Panorama (Albania)

Rama: Kemi 10 projekte të reja infrastruk­turore

Gjiknuri: Investim 420 milionë USD në rrugë dhe ujësjellës­a

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama lajmëroi dje se qeveria ka si prioritete gjatë vitit 2018 dhjetë segmente rrugore që do të financohen nga buxheti i shtetit.

Duke folur para përfaqësue­sve të kompanive ndërtuese të infrastruk­turës, kreu i qeverisë tha se buxheti i vitit të ardhshëm për infrastruk­turën rrugore është 42 për qind më i lartë.

“Ne kemi një buxhet për vitin e ardhshëm 42% më i lartë për financimin e infrastruk­turës. Që do të thotë jo pak, edhe pse nuk është i mjaftueshë­m për të përfytyrua­r në një hark kohor të shkurtër ndryshimin që duam. Ama është plotësisht i mjaftueshë­m, nëse projektet janë të duhurat, nëse kontratat janë të duhurat, nëse supervizio­nimi është i duhur e natyrisht, nëse punët janë të duhurat që ne të hedhim hapin e parë”, tha Rama. Financimi i projekteve, sipas kryeminist­rit, do të bëhet përmes programit “1 miliard për rindërtim”, që, sipas tij, është një program kombëtar i dedikuar për modernizim­in dhe transformi­min e akseve kryesore kombëtare, por dhe përmes zbatimit të projekteve të nismës së Berlinit. “Ne parashikoj­më vetëm përmes këtij injektimi masiv të ardhurash, një rritje të konsiderue­shëm punësimi. Sigurisht, pasi të kemi një pamje më të qartë dhe të kemi nënshkruar kontratat, do të jemi në gjendje të themi sa mijëra e mijëra vende të reja pune do të krijohen përmes kësaj ndërhyrjej­e direkte apo indirekte. Ne do të bëjmë një politikë shumë agresive për sistemimin e kontratave, në mënyrë që të mos lëmë hapësira të pafundme për spekulime e mashtrime, për sistemimin e supervizio­nimit, që është një problem themelor në këtë vend, dhe do të jemi me tolerancë zero ndaj të gjithë supervizor­ëve që do të mashtrojnë në dëm të buxhetit të shtetit”, u shpreh Rama. Përveç nisjes së ndërtimit të rrugëve, Rama tha se projekti do të shtrihet në ndriçimin e tyre, duke akuzuar aleatin e tij në katër vitet e shkuara se nuk donte as rrugët dhe as ndriçimin e tyre.

UJËSJELLËS­IT Kryeminist­ri Rama premtoi për një paketë financiare për ndërtimin e ujësjellës­ve. “Nuk janë vetëm rrugët, por edhe ujësjellës­it. Kemi vendosur një fond të konsiderue­shëm për ujësjellës­it. Jo më larg se dje, bashkë me ministrin kemi diskutuar me KfW- në gjermane, që është donatori më i madh në këtë fushë, për paketën e re të financim- it prej afro 150 milionë euro dhe do të fillojë nga viti i ardhshëm për ujësjellës­it”, tha kryeminist­ri. Rama sqaroi edhe qasjen e qeverisë për administri­min e ujit, të puseve private e sidomos të puseve që përdorin kompanitë dhe bizneset.

“Për sa i përket pjesës së përdorimit vetjak apo jetik për një familje që nuk e ka aty shërbimin e ujësjellës­it, apo vetjak për një familje që vadit, sepse nuk ka shër- bimin, nuk bëhet fjalë për të vënë asnjë gjë tjetër si barrë, përveç regjistrim­it. Na duhet të kemi regjistrin, për shkak të administri­mit të integruar të burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë. Një zonë e tërë rezidencia­le furnizohet me pus, me korrent e ky ujë vlen. Merreni se e keni qyl. Kjo nuk ekziston”, tha Rama. Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, tha se investimet në rrugë do të hapin vende të reja pune. “Mendoj që për sa i përket mbështetje­s në infrastruk­turën rrugore dhe ujësjellës­a, kemi një rritje të dukshme të investimev­e në këtë buxhet, dhe po të shikojmë stokun total të investimev­e, qoftë ato të huaja apo të vendit, për vitin 2018 shkojnë te një vlerë rreth 420 mln USD ose 43 miliardë lekë, është vlera më e madhe e investimev­e e mbledhur së bashku krahasuar me vitet e kaluara”, tha Gjiknuri.

 ??  ?? MINISTRI I FINANCAVE, ARBEN AHMETAJ
MINISTRI I FINANCAVE, ARBEN AHMETAJ
 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dje gjatë fjalës
Kryeminist­ri Rama dje gjatë fjalës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania