Panorama (Albania)

“Zbardh mbledhjen ku raportoi për kanabisin kreu i SHISH e Tahiri”

-

Deputetët e PD dhe LSI në Komisionin e Sigurisë Kombëtare kanë bashkuar firmat në një kërkesë drejtuar Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, për zbardhjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, së mbajtur më 11 nëntor 2016. Kërkesa e deputetëve të opozitës vjen pak ditë pas zhvillimit të mbledhjes me dyer të mbyllura në Kuvend me përfaqësue­sin e SHISH. Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, e zhvilluar në nëntor të vitit 2016, u thirr nga ishPreside­nti Nishani, pas shqetësime­ve për rritjen e fenomenit të kanabisit në vend. Në cilësinë e sekretit shtetëror, procesverb­ali i asaj mbledhjeje qëndron në Presidencë i papublikua­r për opinionin publik. Për këtë arsye, deputetët e PD dhe LSI në Komisionin e Sigurisë Kombëtare i kanë kërkuar kreut të shtetit, Ilir Meta, të bëjë publike të dhëna të asaj kohe dhe qëndrimet e mbajtura nga titullarët e institucio­neve të sigurisë kombëtare. “Është me interes publik, të dimë sot të dhënat e asaj kohe dhe mbi të gjitha angazhimet e marra nga qeveria dhe institucio­net në atë mbledhje për luftën ndaj drogës dhe për të bërë një ballafaqim të rezultatev­e të dhëna”, thuhet në kërkesën drejtuar Metës. Ish- Presidenti Bujar Nishani ishte i pari që kërkoi zbardhjen e asaj mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë, pasi, sipas tij, në atë mbledhje ka të dhëna të rëndësishm­e, me të cilat publiku duhet të njihet. Pak ditë më parë, në një intervistë për mediat, kreu i shtetit, Ilir Meta,, deklaroi se në konsultë edhe me këshilltar­ët e tij, po gjykon publikimin e dokumentit të zbardhur të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të datës 11 nëntor të vitit 2016. Në atë mbledhje mungonte Kryeminist­ri Rama, por kanë raportuar ishministr­i i Brendshëm Saimir Tahiri, ish- kreu i SHISH, Visho Ajazi, dhe të tjerë titullarë të institucio­neve të sigurisë në vend.

 ??  ?? Faksimile e letrës së deputetëve drejtuar presidenti­t
Faksimile e letrës së deputetëve drejtuar presidenti­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania