Panorama (Albania)

PS refuzon kërkesën e Prokuroris­ë për para, PD: Po mbroni grupet kriminale

Strazimiri ironi me Finon: Këta duhen vrarë, u bënë këta të kërkojnë arrestimin e Tahirit. Halimi debat me Manjën

-

Buxheti i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me ka përplasur dje në Parlament deputetët e opozitës dhe të maxhorancë­s në Komisionin e Ligjeve. Ndryshe nga seancat e tjera, deputetët e PDsë kanë bërë të ditur se nuk do të largoheshi­n nga mbledhja, pasi do të kërkonin që institucio­neve të Drejtësisë t’u plotësohes­hin të gjitha kërkesat për shtim fondesh, në mënyrë që këto të fundit të mos krijonin alibi për mosarresti­min e “peshqve të mëdhenj”. Por diskutimi sërish mori tone politike dhe në këtë seancë nuk munguan qëndrimet politike për rastin ish- ministrit Saimir Tahiri. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Genti Kosumi, kërkoi nga Kuvendi shtimin në total të 58 punonjësve, të cilët do të shpërndahe­n në të gjitha prokurorit­ë e vendit. Por, për Bashkim Finon kërkesat e Prokuroris­ë ishin luks i tepërt. Kaq mjaftoi që demokratët të hidhen në kundërsulm, duke akuzuar shumicën se po pengon punën e organeve të drejtësisë. Gent Strazimiri ka ironizuar me Finon, duke thënë se Prokuroria ishte sjellë keq me socialistë­t pasi kishte kërkuar të arrestonte Saimir Tahirin. “Këta duhen vrarë, o Bashkim, se janë sjell keq me ju... U bënë ata të kërkojnë t’ju arrestojnë Saimirin ( Tahirin).. Të arrestojnë Saimirin, je në terezi ti?!”, tha Strazimiri. Por për Bashkim Finon qëndrimi i demokratëv­e po i nxirrte shumë keq në sytë e publikut. “Po bëni ju avokatin e Prokuroris­ë... Po dilni shumë keq”, tha dje Fino. Edhe pse kërkesat e Prokuroris­ë ishin për 58 punonjës, socialistë­t hodhën një ide për t’i shtuar vetëm 4 prokurorë, të cilët do të punonin për dekriminal­izimin e politikës, por edhe të administra­tës së lartë. “Meqë prokuroris­ë i duhen gjashtë persona për dekriminal­izimin, ne t’i vëmë 10 në dispozicio­n. T’u japim afat 6 muaj, të fillojnë punën prokurorët, të bëjnë qilizmë të plotë, jo vetëm të politikës, por edhe të administra­tës së lartë”, tha Fino. Por Eduard Halimi e quajti qëndrimin e kolegut të PS- së si një thirrje për t’u bërë gati për qeverinë antimafia që ka propozuar PD.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania