pjerin Ndreu, Taulant Balla dhe Evis Kushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania