Panorama (Albania)

Investimi në Njësinë 9, Veliaj: Do të sjellë rritje të vlerës së pronës

-

Pranvera do ta gjejë Njësinë 9 me një pamje tërësisht të re, në saje të një projekti të Bashkisë Tiranë, që parashikon transformi­min e plotë të kësaj zone. Ndërhyrje parashikoh­en të bëhen në rrugë dhe sheshe, në bllokun që kufizohet nga bulevardi “Zogu I”, Rruga e Dibrës, rruga “Siri Kodra” dhe rruga “Reshit Petrela” në një sipërfaqe prej 27.4 ha. Ndërsa e cilësoi këtë investim si tejet të rëndësishë­m, kryebashki­aku Veliaj tha se transformi­mi i kësaj zone do t’u shërbejë mijëra banorëve, duke sjellë rritjen e vlerës së pronës së tyre. “Ky projekt me 27.4 ha në 27 rrugë, që parashikon ndërhyrje me themel, pra që nga shtresat nëntokësor­e, me sinjalisti­kë, ndriçim etj., duke shtuar edhe disa lulishte, besoj do jetë projekti më transformu­es që ka parë Njësia 9 në 50 vitet e fundit. U kërkoj banorëve durim, mirëkuptim, teksa do ta kthejmë të gjithë lagjen në kantier, por ama kur të hyjë pranvera, brenda 6- 7 muajsh, do kemi mbaruar dhe kjo do të jetë një zonë, e cila do të shohë vlerën e shtëpisë të rritur, por sigurisht edhe gjallërimi­n e bizneseve në një zonë shumë të lakmuar të Tiranës”, u shpreh Veliaj, i cili vuri në dukje po ashtu se rikonstruk­sioni i këtij blloku banimi është një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia e Tiranës, në të cilën nuk është vënë dorë prej vitesh, duke u kthyer në një shqetësim për gjithë komuniteti­n përreth. Projekti parashikon sistemimin e rrugëve dhe shesheve, me të gjitha elementet e infrastruk­turës rrugore dhe urbane, me qëllim përmirësim­in e cilësisë së jetës së komuniteti­t të kësaj zone dhe krijimin e akseseve të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit.

 ??  ?? Veliaj dje në Njësinë 9, gjatë inspektimi­t të punimeve
Veliaj dje në Njësinë 9, gjatë inspektimi­t të punimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania